Ish-politikani dhe analisti Abedin Zymberi në emisionin Click Plus të Tv21 është i mendimit që kësaj here VMRO duhet të dënohet ndërkohë i jepet mesazh dhe LSDM-së që do ketë të njejtin fat nëse kjo platformë nuk përmbushet nga ana e tyre. Poqese kjo platformë është serioze ngaqë kam dilema dhe skepticizëm për arsye se gjatë gjithë historië ne kemi patur probleme në këto çeshtje. Eshtë e udhës që të lejohet hapsirë bisedimesh me LSDM-në e kështu do të kuptojmë njëher e mire nëse është pro apo kundër kjo part. “Nëse e dënon VMRO, i bën gol LSDM prej në…
Author: Rilinda
Analisti politik dhe ish-politikani Alajdin Demiri në emisionin Click Plus të televizionit 21, theksoi se heshtja e LSDM-së për platformën e shqiptarëve është strategji e partisë së Zoran Zaevi. “Heshtja e LSDM-së për plaftormën e shqiptarëve është strategji e kësaj partie. Ajo nuk dëshiron të flet pasi tani ajo pret se çka do të ndodhë”, theksoi Demiri. Ai më tej tha se LSDM do t’i refuzojë shumë kërkesa të shqiptarëve, por do ishte pajtuar vetëm për Prokurinë Speciale Publike. “Gjasat që LSDM-ja të refuzojë shumë kërkesa të shqiptarëve, por ajo do të ishte pajtuar vetëm me vazhdimin e mandaitit të…
Të ftuarit e emsionit debativ të sontshëm që transmetohet live ne Tv 21 përgjigjen duke dhënë opinion e tyre në komunikatën të lëshuar nga BDI-së ku thuhet : “Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka realizuar takim me Kryetarin e VMRO DPMNEsë, Nikola Gruevski, ku është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, fer dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike. Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës paszgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim.”…
Sipas ambasadorit Garet “Dekada e Maqedonisë” fillon me qeverinë e cila do ta drejtojë vendin pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 2016, të perceptuara nga liderët politikë si hap i parë drejt daljes nga kriza. Me zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e potencialit dhe diversitetit të vendit, qeveria e Maqedonisë me planin e saj vizionar të quajtur “Maqedonia – Strategji kombëtare për të gjithë qytetarët” në vitin 2020 arrin ta zgjidhë kontestin rreth emrit me Greqinë, me çka vendi integrohet në NATO dhe i fillon negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Siç shkruan Garet, do të rritet edhe besimi i…
BDI synon kreun e Kuvendit në përbërjen e re parlamentare. Zyrtarë të lartë të kësaj partie thonë se ky post për ta është i arritshëm, por sqarojnë se në negociatat me mandatarin për qeverinë e re do të fokusohen më tepër në kërkesat e bëra publike tashmë nga ky subjekt. Ndërkohë, rreth tre javë pas konstituimit puna e Kuvendit vijon të jetë e bllokuar. Akoma nuk është zgjedhur kryeparlamentari i ri ndërsa nuk janë formuar as komisionet kuvendore. Juristi Mersim Maksuti, thotë se moszgjidhja e kryetarit të ri të Parlamentit e komplikon edhe më tepër situatën politike në vend. Procesi,…
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa në disa vende me mbetje të borës nëpër rrugë. Borë me intensitet të dobët bie mbarë vendin përveç në pjesën lindore. Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë, Mavrovë, Presekë dhe Gjavatë, informon qendra dispeçere e NP “Rrugët e Maqedonisë” në raportin për gjendjen e rrugëve në orën 18. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe…
Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë akuzoi Nikolla Poposkin se është prezantuar rrejshëm si Ministër i Punëve të Jashtme në intervistën për një të përditshme italiane. Kjo sindikatë deri tek ushtruesi i kësaj detyre Ilija Isajlovski ka parashtruar kërkesë për përmirësim urgjent të këtij gabimi dhe ka kërkuar që çështja të hapet edhe në Qeveri.
