Author: almakos

UNESCO i ka dhënë Qeverisë edhe pesë vjet për ta shpëtuar Ohrin si trashëgimi botërore. Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s në sesionin vjetor që po mbahet në qytetin Busan të Koresë së Jugut, vendosi sot që Rajoni i Ohrit të mos përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e cilësoi këtë si një sukses të rëndësishëm diplomatik për vendin, rezultat i një veprimi të koordinuar shtetëror të udhëhequr nga kryeministri. TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I JASHTËM “Dëshmuam se diplomacia nuk është vetëm pjesëmarrje në takime ndërkombëtare, por aftësi…

Lexo më Shumë

Në orët e para të ditës së sotme (24.07.2026) në SPB Shkup është raportuar se në rrugën magjistrale Shkup – Pikëkalimi Kufitar Bllacë e Poshtme ka ndodhur një aksident rrugor. Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Kia” me targa të Kosovës, të drejtuar nga K.C. (33) nga Kosova dhe një automjeti udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, të drejtuar nga S.J. (61) nga Kosova. “Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët dhe bashkudhëtaret e automjetit “Volkswagen Golf”, S.J. (54) dhe E.J. (20), ndërsa lëndime trupore bashkëudhëtarët e automjetit “Volkswagen Golf”…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli). “Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”. “Ministria…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se komunikimi me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, institucionet evropiane dhe me Bullgarinë është i vazhdueshëm, por se detajet e bisedimeve nuk bëhen publike me qëllim që të mos dëmtohet procesi, pasi negociatat publike nuk do të çonin drejt zgjidhjes së dëshiruar. MARKETING Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, Mucunski tha se Maqedonia nuk do të bëjë asnjë lëshim lidhur me historinë dhe identitetin maqedonas. Ai shtoi se është një gjë të respektohen detyrimet ndërkombëtare, ndërsa krejt tjetër kur çështjet dypalëshe…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të këshillave ndërfetarë, komuniteteve fetare, institucioneve publike, botës akademike dhe shoqërisë civile nga shtatë vende europiane u mblodhën në Tiranë në kuadër të Forumit Europian Ndërfetar dhe Dialogut Rajonal Shumëpalësh “Shared Sacred Flourishing – Lulëzimi i Përbashkët Shpirtëror”. Forumi u zhvillua në Sallën e Muzeut të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe u organizua nga Religions for Peace International, Religions for Peace Europe dhe European National Interreligious Bodies , në bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë – Religions for Peace Albania, komunitetet fetare dhe partnerë kombëtarë e lokalë. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Finlanda, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja, me synimin për të…

Lexo më Shumë

Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore në Gostivar është duke rënë, por megjithatë është shifër e lartë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për 24 orët e fundit , janë evidentuar gjithësej 197 pacientë të ri, gjegjësisht persona që  për herë të parë kërkojnë ndihmë shëndetësore. Por, siç shtojnë ata ky numër është më i ulët se një ditë më parë.  “Në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr Ferid Murad’ janë regjistruar gjithësej 117 kontrolle të reja, prej të cilëve 82 në repartin e infektologjisë, 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 në Qendrën Urgjente”, njoftuan nga Ministria. “Në Shtëpinë e…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kushtuar avancimit të bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. MARKETING U theksua se zbatimi i plotë i Ligjit përbën obligim ligjor dhe element thelbësor të sundimit të së drejtës, sigurisë juridike dhe qasjes së barabartë të qytetarëve ndaj institucioneve. Ministri Shasivari konfirmoi përcaktimin e Ministrisë së Drejtësisë për forcimin e mekanizmave institucionalë që sigurojnë respektimin e dispozitave ligjore dhe garantimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve. Drejtori Osmani theksoi se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ofron…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë. MARKETING Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës. Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar…

Lexo më Shumë

Me 67 vota “pro”, 13 “kundër” dhe asnjë “abstenim”, deputetët në seancën e sotme zgjodhën kryetarin e Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni, Zulfikar Zejnulla, si ministër pa resor në Qeveri. MARKETING Duke paraqitur propozimin për zgjedhjen e Zejnullës si ministër pa resor, kryeministri Hristijan Mickoski u tha deputetëve se nuk po kërkon mbështetje për një kandidat të thjeshtë për anëtar të Qeverisë, por për parimin që institucionet duhet të drejtohen nga njerëz që mund të mbajnë përgjegjësi, të marrin vendime dhe të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo politike. “Shteti ynë sot ka…

Lexo më Shumë

Xhelal Muka, 65 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se përplasi për vdekje një 74-vjeçare në autostradën “Durrës-Tiranë” dhe u largua nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmë. Në pranga ka rënë edhe djali i tij, Benard Muka, 32 vjeç, i cili ndodhej në automjet në momentin e aksidentit. Sipas Policisë, pas përplasjes, babë e bir janë larguar nga vendi i aksidentit dhe nuk kanë njoftuar autoritetet. Gjithashtu, 32-vjeçari dyshohet se ka fshehur automjetin tip “Mercedes Benz” dhe ka riparuar dëmtimet e shkaktuara nga aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10 të datës 23 korrik në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku…

Lexo më Shumë

NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak të paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të fuqishme. MARKETING Qytetarëve u rekomandohet të mos parkojnë automjetet nën pemë dhe të shmangin qëndrimin pranë vegjetacionit të lartë për të ulur rrezikun nga rënia e degëve apo pemëve. “Për shkak të paralajmërimit nga Enti Hidrometeorologjik për mot të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fuqishme, apelojmë që qytetarët të mos i parkojnë automjetet e tyre nën pemë dhe të shmangin qëndrimin pranë vegjetacionit…

Lexo më Shumë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se më 6 gusht në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Haxhiu këtë e bëri të ditur në një konferencë për media. Ajo tha se nuk e kishte ftuar me nguti seancën konstituive për shkak që ende nuk ka një dakordim për çështjen e presidentit. “Për shkak të kësaj lidhje kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe procedurës së zgjedhjes së presidentit, kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve. Kam mirëpritur ftesat për takime të kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së…

Lexo më Shumë