Janë identifikuar viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Nea Smyrni të Greqisë, ku një çift me origjinë shqiptare u gjet i pajetë.
Sipas të dhënave të bëra publike, autori i dyshuar i ngjarjes është Altin Allmuça, ndërsa viktima është identifikuar si Julieta Obzova, 45 vjeçe, të dy me origjine nga Shqipëria.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në hyrje të një pallati në Nea Smyrni, ku të dy u gjetën me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas versionit paraprak të autoriteteve greke, Allmuça dyshohet se ka qëlluar për vdekje 45-vjeçaren dhe më pas ka vrarë veten.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, marrëdhënien mes dy personave dhe motivin që qëndron pas krimit.
Çifti ka pasur nje lidhje
Sipas hetimeve të autoriteteve greke, viktima dhe autori kishin një lidhje në të kaluarën, por nuk ishin te martuar. Në fakt, situata mes tyre thuhet se ishte e tensionuar, pasi në vitin 2024 gruaja kishte paraqitur një kallëzim kundër tij për përvetësim prone, duke pretenduar se ai i kishte marrë një motoçikletë. Megjithatë, nga kërkimet e deritanishme, nuk ka dalë në pah asnjë histori e regjistruar e dhunës në familje.
Deshmite
Dyshimet e bërë janë për një akt vrasje nga ana e burrit, i cili mendohet se ka pritur të dashurën 45-vjeçare që të dalë nga pallati dhe pas një debati, ai e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Më pas burri ka qëlluar me armë edhe veten në kokë.
Fqinjët kanë deklaruar se kanë dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri, me një diferencë disa sekonda nga njëra tjetra.
“Isha duke fjetur në shtëpi, por nuk isha në gjumë të thellë. Papritmas dëgjuam 3 zhurma shumë të forta, për të cilat nuk e dinim nëse ishin të shtëna me armë zjarri.
Ata nuk reagonin, pati një hendek prej disa sekondash. Pas pak u dëgjua sirena e makinës së patrullës. Nuk e kuptova çfarë ndodhi. Nuk më shkoi ndërmend se ishte një e shtënë me armë zjarri”, përshkruan ngjarjen një banor i pallatit.
The post Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi! Identifikohet edhe 45-vjeçarja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


