Author: almakos

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se gjatë kësaj jave ka kryer vizita në terren së bashku me arkitektin Bajram Vardar, pjesë e ekipit që hartoi Masterplanin për Çairin, në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale. Gjatë inspektimeve, ata vlerësuan avancimin e projekteve që tashmë janë në fazën e zbatimit. Ndër ndërhyrjet kryesore janë: Punimet në rrugët Ferid Murat dhe Mit’hat Frashëri Ndërtimi i një pishine për sport dhe rekreacion Zgjerimi i bulevardit Cvetan Dimov Vendosja e kontejnerëve nëntokësorë për menaxhimin e mbeturinave “Kjo vizitë shërbeu për të vlerësuar ritmin e realizimit dhe për të koordinuar fazat e…

Lexo më Shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar një sulm fizik dhe kërcënim me armë në fshatin Gajre, pas të cilit policia ka arrestuar tre persona. Të arrestuarit janë: A.M. (43), E.M. (20) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga fshati Gajre. Ata u kapën në automjetin “Golf”, i cili nuk i ishte bindur shenjës për ndalim të dhënë nga policia. Autoritetet vazhdojnë kërkimin e L.M., i dyshuar gjithashtu për përfshirje në ngjarje. Sipas raportit të policisë: “Më 20 shkurt 2026, rreth orës 20:00, personi Z.I. (39) nga fshati Gajre ka denoncuar se…

Lexo më Shumë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka vendosur që të bllokojë totalisht aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Pas vlerësimit në terren, autoritetet vendosën ndalimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët por për shkak të përkeqësimit të situatës, është vendosur ndalimi total i çdo mjeti. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli tha se pas një inspektimi, vendosën bllokimin total të rrugës. Sipas tij, qarkullimi do të mbetet i bllokuar deri në marrjen e një mase provizore me një Bypass në krah të skarpatës që po…

Lexo më Shumë

Është vetëdorëzuar në polici Gëzim Allçi, personi i cili i cili ishte në kërkim në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. Ndaj Gëzim Allçit Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas policisë, Gëzim Allçi në komisariat ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se e kishte me vete ditën e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit…

Lexo më Shumë

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Unazë të Madhe, duke transportuar kanabis me qëllim shitjen. [embedded content] Mësohet se në pranga ra Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesë iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak,…

Lexo më Shumë

Një konflikt për pronën ka degraduar në përdorimin e amëve të zjarrit në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se shtetasi me iniciale A. Ç., 93 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin me iniciale P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes 93-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në…

Lexo më Shumë

Ngacmimi i gruas së autorit Gazmend Buçpapa, nga Egli Pashollari dyshohet se është bërë shkak për vrasjen me thikë të 31-vjeçarit pasditen e të premtes në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Sipas gazetares Xhensila Kodra, bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit. Gazmend Buçpapa, bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje. Pas ngjarjes ata janë larguar me makinën e Buçpapës, dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në…

Lexo më Shumë

Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari kanë asgjësuar 1.010 kilogramë ushqime të pasigurta, të etiketuara si “ushqim i shëndetshëm”, gjatë 373 kontrolleve të realizuara këtë javë te 14 operatorë të regjistruar për prodhim dhe tregtim të ushqimit. Gjatë inspektimeve, është konstatuar se 14 operatorë nuk kanë qenë fare të regjistruar si operatorë ushqimi në agjenci. Për parregullsitë e gjetura janë shqiptuar 65 vendime administrative, 19 vërejtje dhe 44 gjoba, në vlerë totale prej 20.550 eurosh në kundërvlerë denari. Në 9 subjekte janë evidentuar kushte të papërshtatshme higjieno-teknike, ndërsa te 7 operatorë është gjetur ushqim me afat të skaduar.…

Lexo më Shumë

Fundjava që po afron premton një atmosferë të vranët, me mundësi për reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. A jeni gati të përballeni me këto kushte të motit? Parashikimet meteorologjike tregojnë se temperaturat minimale do të zbresin në intervalin 1C deri në 4C, ndërsa ato maksimale për ditën e shtunë do të arrijnë deri në 3C deri në 7C. Erëra verilindore do të fryjnë me një shpejtësi mesatare prej 5-12 m/s, duke e bërë ndjesinë e ftohtë edhe më të theksuar. Të dielën, temperaturat pritet të shënojnë një rritje të lehtë, duke arritur deri në 6C. Megjithatë, kjo do…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranë ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me personat e ndaluar pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike. Sipas bluve të kryeqytetit, në total janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat 46 shtetas, nga të cilët 18 janë arrestuar ndërsa 28 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Njoftimi i policisë Tiranë Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët. Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Strukturat…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të borës me intensitet të lehtë vërehen në Mavrovë, por për momentin nuk paraqesin pengesa për zhvillimin e trafikut, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston…

Lexo më Shumë

Në përfundim të protestës së opozitës mbrëmjen e 20 shkurtit, janë shoqëruar gjithsej 52 persona në ambientet e Policisë së Tiranës. Nga këta, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në këtë zonë u raportuan sërish hedhje molotovësh në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri përsëri me gaz…

Lexo më Shumë