Dylber Shuli, 84 vjeçari nga Zagorçani i Pogradecit, ka ndërruar jetë pa mundur të shohë 5 nipërit dhe mbesat e tij, të mbetur prej vitesh në kampet e Sirisë.
Për më shumë se një dekadë, Shuli kërkoi kthimin e tyre në Shqipëri dhe apeloi vazhdimisht në media për ndërhyrjen e shtetit.
Pavarësisht operacioneve të riatdhesimit të zhvilluara ndër vite, fëmijët e familjes Shuli nuk u kthyen. Sot 84-vjeçari është ndarë nga jeta, pa mundur të realizojë dëshirën për të përqafuar nipërit dhe mbesat e tij.
The post Mbi një dekadë priti kthimin e tyre, 84-vjeçari nga Pogradeci ndërron jetë pa parë 5 nipërit e mbetur në Siri appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


