Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një komunikim online me qytetarët, ku iu përgjigj pyetjeve lidhur me situatën politike dhe funksionimin e drejtësisë. Gjatë bashkëbisedimit, ai u pyet nga një qytetar përse drejtësia, sipas tij, nuk po vepron ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në përgjigjen e tij, Berisha akuzoi SPAK-un se ndodhet nën ndikimin e qeverisë dhe se nuk vepron në mënyrë të pavarur. Kreu i demokratëve vijoi me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, Belinda Ballukut dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë, duke pretenduar se janë përgjegjës për vjedhje në vlera të mëdha. “Nuk preken sepse SPAK-u është në kontroll…
Author: almakos
Fjalimi i Edi Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ishte një tjetër përpjekje për të fshehur realitetin pas propagandës. Prej javësh, që nga protestat masive të qershorit, kryeministri është përpjekur ta shpjegojë revoltën qytetare me teori për “armikun e jashtëm”, duke shpikur alibi e konspiracione, në vend që të përballej me përgjegjësitë e tij. Por këtë herë e vërteta i rrëshqiti nga goja. Ai pranoi se në protestë kishte edhe punonjës të administratës shtetërore. Ky pohim rrëzon atë që ai vetë ndërtoi. Nëse edhe njerëzit që punojnë në administratën e kontrolluar nga qeveria ndiejnë nevojën të dalin në…
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve që të enjten, më 23 korrik, u përpoqën t’i afroheshin godinës së Parlamentit në Tiranë. Gjatë protestës u arrestuan disa demonstrues. Shoqëria civile shqiptare, e cila po udhëheq protestat, po përballet me një fushatë të koordinuar shpifjesh në internet, dezinformimi dhe intimidimi personal, ku sipas raportimit marrin pjesë edhe autoritetet shtetërore dhe drejtues politikë. Protestat në Shqipëri dhe Serbi duken të ngjashme dhe sikur i përgjigjen njëra-tjetrës. Megjithatë, pas këtyre lëvizjeve popullore të krahasueshme fshihen dy regjime të ndryshme politike, sipas analizës së Veton Surroit. Kush është Artur Shehu? Ai…
Një 25-vjeçar nga Haraçina është arrestuar pasi policia gjeti dhe sekuestroi mbi dy kilogramë marihuanë gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë e tij. MARKETING Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 24 korrik 2026, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar dhe Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të B.N. (25) nga Haraçina, rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi dy kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të…
Gjatë verës, kur temperaturat arrijnë kulmin, është thelbësore të mbani trupin të hidratuar. Një nga mënyrat më të mira për ta arritur këtë është përmes konsumit të frutave që janë të pasura me ujë dhe lëndë ushqyese. Këto fruta jo vetëm që ofrojnë freski, por gjithashtu ndihmojnë në mbështetje të shëndetit tuaj në këtë sezon të nxehtë. Kur flasim për fruta që ndihmojnë në hidratim, nuk mund të anashkalojmë shalqirin. Ky frut i njohur për shijen e tij të ëmbël dhe freskuese përmban një përqindje të lartë uji, rreth 92%. Ai është gjithashtu i pasur me vitamina dhe minerale si…
Shoferët që sot udhëtojnë drejt Greqisë përmes pikës kufitare “Bogorodicë” po përballen me pritje të gjata. Sipas të dhënave të LAMM-it, koha e pritjes për dalje nga vendi arrin deri në dy orë, si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve. MARKETING Në pikën kufitare “Tabanocë”, pritja për hyrje në vend zgjat rreth 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk janë regjistruar vonesa më të gjata, si për hyrje ashtu edhe për dalje. LAMM u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe të…
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor. MARKETING Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 30 gradë. Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare. Era do të jetë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë rreth 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 28 gradë. Sipas parashikimit, fundjava do të…
Doli shkresa, iku besa. Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish. Ironia është se Besa lindi si institucion në një kohë kur mungonte shteti. Kanuni e ndërtoi atë si mekanizëm për të garantuar rendin, sigurinë dhe zgjidhjen e konflikteve aty ku nuk kishte Kushtetutë, gjykata apo institucione shtetërore. Me “Besën”, tashmë duket sikur historia bën një rreth të plotë. Hyn në fuqi Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kushtetuta kalon në pension, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) del jashtë loje, ndërsa Komisioni i Venedikut mbetet pa punë. Por në Kanunin e Lekë Dukagjinit, besa nuk është një slogan. Ajo ka…
Policia ka bërë të ditur se shtetasi turk për të cilin u raportua nëpër media se u arrestua për Masakrën e Krushës,shkoi në stacion për t’u ankuar se emri i tij është përmendur në një emision si i dyshuar për krime lufte, dhe sepër këtë ndihet i kanosur. “Sot, më datë 24.07.2026, personi mashkull Sh.B., është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren dhe ka paraqitur ankesë, duke pretenduar se pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte, ai ndihet i kanosur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit,…
Akademiku Artan Fuga deklaroi se ditën e sotme kryeministri Edi Rama pranoi që ka një çarje mes qeverisjes dhe opinionit publik. “Zoti Rama pranon që ka një mospërputhje midis opinionit publik dhe qeverisjes. A e shpjegon me anë të Tokëvilit, a e shpjegon me anë të një autori tjetër modern, a e shpjegon me anë të autorëve shqiptarë, a ka konstatime të veta, fakti është që zoti Rama pranon në atë mbledhje se midis qeverisjes dhe opinionit ka një të çarë që ka prodhuar revoltat”, tha Fuga në një lidhje direkte me studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.…
Një incident i rëndë është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku raportohet për të shtëna me armë pas një konflikti mes Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit. Sipas informacioneve paraprake, në konflikt është përfshirë edhe një punonjës policie, ndërsa në vendngjarje është qëlluar me armë zjarri. Denis Tafili rezulton person në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Një tjetër mesazh simbolik është shfaqur gjatë protestës së qytetarëve në Tiranë, ku protestuesit kanë shkruar në bulevard një shkrim gjigand me mbishkrimin “Nuk na përfaqësoni!”. Po ashtu ndër pankartat që ra në sy në protestë, ishte edhe një shkrim i lënë në tokë ku shkruhej numri 140 dhe mbi të ishin vendosur krimba. Me këtë simbolikë të përdorur, protestuesit i janë referuar 140 deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë. Edhe me këtë instalacion protestuesit kanë përcjellë mesazhin e tyre ndaj përfaqësuesve politikë se ata nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Pankarta u vendos në hapësirën ku prej 55 ditësh zhvillohen protestat kundër…

