VMRO-DPMNE reagoi duke deklaruar se LSDM-ja sot e dërgoi “Frçkon e vogël” për të dhënë këshilla se si duhet të shënohet Dita e Pavarësisë së shtetit, por nuk e udhëzoi që të kërkojë përgjegjësi nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. “Në asnjë moment LSDM-ja nuk kërkoi përgjegjësi nga kryetari i Komunës së Gostivarit për skandalin me ujin, ndërsa vazhdon ta anashkalojë përgjegjësinë e Limanit. Në koalicion me BDI-në dhe Taravarin, ata po përpiqen ta shndërrojnë edhe këtë krizë në një mjet për të fituar pikë politike, ndërsa për shkak se kryetari është nga radhët e tyre, nuk guxojnë të mbajnë konferencë për shtyp për të”, thuhet nw reagimin e VMRO-së.
Ata theksojnë se bëhet fjalë për një kryetar komune që deklaron se nuk ndjen asnjë përgjegjësi, megjithëse, sipas tyre, nuk arriti ta menaxhojë krizën. Gjithashtu, VMRO-DPMNE pretendon se pushteti lokal reagoi me vonesë dhe nuk ndërmori masat e nevojshme në kohë.



