Nga Kim Mehmeti Ne që prej vitesh e kritikojmë Piktorin nuk do të arrinim ta shpërfaqnim fytyrën e tij ashtu siç e bënë të rinjtë që protestojnë në Tiranë, edhe sikur të shkruanim kundër tij qindra vjet me radhë. Pra, zëri i shpresës që jehoi në bulevardet e Tiranës është ai që e portretizoi Piktorin ashtu siç është në të vërtetë: një delirant që kurrë nuk e ka kuptuar se kryeministri nuk është batutaxhi apo kryeplak katundi, i cili e respekton “BESËlidhjen”, por një burrë shteti që i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjit. Ai zë arriti ta detyrojë të shfaqë…
Author: almakos
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe përgjatë zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s. Valëzim në det i forcës 2-4 ballë.
Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e vendosur konceptin e “Besës” përballë standardit të besueshmërisë së qeverisjes. Në një mesazh të fortë, Meksi thekson se besimi i qytetarëve në demokraci nuk fitohet përmes simbolikës apo premtimeve për të ardhmen, por provohet nga mënyra se si qeveriset: nga angazhimet e mbajtura, institucionet që funksionojnë, rezultatet konkrete dhe llogaridhënia. “Besa: standardi moral i besueshmërisë së qeverisjes”, shkruan Meksi. Ish-ministrja e PS-së nënvizon se besimi nuk mund të kërkohet nga qytetarët, nëse ai nuk mbështetet mbi funksionimin real të shtetit. “Në demokraci, besimi nuk ndërtohet me simbolikë, por…
Dita e 56-të e protestës popullore nuk mblodhi vetëm mijëra qytetarë në rezistencën e tyre dhe kërkesën për largimin e qeverisë, por spikati edhe për thirrjet dhe parullat pikante në shesh. Mes tyre kishte pankarta me thirrje për largimin e Ramës, por edhe nga ato me ironi si “Besa e Ali Babës”, duke thumbuar kryeministrin apo “Ata në plazh duke lexuar Besën, ne në shesh duke bërë historinë”. Të tjera parulla interesante me mesazhe të forta ishin: “56 ditë në shesh, në rrugë, në histori”. “Rama ik”. “Ata lexojnë besën në plazh, ne bëjmë historinë në shesh”. “Detyra jonë e…
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në lagjen Tiergarten të Berlinit, një park i madh me të njëjtin emër në kryeqytetin gjerman, pasi një automjet goditi një numër njerëzish. Policia e Berlinit tha se të lënduarit po trajtoheshin në vendngjarje, por nuk tha se sa ishin lënduar. Policia theksoi se po kryen një kërkim intensiv për të dyshuarit. Parku Tiergarten është pranë rrugës së paradës së krenarisë LGBTQ+, Christopher Street Day Parade, transmeton Telegrafi. Policia anuloi marshimin e krenarisë dhe u kërkoi pjesëmarrësve të largoheshin menjëherë nga ambientet. Një zëdhënës i policisë tha në një video të…
Pas marshimit në rrugët e Tiranës mbrëmjen e sotme, protestuesit marshuan edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku bënë thirrje për lirimin e të ndaluarve nga protesta që u mbajt para Parlamentit. Në këtë mënyrë është mbyllur edhe protesta e 56-të radhazi kundër qeverisë. Qytetarët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Qeveri e krimit”, ndërsa protestuesit deklaruan se nuk do të ndalin tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Një nga mesazhet kryesore të mbrëmjes ishte refuzimi i çdo dialogu me kryeministrin.…
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas citimit që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë nga Alexis de Tocqueville gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, duke e akuzuar se ka manipuluar qëllimisht tekstin. Ina Zhupa thotë se Rama ka lënë jashtë fjalën “e keqe” nga fraza e Tocqueville: “Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet”, duke e cilësuar këtë si një “autogol” politik. Sipas Zhupës, citimi i plotë tregon se vetë Rama po pranon se drejton një “qeveri të keqe”, ndërsa e mbyll reagimin…
Një masiv i madh shkëmbor është shembur këtë të shtunë në aksin nacional Burrel–Klos, në vendin e njohur si “Shkëmbi i Kuq”, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve, lëvizja e mjeteve po zhvillohet vetëm në një korsi dhe me kujdes të shtuar. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po monitorojnë trafikun dhe po drejtojnë qarkullimin për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Drejtuesit që udhëtojnë në këtë segment rrugor këshillohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.
Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë plagë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit ose personave të përfshirë në të shtënat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 22-vjeçarit.
Mali i Çipinit është përfshirë pasditen e sotme nga një zjarr, i favorizuar nga era e fortë, e cila po ndihmon përhapjen e flakëve drejt hapsirave te tjera me peme dhe shkurre. Terreni është tepër i rrëpirë dhe i vështirë, çka e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen direkte të forcave zjarrfikëse në vatrën e zjarrit. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës, veçanërisht atyre që kanë stane ose bagëti në afërsi, të tregojnë kujdes, pasi flakët mund të përhapen me shpejtësi për shkak të erës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt zonës për të izoluar përhapjen e flakëve dhe për…
Bosnja do të shënojë të shtunën 31-vjetorin e gjenocidit ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, të kryer nga forcat serbe të Bosnjës, kur do të varrosen edhe dhjetë viktima të identifikuara rishtazi. Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit masiv të zhvilluar në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës. Atyre do t’u bashkohen edhe më shumë se 6,000 persona që morën pjesë në Marshimin e Paqes në Srebrenicë, i cili ndjek në drejtim të kundërt një rrugë prej 100 kilometrash përmes shtigjeve malore, të përshkuar nga mijëra burra dhe djem gjatë arratisjes nga Ushtria Serbe e Bosnjës, pasi ajo pushtoi…
Pas protestave të zhvilluara në disa kryeqytete evropiane, edhe Mynihu i Gjermanisë është bërë pjesë e mobilizimit të diasporës shqiptare kundër qeverisë. Dhjetëra shqiptarë u mblodhën në një tubim, ku shfaqën pankarta dhe banderola me mesazhe që kërkonin llogaridhënie, transparencë dhe reagim ndaj çështjeve që, sipas tyre, kanë shkaktuar shqetësim në opinionin publik. Në fokus të protestës ishin denoncimet për dhunën ndaj qytetarëve, çështja e Zvërnecit, shitja e pronave publike, si edhe kundërshtimi i ligjeve për zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike. Protestuesit prezantuan gjithashtu një banderolë të gjatë ku paraqiteshin, sipas tyre, problematikat kryesore me të…

