Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor një gjuhë që thellon ndarjen dhe konfliktin politik në shoqëri.
Me anë të një postimi në Facebook, Malaj kritikon deklaratat e Ramës ndaj deputetit Agron Shehaj, duke pretenduar se krahasimet me periudha historike të luftës janë të papërshtatshme dhe rrisin tensionet politike.
“Rasti me deputetin Agron Shehaj, i cili përfaqëson një parti që është kushtetuese. Rama e krahason marrjen e shpejtuar të një dokumenti pas një shkrese zyrtare me, sipas Ramës: “ballistët që futeshin në kotecin e pulave dhe vidhnin pulat”. Ky është një qëndrim i një politikani në panik. Rama beson se shqiptarët janë të gjithë të majtë, ndaj i kthehet retorikës së luftës. Kjo nxit rritjen e agresivitetit politik në vend, të cilin e provokojnë vetëm politikanët e dështuar dhe që për pushtet deri kriminal i hedh benzinë ndarjeve që historia i ka zbutur”, shkruan Malaj.
Ish-ministri ka kritikuar gjithashtu etiketimet ndaj protestuesve, duke përmendur akuzat politike si “agjentë rusë” apo “iranianë”, si dhe gjuhën fyese të përdorur në drejtim të kundërshtarëve.
Reagimi i Arben Malajt
Mirëdita, Rama, për të mbijetuar, po nxit urrejtjen politike midis shqiptarëve.
Churchilli keshillonte se nuk fokusohem tek e kaluara sepse nuk dua te humbas tê ardhmen.
Rama provokon me referenca te pa verteta te 1943 ose 63 vite me para.
Asnjë politikanë dhe aq me pak nje kryetar partie, kryeministër dhe kryetarë parlamentit nuk duhet në asnje rast dhe per asnjë sekonde tê ushqej urrejtje brenda popullit te tij.
Mjaftojnë dy rastet e fundit.
Rasti me deputetin Agron Shehaj, i cili përfaqëson një parti që është kushtetuese. Rama e krahason marrjen e shpejtuar të një dokumenti pas një shkrese zyrtare me, sipas Ramës: “ballistët që futeshin në kotecin e pulave dhe vidhnin pulat”.
Ky është një qëndrim i një politikani në panik. Rama beson se shqiptarët janë të gjithë të majtë, ndaj i kthehet retorikës së luftës.
Kjo nxit rritjen e agresivitetit politik në vend, të cilin e provokojnë vetëm politikanët e dështuar dhe që për pushtet deri kriminal i hedh benzinë ndarjeve që historia i ka zbutur.
Rasti i dytë dhe më i madh është etiketimi “agjent rus, iranian etj.”, “pula” dhe “sorra” dhe çdo banalitet ekstrem kundër protestuesve paqësorë dhe atdhetarë.
Duhet masivizim për ta ndalur këtë gjuhë flakëhedhëse të urrejtjes midis shqiptarëve.
Fati politik i Ramës është përcaktuar nga vetë Rama si kriminalizues i ekonomisë dhe politikës shqiptare.
Ditë të mbarë!



