Author: almakos

Zyra Meteorologjike Spanjolle, AEMET, ka lëshuar alarm të kuq për një valë të nxehtë të përhapur të paktën deri të dielën. Paralajmërimi mbulon rajonet jugperëndimore dhe qendrore, si dhe Ishujt Kanarie. Një zonë e madhe e presionit të lartë do të forcohet, me temperatura që do të rriten ditë pas dite nën qiellin pa re, raporton BBC. Ato do të variojnë nga 39 deri në 41 gradë Celsius deri të mërkurën dhe pritet të rriten më vonë gjatë javës. Temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius në luginat e Guadalquivir, Guadiana dhe Ebro për disa ditë rresht. E premtja mund…

Lexo më Shumë

Qytetarët vijuan edhe mbrëmjen e sotme marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, duke ndaluar para godinës së Parlamentit, ku përcollën mesazhet e tyre ndaj deputetëve dhe qeverisë. Gjatë ndalesës pranë godinës ku zhvillohen seancat plenare, protestuesit kanë brohoritur kundër Kuvendit, duke e cilësuar atë si një institucion që, sipas tyre, nuk përfaqëson qytetarët, por krimin. “Parlament i krimit!” dhe “140 deputetë, që të gjithë analfabetë!” ishin disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë protestës. Kujtojmë se paraditen e sotme, qindra qytetarë u mblodhën sërish para godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare e radhës. Edhe këtë herë, zona përreth Kuvendit…

Lexo më Shumë

Aktivisti Edison Lika ka reaguar pas incidentit të denoncuar gjatë protestës, ku një efektiv i policisë, civil, ka nxjerrë thikën ndaj aktivistit Gent Progni. Ai tha se për ngjarjen është bërë kallëzim penal dhe ankesë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa shtoi se personi i dyshuar nuk e ka përdorur thikën vetëm si mjet kërcënimi, por ka tentuar të godasë Prognin. “Një polic privat, pak para se të fillonte protesta, i ka nxjerrë thikën njërit prej protestuesve. Nuk nxori thjesht thikën për ta kërcënuar, por tentoi t’i binte Gent Prognit me thikë”, tha aktivisti. Lika bëri të ditur se pas incidentit…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Ajo ka vendosur të mbajë në fuqi arrestin parandalues me qëllim ekstradimi ndaj shtetasit shqiptar Ervin Mata, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e masës së arrestit dhe zëvendësimin e saj me masa të tjera shtrënguese. Vendimi mban datën 21 korrik 2026 dhe është marrë nga ministri Alexandre de Moraes, relator i çështjes së ekstradimit nr. 1.925, ku kërkues është Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Sipas dokumentit gjyqësor, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ervin Matës për procedim penal për veprat…

Lexo më Shumë

Debati për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë eurosh me SHBA-në ka sjellë reagimin e nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Ai shprehet se Partia Demokratike mbështet forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, por kundërshton mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Rama e miratoi marrëveshjen në Parlament. Gjekmarkaj akuzoi qeverinë se e kaloi marrëveshjen pa respektuar procedurat parlamentare dhe pa u vënë deputetëve në dispozicion dokumentacioni i plotë. “Ne jemi pro marrëveshjes me SHBA-në, sepse ajo lidhet me sigurinë e vendit, me Aleancën e NATO-s dhe me interesin jetik të shqiptarëve. Por jemi kundër mënyrës…

Lexo më Shumë

Po mbahet mbrëmjen e sotme protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku qytetarë të mbledhur në Tiranë kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë. Ashtu si në netët e mëparshme, protestuesit janë grumbulluar në Sheshin Skënderbej dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku po vijon tubimi. Gjatë protestës, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për situatën ekonomike, rritjen e kostove të jetesës dhe nivelin e pensioneve. Një pensioniste nga Vlora, e cila foli për News24, tha se kishte udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestë, duke shprehur kritika të forta ndaj qeverisë. Pensionistja deklaroi se kishte ardhur nga…

