LSDM pas vendimit të Prokurorisë publike speciale (PPS) ta nënvizojë akuzën për rastin “Puç” në kumtesë vlerësoi se “ka dështuar përpjekja më e madhe, më dëshpëruese dhe më e ulët për proces të montuar gjyqësor në Republikën e pavarur të Maqedonisë”.
“Me vendimin e sotëm të PPS, të hiqet dorë nga aktvendimi kundër kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe personave të tjerë në rastin e ashtuquajtur Puç dhe zyrtarisht u konfirmua se “shërbimet e huaja, furgonat e verdhë, pajisja taktike, stacionet e klonuara bazë” janë trillim i pabazë dhe i vrazhdë i Nikolla Gruevskit”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.
Rasti i ashtuquajtur Puç,shtohet në kumtesë, do të mbetet i regjistruar në historinë e Maqedonisë si një prej përpjekjeve të pushtetit të regjimit për përndjekjen e kundërshtarëve politik, por edhe si dëshmi, inkurajim dhe mësim se askush dhe asgjë nuk mund të ndalet në rrugën e së vërtetës dhe drejtësisë.
Sipas LSDM-së, kanë filluar proceset demokratike në Maqedoni vjen koha e drejtësisë, sigurisë dhe përgjegjësisë së qytetarëve, kur, theksojnë, secili do të jetë i barabartë para ligjeve.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Mbi një dekadë priti kthimin e tyre, 84-vjeçari nga Pogradeci ndërron jetë pa parë 5 nipërit e mbetur në Siri
- Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi! Identifikohet edhe 45-vjeçarja
- LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare
- QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
- Tërmet 5.9 ballë në Japoni, mbi 20 të plagosur
- Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur
- Rozana Radi ‘trazon’ rrjetin, vë në pah gjoksin bombastik gjatë pushimeve
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut


