Divjaka vijon protestën kundra projektit të PS për shkrirjen e bashkisë dhe kalimin në varësi të Lushnjes. Identiteti, historia dhe demografia tregojnë se Divjaka i përmbush kriteret më mirë sesa disa bashki të tjera që nuk do të preken nga kjo reformë. Kjo është arsyeja që qytetarët e Divjakës për 45 ditë rresht protestojnë në shesh.
Edhe pse janë pak në numër, divjakasit shprehen se do t’a fitojnë këtë betejë pavarësisht se kryeministri Rama e ka vendosur që t’i ‘shkrijë’ me Lushnjen.
Në fund si çdo natë këto 45 netë proteste u zhvillua dhe marshimi në rrugët e qytetit me thirrjet Divjaka bashki e të tjera slogane.
Ditën e hënë në orën 16 komisioni i këshillit bashkiak Divjakë dhe përfaqësues të bashkisë do të kenë takim të zgjeruar me qytetarët për t’u shprehur për reformën territoriale, teksa këshilli bashkiak ka votuar kundër kësaj reforme që në fillim të gushtit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur për këtë qëllim.
Të dhënat dhe kërkesat e qytetarëve të Divjakës dhe njësive administrative ditët e ardhshme do t’i përcillen kuvendit dhe komisionit Mazniku!
The post “Rama na preu në besë”/ Dita e 45-së e protestës, Divjaka kundër Territoriales: Nuk pranojmë të bashkohemi me Lushnjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



