Në emisioni “Debat në Shenja”, zv/kryeministri Arben Fetai tha se koalicioni VLEN nuk ka qenë më I bashkuar se kurë.“Gjatë javëve të fundit kemi patur takime intensive për të shkuar drejt shkrirjes drejt një subjekti dhe krijimi të një partie VLEN. Kjo është një hap kogja i madh dhe nëse ndodh kjo, do të ishte një hap gjigant, që është në përputhje edhe me vullnetin popullor të shprehur edhe me votë”, tha Fetai.Fetai tha shkrirja e VLEN-it do të jetë një hap gjigant, i paparë deri tani.Fetai tha se bashkimi në një parti nuk është proces i lehtë e cila…
Author: almakos
Media e madhe spanjolle “El Pais” (Vendi), i ka kushtuar një artikull të gjatë dhe analizues situatës së aktualitetit politik dhe jo vetëm në Shqipëri, duke pasur në epiqendër pikërisht skandalin e ministres Belinda Balluku, tenderët e AKSHI-t dhe projektin e ri të qeverisë Rama me ministre Inteligjencën Artificiale “Diella”. “Zyra e Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi pezullimin e një figure kyçe në qeverinë e Ramës, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Zyra e Prokurorit e akuzoi atë për “shkelje të barazisë në tenderët publikë, por ai refuzon që t’ia heqë imunitetin”, shkruan media në fjalë për…
Komuna e Prishtinës ka marrë një vendim të rëndësishëm për të përshtatur procesin mësimor gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Drejtori i Arsimit, Samir Shahini, ka sqaruar se nuk do të ketë shkurtim të orëve mësimore, por do të bëhen disa ndryshime në orarin e fillimit të mësimit. Kjo masë ka për qëllim të krijojë lehtësira për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë këtij muaji të shenjtë. Shahini theksoi se orët mësimore do të mbeten të njëjta, duke ruajtur numrin e orëve dhe minutave. Ndryshimi do të përfshijë fillimin dhe përfundimin e mësimit, duke e bërë atë më të përshtatshëm për ata…
Dëmtohet një tjetër aks rrugor në vend, duke rrezikuar qarkullimin e mjeteve. Një situatë shqetësuese është konstatuar në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, ku çarjet e vjetra dhe ato të reja të shfaqura në trupin e rrugës janë thelluar ndjeshëm, duke rritur rrezikun për përdoruesit e këtij segmenti të rëndësishëm kombëtar. Aktualisht do aplikohet qarkullimi i mjeteve me një korsi dhe kalim të alternuar. Sipas njoftimit zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë menjëherë me masa paraprake emergjente për të parandaluar aksidente të mundshme dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit. Burime zyrtare bëjnë me…
Një ish-ekzekutiv i Google ka paralajmëruar për pasojat katastrofike të inteligjencës artificiale (IA) në kushtet socio-ekonomike të shoqërive. Ish-drejtori i Komunikimit në DeepMind të Google, Dex Hunter-Torricke, ka shprehur shqetësimin se inteligjenca artificiale mund të transformojë rrënjësisht qytetërimin njerëzor. Ai thekson se vetëm një elitë e vogël do të jetojë në luks, ndërsa shumica do të vuajë për pasojat e saj. Në një ese të publikuar në Substack, Hunter-Torricke shkroi: “Pas gati dy dekadash në dhomat e kompanive të mëdha të teknologjisë, kam arritur në përfundimin se nuk jemi të përgatitur për botën që po vjen.” Kjo deklaratë e tij…
Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, ka reaguar kundër ministrit Minçev, duke e akuzuar për përjashtim të qëllimshëm të gjuhës shqipe nga proceset institucionale. VLEN pretendon se mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit të inspektorëve u zhvillua vetëm në maqedonisht, çka çoi në bojkot nga drejtorët shqiptarë. Ata vendosën kusht që pa respektim të dygjuhësisë nuk do të ketë mbledhje. Sipas reagimit, përdorimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor dhe kushtetues, jo çështje vullneti politik. VLEN duke akuzoi Minçevin për përjashtim të qëllimshëm të gjuhës shqipe nga proceset institucionale dhe për ushqim të një kulture arrogante në administratë. Sipas…
Eugen Cakolli ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për të ndryshuar orarin mësimor në shkolla për shkak të muajit të Ramazanit. Cakolli thekson se lidhja e vendimeve të institucioneve publike me praktikat fetare është një hap i rrezikshëm. Ai argumenton se kjo sjellje e institucionalizon një orientim fetar në një sistem që duhet të jetë neutral dhe i hapur për të gjithë, pa dallim feje. “Mirëkuptimi për nxënësit që agjërojnë është i natyrshëm, por ndryshimi i orarit për shkak të Ramazanit tregon se institucioni po orienton vendimet e tij sipas referencave fetare. Kjo është…
Vendimi për shpalljen e konkursit për kryetar të ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës do të merret në seancën e ardhshme të Kuvendit. Shpallje pason pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Marko Bislimovski. Dorëheqja erdhi dy javë pasi Policia Financiare paraqiti kallëzim penal ndaj Bislimovskit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Sipas kallëzimit, ai nuk ka vepruar me kohë në lidhje me marrjen e licencës së kompanisë “Triterol Petrol”, në pronësi të biznesmenit Lupço Pecov, i njohur si “Djalli”, edhe pse nuk i plotësonte kushtet për ushtrimin e veprimtarisë energjetike. MARKETING
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski thotë se ende nuk mund t’i publikoj emrat e ambasadorëve të rinjë. Mirëpo, siç u shpreh, mbi 60 përqind e kandidatëve të rinj për ambasadorë janë diplomatë profesionistë nga radhët e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme “Mbi 60 përqind e kandidatëve të rinj për ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm janë diplomatë profesionistë nga radhët e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare me një karrierë të pasur diplomatike prej më shumë se 20…
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Libofshë, në vendin e quajtur Rreth-Libofshë. Një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur, ndërsa ka lënë të plagosur drejtuesen A. P., e cila është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit Rajonal Fier. E dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka komentuar debatin publik nëse duhet ose jo të blihet një avion i ri qeveritar, duke e përshkruar me humor avionin aktual si “avioni i vëllezërve Rajt”.Ajo tha se kolegët e saj presidentë nga rajoni e quajnë avionin qeveritar “avioni i vëllezërve Rajt”, pasi është më i vogli dhe më i vjetri.“Çfarë mund të them? Le t’ju bëj të qeshni. Avioni ynë qeveritar quhet kështu nga kolegët e mi, sepse është më i vogli dhe më i vjetri”, u shpreh presidentja.Sipas saj, përdorimi i avionit qeveritar në disa raste mundëson kryerje më funksionale të detyrave shtetërore dhe…
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka ngritur alarmin për pasojat e rënda që po sjell bllokada e ligjit për pronën publike, duke rrezikuar kështu ekzistencën e shumë bizneseve dhe vendeve të punës. Kushtrim Ahmeti, drejtor ekzekutiv i Dhomës, ka theksuar se kriza institucionale e vazhdueshme ka thelluar problemet për një numër të madh kompanish, duke i bërë ato të përballen me sfida të reja dhe të rënda. Ai ka shpjeguar se bllokada ka ulur ndjeshëm fuqinë ekonomike të bizneseve, duke rrezikuar vende të punës dhe duke shkaktuar rritje të çmimeve dhe importeve nga vendet fqinje, si Serbia dhe…

