Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 30 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të lehta deri mesatare. Era do të jetë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë rreth 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 28 gradë.
Sipas parashikimit, fundjava do të karakterizohet nga mot stabil, me vranësira të lehta deri mesatare.
Ndryshim i motit pritet të hënën, kur parashikohen reshje të reja shiu të shoqëruara me jostabilitet lokal. Nga e marta moti do të stabilizohet sërish, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje graduale.