Mirjana Najçevska nga CIVIL Media, në një intervistë, ka theksuar se kryeministrit Emil Dimitriev, ministrit për Punë të jashtme Nikolla Poposki, ministrit për Shëndetësi, Nikolla Todorov dhe ministres për Kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska duhet të përgjigjen penalisht, sepse kryejnë funksione ministrore, kurse kanë mandate të verifikuara për deputetë,. ‘Funksionet të cilët i kryejnë në Qeverinë në dorëheqje, sipas Kushtetutës, sipas Ligjit për deputetë, sipas Ligjit për zgjedhje dhe sipas Rregullores së Kuvendit nuk janë të përafërta, kurse sipas Ligjit penal, funksionet qeverisëse duhet të përgjigjen për përfaqësim të rejshëm’, shprehet decid profesoresha Najçevska, e cila më tej thekson se në pajtueshmëri…
Sot është mbajtur seanca e radhës e procesit gjyqësor kundër pjesëtarëv etë Grupit të Kumanovës. Avokatët nuk kanë dhënë detaje lidhur me vazhdimin e sotëm të seancës katërorëshe, për shkak se aty janë prezantuar dëshmi të koduara. Mirëpo Gazeta Lajm ekskluzivisht merr vesh se në seancën e sotme janë prezantuar dëshmitë deri më 9 maj të vitit 2015, kur edhe kanë filluar luftimet. Burimet tona, njoftojnë se në seancën e ardhshme që do të mbahet të premten, do të paraqiten bisedat e 9 dhe 10 majit. “Në mesin e këtyre bisedave me siguri do të jenë edhe ato të Ali…
LSDM pas vendimit të Prokurorisë publike speciale (PPS) ta nënvizojë akuzën për rastin “Puç” në kumtesë vlerësoi se “ka dështuar përpjekja më e madhe, më dëshpëruese dhe më e ulët për proces të montuar gjyqësor në Republikën e pavarur të Maqedonisë”. “Me vendimin e sotëm të PPS, të hiqet dorë nga aktvendimi kundër kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe personave të tjerë në rastin e ashtuquajtur Puç dhe zyrtarisht u konfirmua se “shërbimet e huaja, furgonat e verdhë, pajisja taktike, stacionet e klonuara bazë” janë trillim i pabazë dhe i vrazhdë i Nikolla Gruevskit”, qëndron në kumtesën e LSDM-së. Rasti…
Një automjet ka përfunduar në ujërat e lumit Radika, prejse paraprakisht ka dalë nga rruga në vendin ” Seneçki livadi” në rrugën Hanet e Mavrovës – Dibër, ndërsa tjetri është përmbysur në një kulm me ç’rast katër persona janë me lëndime të lehta. Sipas informatave të SPB-së Tetovë, në mëngjes rreth orës 7, ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” të cilat kanë punuar në pasrimin e dëborës nëpërmjet rrugës rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, kanë vërejtur një “opel korsa” në shtratin e lumit, por nuk ka pasur shofer as bashkëudhëtarë, as në afërsi as brenda në automjet. Pasi është kryer kontrolli,…
Bisedimet mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e Qeverisë kanë nisur sot. Megjithatë partitë nuk ndajnë informacione për takimin i cili mbahet larg syve të opinionit. Po ashtu nuk bëhet e ditur nëse bisedimet zhvillohen mes liderëve apo përfaqësuesve të tjerë partiak. Sipas praktikës, negociatat e këtij niveli janë zhvilluar mes vetë liderëve. Përderisa Gruevski ka marrë autorizimin e komitetit ekzekutiv të partisë së tij për të kryesuar vetë negociatat, nga partia e Ahmetit akoma nuk bëjnë të ditur nëse një vendim i tillë është marrë edhe nga BDI. “Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti…