Lexo më Shumë

Disa vatra zjarri kanë shpërthyer këtë pasdite në veri dhe qendër të Portugalisë, duke mobilizuar mbi 1 mijë zjarrfikës, të mbështetur nga 20 avionë dhe helikopterë për shuarjen e flakëve. Sipas agjencisë portugeze të mbrojtjes civile, zonat më problematike janë Santarem, Guarda, Braga dhe Bragança, ku zjarret kanë prekur kryesisht sipërfaqe me shkurre. Situata është përkeqësuar nga rritja e temperaturave në vend, të cilat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në rajonet qendrore dhe jugore të Portugalisë. Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA) ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve është aktualisht “shumë i lartë” në pothuajse të…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj anketës së publikuar nga koalicioni VLEN, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë një epërsi të rreme përmes, siç i quan, “anketave të fabrikuara”. Sipas BDI-së, anketa nuk ofron transparencën e nevojshme, pasi, sipas reagimit, nuk dihet se kush e ka porositur dhe financuar, si është përzgjedhur mostra, kur është zhvilluar terreni dhe cilat kanë qenë pyetjet e plota të anketimit. Në reagim thuhet gjithashtu se agjencia që ka realizuar anketën nuk ka pasur aktivitet serioz publik në matjen e opinionit gjatë dy viteve të fundit dhe se është riaktivizuar…

Lexo më Shumë

Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut në SPAK, duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë e hetimeve dhe kërkesën për zgjatjen e afateve hetimore. Llabani u shpreh se ditën kur Balluku u mor e pandehur nga SPAK, prokurorët deklaruan se ajo përballej me akuza që mund të sillnin deri në 36 vite burg. Sipas saj, tashmë prokurori i çështjes nuk duket se është i bindur që dosja është e plotë dhe po kërkon muaj të tjerë për hetime shtesë. “Ky është një rast i paprecedentë. Duhej marrë një vendim: ose të lihej e lirë…

Lexo më Shumë

Më 26 korrik 2026, në Ohër, pjesëtarët e Policisë Kriminale pranë SPB Ohër kanë ndaluar tre persona nga Prilepi, B.R. (30), G.J. (32) dhe S.N. (33), njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas njoftimit të MPB-së, incidenti ka ndodhur rreth orës 01:20 në qendrën sportive “Biljanini Izvori”, gjatë zhvillimit të një koncerti, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar B.R.-në. Gjatë kontrollit ndaj tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhur të bardhë. Pas kësaj, me urdhër gjykate është kryer kontroll në banesën që dyshohet se përdorej nga B.R. së bashku me G.J. dhe S.N. Gjatë kontrollit, policia ka…

Lexo më Shumë

Analisti Fatos Lubonja tha se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Sipas tij, kreu i qeverisë është shumë i rrezikshme dhe se i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm vendit, ndaj thekson se duhet të japë llogari. Për këtë, Lubonja deklaroi se duhet edhe presioni qytetar. “Ky njeh vetëm frikën dhe kapjen me presh në duar nga një drejtësi e drejtë, jo e kapur. Duhet edhe forca e popullit që ta shtrëngojë që të japë llogari për gjithë ca ka bërë. Sepse i ka bërë dëme të jashtëzakonshme këtij vendi dhe është…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sot është shprehur se Shqipëria është e gatshme t’u shkojë në ndihmë vendeve të Europës, si Francës dhe Spanjës për të shuar zjarret. Por sipas Salianjit këto deklarata janë për të vënë duart në kohë, pasi zjarrfikëset në Shqipëri janë lënë pa mjeke, ndërkohë që në shumë raste zjarret tentohen të fiken me degë pemësh ose presin kur të bjerë shi. Ish deputeti i PD i kërkon Ramës që të japë dorëheqjen, pasi vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të këtë kapacitete për të mbrojtur…

Lexo më Shumë