Nga: Irena Beqiraj
U gjend Krye-korbi !
E pra, as luftë hibride , as iranianë , as grekë, e as serb, nuk kishte prapa protestës . As financime nga agjentura të huaja . Protesta ishte thjesht vetëdija e Edi Ramës e mishëruar tek njerëzit .
E pra fryma e saj është vetë Edi Rama !
I lodhur nga të ata që i hëngrën kumbulla e dardha prapa krahëve , i neveritur nga zyrtarët që fundshpinën e kanë në vend të fytyrës edhe anasjelltas, i bezdisur nga të mllefosurit që i lanë targat kohë para se edhe vet ky të kuptonte që kishte marrë rrugën e dreqit , i pa qetë se kush është pro e kundër tij nga ata që kishte në oborr organizoi një protestë.
Një protestë model si ato që nuk kishte organizuar kurrë ndonjëherë as kur ishte në opozitë.
Një protestë nga ato model , ku njërëzit vijnë me fëmijë, mbledhin mbeturinat , respektojnë njëri tjetrin.
Një protestë ku as analistët më të mirëpaguar të oborrit të tij, as deputetët më të devotshëm nuk e kuptuan që në krye të flamingove ishte pikërisht punëdhënësi i tyre .
E si mund të ndodhte ndryshe?! Kjo vetëdija qytetare nuk mund të ishte veçse vepra e tij !
Sot do të flemë të qetë . U gjend Krye- Korbi!



