Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale dhe miratimi i disa zgjidhjeve ligjore që garantojnë punën e pa penguar të këtij institucioni, pritet të jenë pikat kryesore të negociatave për formimin e qeverisë së re mes VMRO-së dhe BDI-së, që edhe zyrtarisht kanë nisur të mërkurën me një takim mes liderëve të tyre, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, të mbajtur larg syve të opinionit publik, shkruan REL. Dy partitë nuk kanë dhënë asnjë detaj nga ky takim, por jo zyrtarisht mospajtimet janë theksuar për rolin e Prokurorisë Speciale, me ç’rast Gruevski është shprehur edhe njëherë kundër vazhdimit të mandatit të këtij…
Author: Rilinda
Klubi Matica prej sot deri më 31 janar do të organizojë Panairin e 17-të të librit, ‘Libër në çdo shtëpi’, nën moton vjetore ‘300.000 libra në Matica’. Lexuesve do tu ofrohen tituj nga shtëpitë botuese vendore të huaja. Në ditët e saemit do të organizohen edhe takime letrare të lexuesve të rinj dhe autorë të merituar, si Vera Kalin, Ksenija Nikollova, Ana Bunteska, Evgenij Houll, Marija Llozanoska, Jovan Ilieski dhe Dragan Jovanov. ‘Mënyra e këtillë e komunikimit autor-lexues i konfirmon qëndrimet tona se te ne ka të rinj, autorë të talentuar të cilët dinë të shkruajnë tregime botërore, kurse lexuesit…
Komunikacioni nëpër rrugët në vend mëngjesin e sotëm po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës. Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se nga ora 10 është pezulluar ndalesa për automjete të rënda transportuese në aksin Mavrovë – Dibër. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar dhe në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. ******** Komunikacioni nëpër rrugët në vend mëngjesin e sotëm po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se ndalesë për automjete të rënda…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha dielli sidomos në perëndim të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht verilindore. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës afatshkurte. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -13 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej -4 deri në 4 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira të ndryshueshme, dhe me periudha dielli. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -5 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 1 gradë.
Dimri dhe masa e borës solli edhe vështirësitë në infrastrukturë. Një pjesë e qytetarëve me vet iniciativë pastronin rrugët, por disa prej tyre duke pastruar trotuaret borën e hidhnin në rrugë dhe shkaktonin probleme për udhëtarët edhe pse të vetëdijshëm që ky akt mund të shkaktojë aksidente. “G: Pse po e hidhni borën nga trotuari në rrugë? Sepse në rrugë ka borë për atë i hedhim, nuk kemi ku ta hedhim, po të kishim kamion do e hidhnim diku tjetër, duhet dikush ta organizojë atë. E hedhim këtu sepse veturat do e shkelin dhe do shkrihet bora përshkak se është…
Hulumtimi i fundit i institutit të shëndetit publik dhe shifrat alarmuese për 1.300 të vdekur çdo vit nga ajri i ndotur në Shkup, kanë shqetësuar pa masë qytetarët e kryeqendrës sonë. Shkupi është një ndër qytetet më të ndotura të Europës nëse merren parasysh grimcat PM 2.5. Kjo ndikon që 30 deri më 35 për qind të sëmundjeve të shkaktohen si pasojë e ndotjes së ajrit. Qytetarët e anketuar thonë se ndotja ka mjaft ndikim në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme të mushkërive. Ata thonë se një pjesë të madhe të ndotjes e bëjnë veturat. “Kjo ndikon shumë në shëndet.…
Takimi mes mandatarit Gruevski dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, vlerësohet nga analistët si një formalitet që duhet të ndodhë, pasi Gruevski është mandatari i ri. Por, ky takim nuk mund të sjellë asnjë përafrim kur dihen qëndrimet diametralisht të kundërta për shumë çështje. Analisti politik, Alajdin Demiri, thotë se takimi ndodhi më shumë për t’u diferencuar nga njëra-tjetra se sa për të negociuar për formimin e qeverisë. “Takimi del si një formalitet i cili duhet të kryhet për arsye se e ka marrë mandatin Gruevski. Epilogu i takimit dihet. Parikadimi edhe i Gruevskit edhe i politikanëve shqiptarë, ose kjo…
Kjo është intervista e parë e liderit më të fuqishëm politik në Maqedoni, Nikola Gruevski, për një medium shqiptar, në këto 10 vjetët e fundit. Intervista është bërë me shkrim, me kërkesën e tij. Për këtë arsye atij nuk i janë bërë disa pyetje sensitive, të cilat do të kërkonin interaktivitet më të madh, siç është rasti i Kumanovës. Berat Buzhala & Leonard Kerquki Zgjedhjet në Maqedoni kanë përfunduar para një muaji, por edhe më tutje nuk ka asnjë marrëveshje për formimin e Qeverisë. Partia më e madhe në vend, VMRO-DPMNE, i ka fituar këto zgjedhje. Kryetari i Partisë, Nikola…
Gruevski është kapur në tentim që të montoj rastin politik “Puç”, me shpresë se do të shpëtojë nga skandali me përgjimin e paligjshëm, me çka të gjithë rrugët çojnë drejt Nikolla Gruevskit dhe kushëririt të tij Mijallkovit. Thuhet në komunikatën e LSDM-së. “Gruevskit dhe lidershipit kriminel të VMRO-së po ju pengon PSP, edhe pse është formuar me nënshkrim të Gruevskit në Marrëveshjen e Përzhinos dhe votat e VMRO-së në Kuvendin e RM-së. Mashtrohet Gruevski mendon se drejtësia nuk do të fiton. Të jesh kundër së vërtetës dhe të mbrohet krimi në festë fetare, sikur siç bëri sot Antonio Milloshoski, tregon…
Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është takuar me Kryetarin e LSDMsë, Zoran Zaev. Ky është takimi i parë në nivel liderësh midis Krytarit të BDIsë Ahmeti dhe liderit të LSDMsë Zaev pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016. Në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palëve i kamë prezentuar në këtë periudhë, pa byrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete. Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midis dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë.” shkruan në…
Deputetët në Parlamentin Evropian i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe autoriteteve nacionale të vendeve-anëtare të Unionit se duhet të sigurojnë ndihmë urgjente që t’u ndihmojnë emigrantëve dhe refugjatëve në përballjen me temperaturat e ulëta dhe borën në disa pjesë të Evropës, duke i theksuar se me këtë rast Maqedoninë, Greqinë dhe Serbinë si vende ku ka “kushte të papranueshme”. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në të njëjtën kohë eurodeputetët u kanë bërë thirrje vendeve të BE-së që t’i plotësojnë premtimet e tyre për transportim të mijëra azil-kërkuesve në vende të tjera, sidomos nga Greqia. Disa folës në…
Pas takimit të një dite më parë me kreun e VMRO-së Nikolla Gruevski, kreu i BDI-së Ali Ahmeti takoi sot kreun e LSDM-së Zoran Zaev. Takimit është zhvilluar në selinë e LSDM-së por deri tani nuk ka detaje të tjera mbi atë se për çfarë diskutohet. Nga ana tjetër, përpjekjet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për të negociuar për bashkëqeverisjen e mundshme do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Këtë e konfirmuan nga VMRO-DPMNE të cilët takimin e djeshëm të Gruevskit dhe Ahmetit e llogarisin si fillim i negociatave. Megjithatë, Gruevski thotë se nuk kanë heqë dorë nga kundërshtimet për dygjuhësinë…

