Komuna e Çairit përuroi sot rrugën “Avni Mula”, që është njëri prej personaliteteve më të mëdha të muzikës klasike shqiptare. Kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë kësaj ceremonie tha se, përurimi u realizua në ditët kur në Çair po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Çarshia”, duke i dhënë këtij akti një simbolikë të veçantë dhe duke lidhur trashëgiminë kulturore shqiptare me promovimin e artit bashkëkohor. Ndërkaq, në përpurimin e rrugës ishte edhe sopranoja me famë botërore, Inva Mula e cila është vajza e Avni Mulës, të cilës i ndau edhe një pllakë mirënjohjeje për kontributin e saj të…
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, gjatë vizitës në Spiatalin Special për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin në Leshkë të Tetovës bëri të ditur se situata me helmimin nga uji në Gostivar po përmirësohet dhe se kriza ka hyrë në një fazë qetësimi. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore është ulur ndjeshëm. Gjatë ditës janë regjistruar 80 raste të reja, që është rreth dy herë më pak krahasuar me ditët paraprake, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve arrin rreth 4 mijë persona. Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente tashmë kanë nisur një analizë të…
Alejandro Arias Monge, i njohur me nofkën “El Diablo”, u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar në Rio Frío, rreth 90 kilometra në verilindje të San Hozes, Kosta Rika. Për kapjen e tij, autoritetet amerikane kishin shpallur një shpërblim prej 500 mijë dollarësh. Sipas autoriteteve, Arias ishte drejtuesi i një organizate të dhunshme kriminale ndërkombëtare dhe kërkohej për trafik droge, vrasje, grabitje dhe pastrim parash. Prokurori i Përgjithshëm i Kosta Rikës bëri të ditur se ekstradimi i tij do të shqyrtohet nëse SHBA paraqet një kërkesë zyrtare. Operacioni u kthye në një përplasje të armatosur që zgjati rreth 45 minuta.…
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, por ende nuk dihen shkaqet. Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme në të dy mjetet e përplasura. Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar. Qarkullimi në zonë është rënduar përkohësisht për shkak të aksidentit.
VMRO-DPMNE reagoi duke deklaruar se LSDM-ja sot e dërgoi “Frçkon e vogël” për të dhënë këshilla se si duhet të shënohet Dita e Pavarësisë së shtetit, por nuk e udhëzoi që të kërkojë përgjegjësi nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. “Në asnjë moment LSDM-ja nuk kërkoi përgjegjësi nga kryetari i Komunës së Gostivarit për skandalin me ujin, ndërsa vazhdon ta anashkalojë përgjegjësinë e Limanit. Në koalicion me BDI-në dhe Taravarin, ata po përpiqen ta shndërrojnë edhe këtë krizë në një mjet për të fituar pikë politike, ndërsa për shkak se kryetari është nga radhët e tyre, nuk guxojnë…
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mundësojë zgjedhjen e presidentit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nëse partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit garanton zbatimin e gjashtë kërkesave që AAK-ja i konsideron prioritare.Ai thekson se janë në pritje të një ftese nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar për këto kërkesa, ku përfshihet edhe pranimi i gazit amerikan. Arifi për KosovaPress thotë se në një takim të tillë do të diskutohej edhe për formimin e institucioneve të reja, duke theksuar se shtatë deputetët e Aleancës…
Përcaktimi i gjinisë së foshnjës është një temë që ka shkaktuar debate të shumta, sidomos në kontekstin e besimeve popullore. Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, andrologu Mentor Spahiu dhe gjinekologia Trina Nushi-Jahjaga diskutuan mbi mënyrat natyrale të përcaktimit të gjinisë dhe mitet që e rrethojnë këtë çështje.Spahiu theksoi se në rastet e shtatzënisë natyrale, gjinia e foshnjës përcaktohet ekskluzivisht nga spermatozoidi i mashkullit. Ai shpjegoi se mashkulli prodhon dy lloje spermatozoidesh, ato që bartin kromozomin X dhe Y, ku Y përcakton lindjen e djalit dhe X të vajzës. “Në mënyrë natyrale, nëse ndodh shtatzënia, është çështje që e përcakton…
Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng ish-partneren e tij në Roskovec, pas ngjarjes së rëndë ku vrau ish-vjehrrin dhe plagosi për vdekje ish-vjehrrën. Nga pjesët e dialogut të siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, mësohet se shefi i Policisë së Roskovecit, Mariglen Korroveshaj, ka negociuar drejtpërdrejt me autorin për lirimin e 24-vjeçares. “Vajzës mos i bëj keq!”, i drejtohet ai në një moment, ndërsa Buzi përgjigjet: “Nuk e liroj, mos u afro”. Pas disa minutash negociata, 35-vjeçari zbutet dhe pranon të lirojë pengun, duke i thënë efektivit: “Vajzën ta besoj ty, eja…
LSDM ka ngritur shqetësime për cilësinë e ujit të pijshëm në disa vendbanime të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit publik. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Jon Frçkoski, deklaroi se aktualisht uji nuk është i përshtatshëm për konsum në shtatë vendbanime – Gostivar, Vallandovë, Krushevë, Pllasnicë, Prilep, Leshkë dhe Preglovë. “Pyetja është se cili qytet është i radhës”, tha Frçkoski, duke shprehur shqetësimin se problemi mund të prekë edhe zona të tjera. Sipas tij, për shkak se burimi i Studençicës furnizon me ujë edhe Kërçovën, Makedonski Brodin dhe Dollnenin, ekziston rreziku…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj raportimeve se qeveria po nxjerr në dispozicion trojet ku kanë qenë të vendosura postat e policisë në Dhërmi dhe Palasë për ndërtimin e vilave dhe hoteleve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha e cilësoi këtë një “akt plaçkitjeje”, ndërsa hodhi dyshime se pas kësaj afere fshihen investime personale të kryeministrit Edi Rama. Ai paralajmëroi se opozita do ta denoncojë çështjen dhe do të kërkojë hetimin e saj. Bashkëbisedimi Ben Xhorxhi: Lexova se Rama po fal te trojet e policisë në Dhërmi e Palasë për vila e hotele. A do e ndalojë…
Projekti për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë po avancon drejt përfundimit, ndërsa punimet në disa segmente kanë hyrë në faza të rëndësishme realizimi. Gjatë një inspektimi në terren, drejtori i ShA MEPSO, Burim Latifi, bëri të ditur se ndërtimi i nënstacionit 400 kV në Ohër ka hyrë në fazën përfundimtare. Pas instalimit të pajisjeve primare dhe sekondare, kanë nisur testimet operative dhe funksionale të sistemit. Paralelisht, po vijojnë edhe punimet në linjën e transmetimit 400 kV Manastir–Elbasan, ku ka filluar montimi i shtyllave të para të linjës energjetike. Interkoneksioni është pjesë e zhvillimit të…
Nga Dastid Miluka Besa pa besimBesa është një nga vlerat më të shenjta të kulturës shqiptare. Ajo nuk është një marrëveshje politike dhe as një fjalë që shqiptohet në kohë krize. Është besimi që ndërtohet me karakter, me të vërtetën dhe me koherencën mes fjalës dhe veprës. Besa nuk kërkohet; ajo fitohet. Kur pushteti kërkon besën pasi ka humbur besimin, lind një paradoks. Sepse besa nuk mund të rikthejë atë që është konsumuar nga vitet e mosbesimit. Ajo nuk është një rrugëdalje politike, por një gjykim moral mbi mënyrën se si është ushtruar pushteti. Kur gjuha, estetika, arti dhe vetë…

