BDI sot ka reaguar ndaj rebalancimit të Buxhetit për vitin 2026. MARKETING Nga atje thonë se pas përfundimit të debatit për rebalancin e Buxhetit për vitin 2026, është e qartë se kjo Qeveri edhe një herë dëshmoi se kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve, zgjedh t’i injorojë ato.“Grupi ynë parlamentar paraqiti një sërë amendamentesh serioze, të argumentuara dhe të bazuara në nevojat reale të qytetarëve. Këto amendamente nuk kishin karakter partiak. Ato kishin për qëllim të siguronin më shumë investime për komunat shqiptare, më shumë mjete për zhvillim rajonal, mbështetje për shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën dhe një shpërndarje më të…
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski informoi se numri i rasteve të reja të epidemisë në Gostivar është 109 dhe se është vendosur mbikëqyrje e përforcuar për fazën pas-akute të epidemisë e cila do të monitorojë sëmundjet infektive që mund të shfaqen. MARKETING “Deri sot në Gostivar ka 109 kontakte të para të reja, numri sillet nga 80 deri në 125 në katër ditët e fundit, kështu që në këtë moment nuk mund të themi se sa kjo situatë e rregullt, sa është e lidhur me epideminë. Për ta bërë këtë, duhet të kemi anketa epidemiologjike”, ka thënë Klekovski në konferencën…
Në një aksion të shërbimeve doganore në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues të deklaruar për transit, janë zbuluar dhe konfiskuar 5.000 pako cigare me vlerë prej 9 milionë denarësh. MARKETING Shoferi i kamionit, shtetas i Serbisë, i cili kishte tentuar t’i kontrabandonte cigaret, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale “kontrabandë”, njoftoi Drejtoria Doganore. Sipas njoftimit, kamioni ishte deklaruar për transit nga Greqia drejt Serbisë dhe, sipas dokumentacionit të paraqitur, transportonte materiale ndërtimore – lesh guri. Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet doganore zbuluan mbi paletat…
Zgjedhja e kreut të shtetit mbetet ende një çështje e hapur për shkak të ngatërresave dhe mospajtimeve mes partive kryesore politike në vend, duke mbajtur pezull edhe formimin e institucioneve të reja.Kryediplomati, Glauk Konjufca sheh gatishmëri te Lidhja Demokratike për një emër konsensual, megjithëkëtë insistimi i Partisë Demokratike për ta marrë këtë pozitë dhe përçarjet e brendshme brenda LDK-së e bëjnë të pasigurt një marrëveshje përfundimtare. Njohës të fushës bëjnë thirrje për një kompromis politik, në mënyrë që Kosova ta shmangë një tjetër proces zgjedhor dhe pasojat e mungesës së institucioneve funksionale. Marrëveshjet për postin e kreut të shtetit vazhdojnë…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor një gjuhë që thellon ndarjen dhe konfliktin politik në shoqëri. Me anë të një postimi në Facebook, Malaj kritikon deklaratat e Ramës ndaj deputetit Agron Shehaj, duke pretenduar se krahasimet me periudha historike të luftës janë të papërshtatshme dhe rrisin tensionet politike. “Rasti me deputetin Agron Shehaj, i cili përfaqëson një parti që është kushtetuese. Rama e krahason marrjen e shpejtuar të një dokumenti pas një shkrese zyrtare me, sipas Ramës: “ballistët që futeshin në kotecin e pulave…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se duke filluar nga ky vit, të gjithë nxënësit që regjistrohen në vitin e parë të shkollave të mesme do të pajisen me uniforma falas. MARKETING Sipas tij, masa synon të zvogëlojë dallimet sociale mes nxënësve, të lehtësojë barrën financiare të familjeve dhe të krijojë një mjedis më të barabartë dhe më të sigurt në shkolla. “Shkolla duhet të jetë vend ku të rinjtë garojnë në dije, punë dhe sukses, e jo në atë se kush vesh rroba më të shtrenjta apo se prindërit e kujt kanë më shumë mundësi financiare.…
Ish-ambasadori Agim Nesho deklaroi se kryeministri Edi Rama po hyn në një fazë izolimi politik dhe diplomatik, duke e cilësuar atë një “kameleon politik” dhe një “limon të shtrydhur” në raport me administratën e re amerikane. Nesho tha se, opozita nuk duhet ta legjitimojë më Ramën me debatet procedurale, por duhet ta godasë politikisht duke demaskuar propagandën, aferat klienteliste dhe marrëveshjet që i kanë shërbyer vetëm mbajtjes së pushtetit personal. Në analizën e tij, Nesho u ndal edhe te raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke argumentuar se qëndrimi i ftohtë i Uashingtonit pas zgjedhjeve të 11 majit, mungesa…
Nga Gresa Kraja, BLOOMBERG Parlamenti i Shqipërisë miratoi një hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për të financuar blerje ushtarake, ndërsa vendi anëtar i NATO-s po rrit shpenzimet për mbrojtjen dhe po përgatitet të presë samitin e ardhshëm të aleancës. Deputetët në Tiranë iu drejtuan një procedure të përshpejtuar për të miratuar marrëveshjen e mbrojtjes të hënën. Politikanët e opozitës thanë se mbështesin investimet ushtarake, por kundërshtuan faktin se u ishte dhënë shumë pak kohë për të shqyrtuar marrëveshjen, pjesë të së cilës ishin konfidenciale dhe kërkonin që deputetët të nënshkruanin deklarata përpara se t’u jepej qasja për ta…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. MARKETING Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri 21, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 30 deri 35 gradë celsius. Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell. MARKETING
BBC Në qytetin ekuadoras të Duránit, të mbushur me drogë dhe banda rivale, Kapiteni i Policisë Jean Carlos Bustamante e di saktësisht se me çfarë po përballet – jo vetëm me kriminelët që vrasin dhe ndonjëherë i copëtojnë rivalët e tyre, por edhe me armikun e brendshëm. “Kemi shumë, shumë njerëz të këqij brenda njësisë sonë, brenda shtetit, brenda politikës”, thotë ai. “Kemi shumë, shumë njerëz që janë të korruptuar. Ata paguhen nga bandat.” Të vetmit oficerë policie të cilëve mund t’u besojë, thotë ai, janë ata që janë pranë tij – anëtarë të ekipit të tij të zgjedhur me…
Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 58-të kundër kryeministrit Edi Rama, e cila u zhvillua në Tiranë me marshim dhe tubim përpara godinës së Kryeministrisë. Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë, ndërsa një nga sloganet më të dëgjuara ishte: “Shqipëria kërkon revolucion!” PROTESTA Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, protesta u zhvendos përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët mbajtën fjalime dhe shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë. Gjatë tubimit u hodhën kritika edhe ndaj platformës “Besa”, të prezantuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, të cilën protestuesit e cilësuan si të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kolumbi, ku një grua 21-vjeçare, shtatzënë në muajin e tetë, është gjetur e vrarë me disa plagë nga thika, ndërsa foshnja që mbante në bark rezulton e zhdukur.Viktima, Maria Camila Potosi, u gjet më 20 korrik pranë lumit Melendez, në zonën La Buitrera të qytetit Cali. Sipas mediave kolumbiane El Colombiano dhe RCN Noticias, ajo kishte të paktën katër plagë me thikë dhe foshnja ishte nxjerrë nga barku i saj. E reja ishte raportuar e zhdukur katër ditë më parë, transmeton Klankosova.tv. Sipas autoriteteve, Potosi ishte parë për herë të fundit e gjallë më…

