Në një kohë kur vendi ynë është përfshirë prej 57 ditësh nga protesta masive kundër qeverisë “Rama”, një shuplakë për intelektualët vjen nga aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj. Ky i fundit përmes një shkrimi publik ndalet te mungesa e debatit dhe qëndrimeve të artistëve e intelektualëve për çështjet e artit, kulturës dhe zhvillimeve shoqërore. Ai ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e zërit të intelektualëve kur diskutohen çështje të rëndësishme publike, përfshirë edhe mënyrën e funksionimit të administratës shtetërore.Në fund të reagimit të tij, Shanaj thekson se heshtja nuk është gjithmonë një shenjë mençurie, por në disa raste mund…
Author: almakos
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet. “Zjarri në Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll. Qendra për Menaxhim me Kriza reagoi menjëherë, duke kontaktuar dhe koordinuar institucionet kompetente, ndërsa Brigada Kundër Zjarrit e Qytetit të Shkupit ndërhyri me shpejtësi dhe profesionalizëm në terren. Personalisht isha i pranishëm në vendngjarje për të koordinuar aktivitetet dhe për të ndjekur nga afër zhvillimin e situatës. Gjendja…
Prej 57 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë ky i fundit jo vetëm që nuk reflekton, por sulmon protestuesit. Por duke u kthyer pas në vite, gjatë kohës që ishte në opozitë, Rama sulmonte qeverinë e Berishës, ndërsa fliste për plaçkitje dhe kusari.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Qeveria po e ndjek nga afër situatën me çmimet e naftës, duke siguruar qytetarët se do të reagojë sipas nevojës për të ruajtur çmimet e ulëta të karburanteve. “Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk…
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka publikuar një mesazh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë theksin te rëndësia e besës, besimit dhe ndershmërisë në qeverisje. Në reagimin e tij, Isaraj shprehet se çdo shoqëri e qytetëruar ndërtohet mbi besimin, të cilin e cilëson si një kapital moral të pazëvendësueshëm. Sipas ish-zv.ministrit socialist, besimi nuk fitohet me fjalë, por ndërtohet me karakter, ndershmëri dhe përgjegjësi, ndërsa gënjeshtra mund të sjellë përfitime të përkohshme, por dëmton marrëdhëniet njerëzore dhe integritetin moral. Isaraj thekson se në një kohë kur informacioni qarkullon me shpejtësi, ruajtja e besës dhe e besimit mbetet një detyrë…
Me rastin e 63-vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot vendosi lule para Monumentit të viktimave, duke u bërë homazhe viktimave në tragjedinë e 26 korrikut 1963. Me këtë rast, Gjorgjievski në Fejsbuk porositi se Shkupi ende i kujton viktimat e tërmetit që më 26 korrik 1963, në orën 5:17 të mëngjesit, mori më shumë se një mijë jetë dhe la pas shtëpi të shkatërruara dhe familje të ndara. “Vetëm për pak sekonda u shuan më shumë se një mijë jetë njerëzish, u shkatërruan shtëpi dhe u ndanë familje. Pas çdo numri, mbeti…
Nga Lutfi Dervishi Për shqipe e flamingo ja ku mbërriti ftesa Ngrysuni ju sorra se ka mbërritur BESA Zhgënjyer nga ëndrrat dhe nuk ke më shpresa? Gëzohu o i “vrarë” është rikthyer BESA Harrove premtimet, të ka lënë kujtesa Mos e vrit mendjen, tani është BESA Jeni plot mëri, ke dhjetëra ankesa? Problemet tak – fak do t’i zgjidh BESA Telashe me reforma, me ligje e shkresa Qenke lodhur kot, tani mjafton BESA Euro përpëlitet ia merr leku në kthesa Mos pyet bankierët, këtë e di BESA Krimet si Jezerca, SPAKU s’gjen adresa Të keqen tani do ta luftojë BESA…
Kryetari i Komisionit Kadrovik të VLEN-it, Bashkim Murtezi, ka njoftuar se po tërhiqet nga funksionet politike, duke theksuar se pas pesë vitesh angazhim e konsideron të përmbushur misionin e tij dhe se është koha që rrugën ta vazhdojnë energji të reja.Në një reagim publik, Murtezi kujton angazhimin e tij në Alternativë dhe më pas në VLEN, duke veçuar rolin në krijimin e opozitës së bashkuar, negociatat për formimin e qeverisë dhe drejtimin e Komisionit Kadrovik të koalicionit.Ai thekson se gjatë këtij angazhimi janë realizuar mbi 2.400 punësime dhe qindra avancime.“Duke bërë që përfaqësimi i shqiptarëve dhe i subjekteve tona të…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar mënyrën se si është projektuar terminali i autobusëve në Sarandë, duke e cilësuar atë një dështim të infrastrukturës urbane. Sipas saj, autobuset dhe mjetet e transportit detyrohen çdo ditë të përshkojnë rreth 1.5 kilometra shtesë deri te rrethrrotullimi në hyrje të qytetit vetëm për t’u kthyer në drejtimin e destinacionit të tyre, për shkak të një projekti të gabuar. Zhupa thekson se edhe vetë rrethrrotullimi është ndërtuar në mënyrë jofunksionale, duke krijuar trafik, ndotje dhe humbje kohe për qindra udhëtarë, ndërsa akuzon Bashkinë e Sarandës se ka realizuar një projekt pa studime…
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje para godinës së Kryeministrisë për të vijuar tubimet e përditshme. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Në protestat e mbajtura më herët, aktivistë dhe qytetarë reaguan ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste më 24 korrik, ku prezantoi platformën “Besa”, duke e cilësuar atë si një nismë për një marrëdhënie të re me qytetarët. Nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke…
Më 26 korrik të vitit 1963, Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1070 persona ndërsa u lënduan 3 mijë të tjerë. Nga tërmeti u shkatërruan 15800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28000 të tjera. Mbi 200000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në…
Për herë të parë pas 13 ditësh sulmesh të pandërprera ajrore, Shtetet e Bashkuara nuk kryen një operacion të ri ushtarak kundër Iranit, duke ngritur spekulime për një ulje të përkohshme të tensioneve mes dy vendeve. Uashingtoni nuk dha asnjë shpjegim zyrtar për ndërprerjen e sulmeve, të cilat ishin intensifikuar si përgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj anijeve që kalonin në Ngushticën e Hormuzit. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, reagoi me ironi në platformën X, duke shkruar: “Duket se Irani ynë i dashur pati një natë të qetë dje”. Po ashtu, për herë të parë…

