Author: almakos

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Agon Ferati priti në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja. MARKETING Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, zhvillimet aktuale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Në takim u vlerësua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe partneritet të ngushtë, ndërsa u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në projekte që synojnë afrimin e të rinjve dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha bashkësive etnike. Dy bashkëbiseduesit u…

Lexo më Shumë

Aktivisti Edison Lika në protestën e 55 kundër Ramës, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit të mbajtura në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Ai u shpreh i qartë se nuk ka më kthim pas dhe se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme. “Ne kërkojmë dorëheqje. Ne i kemi thënë atij që kërkon të dialogojë me ne, se ne diskutimin me ty e kemi mbyllur para 55 ditësh. Kërkesa jonë është e qartë, dorëheqje. Kryeministri dukej se vetëm diçka kishte kuptuar mirë, se kjo protestë shënjon fundin e një epokë. Kjo protestë shënjon dhe duhet të shënjojë fundin e një epoke.…

Lexo më Shumë

Pas incidentit të ndodhur një ditë më parë pranë Kuvendit gjatë protestës dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për File Bulkun dhe djalin e saj me spektër autik, Endin, është shtuar vala e solidaritetit në mbështetje të familjes. Një fushatë në platformën GoFundMe ka arritur të mbledhë deri më tani rreth 150 mijë dollarë. File Bulku ka sqaruar se ditën e ngjarjes nuk ishte pjesë e protestës, por po kthehej pasi kishte dërguar të birin në terapi. Sipas saj, për shkak të rrugëve të bllokuara u gjend pranë zonës së protestës dhe u prek nga uji me piper i përdorur…

Lexo më Shumë

Thellohet tragjedia në Roskovec. U plagos nga ish-dhëndri, ndërron jetë në spital 55-vjeçarja. Kujtojmë autori i krimit, Refit Buzi, pas disa orësh i ngujuar ka vrarë vetën, duke mos iu dorëzuar efektivëve. Rrethimi i Refit Buzit nga Policia në fshatin Kurjan të Roskovecit zgjati rreth 8 orë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Roskovec. Buzi, vrau me armë zjarri ish-vjehrrin. Ndërsa rrëmbeu për disa orë ish-partnerën, të cilën e liroi pas disa orësh.

Lexo më Shumë

Nga: Irena Beqiraj U gjend Krye-korbi ! E pra, as luftë hibride , as iranianë , as grekë, e as serb, nuk kishte prapa protestës . As financime nga agjentura të huaja . Protesta ishte thjesht vetëdija e Edi Ramës e mishëruar tek njerëzit . E pra fryma e saj është vetë Edi Rama ! I lodhur nga të ata që i hëngrën kumbulla e dardha prapa krahëve , i neveritur nga zyrtarët që fundshpinën e kanë në vend të fytyrës edhe anasjelltas, i bezdisur nga të mllefosurit që i lanë targat kohë para se edhe vet ky të kuptonte…

Lexo më Shumë

VLEN ka njoftuar se, përmes Forumit Rinor, ka organizuar një aksion humanitar për sigurimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm për familjet e prekura nga kriza e furnizimit me ujë në Gostivar. Sipas njoftimit, aksioni synon t’u dalë në ndihmë qytetarëve që po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa theksohet se solidariteti dhe përgjegjësia ndaj komunitetit mbeten ndër vlerat kryesore të koalicionit. “Në momente sfiduese, angazhimi ynë nuk mbetet vetëm në fjalë, por shndërrohet në veprime konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it. Koalicioni shpreh gjithashtu pritjen që institucionet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat…

Lexo më Shumë

Një substancë e bardhë dhe me shkumë është vërejtur në derdhjen e lumit Lepenc në lumin Vardar, në Shkup, duke ngritur dyshime për ndotje të mundshme të ujërave. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, doli në terren së bashku me shërbimet inspektuese, duke bërë të ditur se janë marrë mostra për analiza laboratorike. Ai theksoi se, edhe pse trajtimi i rasteve të tilla është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, autoritetet do të punojnë për të identifikuar burimin e ndotjes. Sipas Gjorgjievskit, raste të ngjashme janë regjistruar edhe më parë, por këtë herë do të…

Lexo më Shumë

File Bulku, nëna e djalit me spektër autik, ka dhënë versionin e saj për ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme para Parlamentit, ku ajo dhe i biri u prekën nga uji me piper që po hidhej gjatë përplasjeve me protestuesit. Pamjet e tyre u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa në platformën GoFundMe janë mbledhur më shumë se 130 mijë euro për t’u ardhur në ndihmë. Gjatë një prononcimi për gazetarin Osman Stafa, File Bulku ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, tha se nëna dhe djali me spektër autik u…

Lexo më Shumë

Helmimi masiv në Gostivar ka ngritur alarmin për sigurinë e ujit të pijshëm në të gjithë vendin. Ngjarjet e ditëve të fundit kanë vënë në dyshim jo sasinë e ujit, por sigurinë e tij. Ndërsa institucionet ende po hetojnë shkaqet e ndotjes që çoi në helmimin e mijëra qytetarëve, rasti ka nxjerrë në pah se problemet me cilësinë e ujit nuk janë të izoluara vetëm në Gostivar. Raste të njejta për ujë jo të sigurtë për pije, janë shfaqur edhe në disa vende tjera. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se edhe në Krushevë uji është mikrobiologjikisht i pasigurt.…

Lexo më Shumë

Qytetarët do të mblidhen sërish këtë mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 55-të të protestës antiqeveritare, duke përsëritur se nuk do të ndalen deri në, sipas tyre, “rrëzimin e kësaj kaste politike”. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se presioni ndaj qeverisë do të vijojë çdo ditë deri në arritjen e objektivave të tyre politike. Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion, kapje të shtetit dhe shpërfillje të kërkesave të qytetarëve. Një ditë më parë, paraditen, protesta u zhvendos para Kuvendit, ku pati tensione të forta me forcat e policisë.…

Lexo më Shumë

Nga US News Policia shqiptare përdori topa uji dhe gaz lotsjellës të enjten për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën vezë dhe shishe ndaj efektivëve. Përplasjet jashtë Kuvendit ishin një episod i pazakontë në protestat, zakonisht paqësore, që zhvillohen prej gati dy muajsh në Tiranë. Aktivistët thonë se protestojnë kundër korrupsionit dhe rrezikut që projektet e zhvillimit përgjatë bregdetit të Adriatikut paraqesin për mjedisin dhe jetën e egër. Protestuesit e quajnë lëvizjen e tyre “Revolucioni i Flamingove”, sipas zogjve që grumbullohen në një ligatinë të mbrojtur. Policia, e pajisur me mjete kundër trazirave dhe me mburoja, përdori topa uji kundër…

Lexo më Shumë

Kryeministri e përmbledhi rikonstruimin qeveritar të ministrave. Sot në Kuvend me 67 vota “pro” dhe 13 “kundër”, Zulfikar Zeynulla, kryetari i Partisë Demokratike të Turqve, me të cilin partia në pushtet VMRO-DPMNE nënshkroi së fundmi një marrëveshje koalicioni, e zgjodhi për ministër pa resor në Qeveri. Kryeministri Hristijan Mickoski, duke kërkuar mbështetje për votimin e Zulfiqar Zejnulla, theksoi se do të vazhdoj të zgjedh njerëz të cilët më pas duhet të luftojnë për ta mbajtur funksionin. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nuk premtoj se gjithçka do të jetë e lehtë, por premtoj diçka që është shumë më e rëndësishme për mua –…

Lexo më Shumë