Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e incidentit të rëndë që ndodhi sot në Rrugën A në Prishtinë, ku një kran u shemb në një vendpunishte. Viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa nga Qendra e Mjekësisë Urgjente kanë konfirmuar se i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga incidenti ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor./GazetaSinjali/
Author: almakos
Një ndarje e fshehur brenda një makine, e krijuar posaçërisht për të ruajtur një kilogram kokainë, raporti i një gruaje shqiptare që mbërriti nga Parma të Italisë, për të përfunduar marrëveshjen dhe një ‘punishte’ e vërtetë brenda një shtëpie për të paketuar drogën për shitje. Këto janë tre elementët kryesorë të hetimit që çoi në arrestimin e tre personave nga policia në një zonë të izoluar në fshatin Palombara Sabina. Shtetasi shqiptar, i mbërritur nga Parma, sipas rindërtimit të Skuadrës Fluturuese, duhej të përfundonte marrëveshjen. Bastisja ndaloi trafikantët, të cilët u kapën brenda pronës. U zbulua laboratori klandestin, si dhe…
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi njëri prej tyre, me targa greke, dyshohet se ka tentuar të kryejë një parakalim të gabuar të një mjeti me targa italiane. Si pasojë e manovrës së rrezikshme, automjeti me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në mjet udhëtonin tre persona, një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre i rritur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me dy ambulanca. Në vendngjarje kanë…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një reagim në rrjetet sociale ka vazhduar denoncimin e tij. Pas konferencës së mbajtur në mesditë ku ka treguar se, si brenda dy muajsh një tokë e blerë 320 mijë euro është rivlerësuar 26 mln euro, dhe se si është blerë kazinoja në kullën e ‘Air Albania’, Këlliçi ka publikuar dhe një foto të Olsi Ramës dhe shokut të ngushtë të këtij të fundit, Gert Haka. Reagimi i nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi: Shokut të ngushtë të Olsi Ramës i ka ndodhur një mrekulli financiare, një përmbysje e paimagjinueshme dhe në skenaret e…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë një kontrolli aksionar të zhvilluar dje, nga ora 17:00 deri në orën 22:00 në gjithë territorin e vendit, janë sanksionuar 178 drejtues motoçikletash dhe skuterësh elektrikë për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik. MARKETING Sipas MPB-së, 156 drejtues të motoçikletave janë gjobitur për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit. Po ashtu, 13 drejtues janë privuar nga liria për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, pasi të gjithë drejtonin mjetet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit janë konfiskuar edhe pesë motoçikleta…
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal me pikëpyetje të mëdha korruptive, teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fitues në një nga lotet e tij, një kompani që dyshohet se ka dorëzuar letra false. Kapitali publikon dokumentat ekskluzive, që hedhin hije të forta dyshimi me integritetin e një prej tenderave më të mëdhenj të buxhetit të shtetit. Një skandal i ngjashëm me aferën e unazës, ku po ARRSH shpalli fituese kompaninë që kishte falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit të Delawarit në SHBA. Këtë herë nuk janë falsifikuar firma, por dokumentat…
Më pas, edhe pse kompania “Space +” rezultonte fitimprurëse gjatë viteve 2023-2024, aksionet e ALB-STAR iu shitën shoqërisë GLG INVESTMENT. Sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, marrëveshja për shitjen e aksioneve është firmosur në gusht 2025, ndërsa më pas janë kërkuar miratimet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) dhe Autoriteti i Konkurrencës. Denoncimi ngre pikëpyetje mbi faktin se në dokumentacionin e depozituar nuk rezulton një çmim i përcaktuar për transaksionin ose nuk është depozituar marrëveshja e plotë. Një nga elementët kryesorë të skemës së denoncuar lidhet me zëvendësimin e kapitalit të shoqërisë. Sipas pretendimeve, pas miratimit të AMLF-së,…
Kreu i partisë “Mundësia” në një intervistë në News24 u shpreh se Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që i ka dhënë Shqipërisë 3 qeveri të korruptuara. Gjithashtu gjatë intervistës, u ndal edhe tek akuzat e kreut të Grupit Parlamentar të PS, duke thënë se nuk duhet të merret me pronat e tij ndërsa vetë jeton në kullat më të shtrenjta të Tiranës. “Taulant Balla merret me pronat e mia. Nuk e di ai që Rama ka një vilë prej metër katrorë, katër godina dhe ka deklaruar se vlejnë 400 mijë euro. Nuk i di taulant Balla. Nuk…
Pushimet në Maldive dhe Zanzibar janë bërë shkaktarë që qytetarët t’i sjellin infeksionet tropikale në RMV. Tetë raste të Nilit Perëndimorë, katër raste me malarie, tre me virusin e dengës, një me virusin Zika, tashmë janë prezente në vendin tonë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pas një periudhe dyvjeçare pa asnjë rast të raportuar, malaria u shfaq sërish me katër të prekur. Ndërsa ministri tregoi për rrezikshmërinë e këtyre infeksioneve. MARKETING Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë “Zika ka një ndikim negativ tek gratë shtatzëna, dengu është një ethe hemorragjike, nevojitet kujdes, ka informacione për malarien se në format…
Nga Ndriçim Kulla Disa ngjarje nuk maten më me kalendarin, por me peshën morale që lënë mbi ndërgjegjen e njerëzve. Atëherë ditët pushojnë së qeni thjesht ditë, javët nuk janë më vetëm javë dhe vitet nuk rrjedhin sipas ritmit të zakonshëm të kohës. Historia fillon të ecë me një ritëm tjetër, më të ngadaltë dhe njëherazi më të rëndë, sepse çdo qytetar thirret të japë një përgjigje përballë pyetjes më të vështirë që mund t’i bëjë vetes: a do të pranojë të jetojë në paqe me padrejtësinë, apo do ta kundërshtojë atë, edhe kur duket e pathyeshme? Pikërisht në këto…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mbajti fjalim në hapjen e programit të trajnimit për Menaxhimin e Ciklit të Projekteve në kuadër të iniciativës IPABRIDGE, i cili po mbahet në Shkup nga 28 deri më 31 korrik 2026. MARKETING Në fjalën e tij, Ministri Sali shprehu mirënjohje të veçantë ndaj Qeverisë së Republikës së Türkiye-s, Drejtorisë për Çështje të Bashkimit Evropian dhe partnerëve turq për mbështetjen e vazhdueshme, bashkëpunimin e sinqertë dhe gatishmërinë për të ndarë ekspertizë dhe përvojë praktike. “Türkiye ka qenë dhe vazhdon të jetë një partner i besueshëm në rrugën tonë evropiane. Mbështetja…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në ambientet e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Veliaj 2”. Gazetarja Klodiana Lala tha për “News24”, se nga ana e SPAK janë kryer kontrolle, por edhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës. Sipas burimeve, gjatë operacionit janë marrë dhe sekuestruar udhëtime zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe dokumentacion që lidhet me dietat. Mësohet se hetuesit e SPAK kanë kërkuar dokumentet përkatëse si pjesë e veprimeve hetimore, ndërsa materialet e sekuestruara do të analizohen në vijim. Kontrollet janë kryer në kuadër të hetimit…

