Helmimi masiv në Gostivar ka ngritur alarmin për sigurinë e ujit të pijshëm në të gjithë vendin. Ngjarjet e ditëve të fundit kanë vënë në dyshim jo sasinë e ujit, por sigurinë e tij. Ndërsa institucionet ende po hetojnë shkaqet e ndotjes që çoi në helmimin e mijëra qytetarëve, rasti ka nxjerrë në pah se problemet me cilësinë e ujit nuk janë të izoluara vetëm në Gostivar. Raste të njejta për ujë jo të sigurtë për pije, janë shfaqur edhe në disa vende tjera.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se edhe në Krushevë uji është mikrobiologjikisht i pasigurt.
QENDRA E SHËNDETIT PUBLIK PRILEP
“Sipas mostrave të marra më 20 korrik, uji në disa çezma të komunës së Krushevës është mikrobiologjikisht i pasigurt për t’u pirë”.
Ndërmarrja Publike ‘Komuna’ Krushevë raporton se, për shkak të natyrës bakteriologjike johigjienike të ujit, duhet të përdoret ujë i ambalazhuar për t’u pirë, ndërsa për gatim dhe larje rekomandohet që uji të ë zihet për të paktën 10 minuta para përdorimit.
Një ditë më parë, probleme me cilësinë e ujit u regjistruan edhe në Vallandovë. Banorët e Vallandovës janë paralajmëruar të mos e përdorin ujin nga ujësjellësi i qytetit për pije, pasi analizat laboratorike kanë treguar prani të lartë të arsenit. Nga Ndërmarrja Publike “Komunal Servis” – Vallandovë njoftuan se rezultatet e analizave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik në Shkup kanë konstatuar nivel të lartë të arsenit në ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit.
Situata hiç më mirë nuk ka qen as edhe në Spitalin për Sëmundje të Mushkërive në Leshkë, ku edhe atje është konstatuar ujë i papërshtatshëm për pije. Sipas një mostre uji të marrë nga një çezmë e spitalit, janë evidentuar 51 baktere koliforme në 100 mililitra ujë, çka, sipas raportit, nuk i plotëson standardet për ujë të sigurt për pije.
Edhe në fshatin Kuklish të Strumicës është bërë thirrje që uji të mos përdoret për disa orë, pasi është paralajmëruar ndërprerje e përkohshme dhe dezinfektim i rrjetit të ujësjellësit. Nga NP “Komunalec” është paralajmëruar ndërprerje e përkohshme dhe dezinfektim i rrjetit të ujësjellësit.
Ndërkohë, sipas analizave të fundit të kryera këtë muaj nga ekspertët e Qendrës për Shëndet Publik në Veles, uji në liqenin artificial “Mlladost” vazhdon të jetë i ndaluar për larje dhe rekreacion, pasi në të janë vërrejtur se ka cianotoksinë.
Samir Mustafa /SHENJA/



