Më shumë se 20 persona janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 5.9 ballë që goditi zonën e Tokios së Madhe të dielën , sipas shërbimit të zjarrfikësve.
Lëkundjet shkaktuan dëme dhe probleme në disa zona. Në një prej lagjeve të Tokios, tubat e ujit shpërthyen duke përmbytur rrugët, ndërsa në disa ndërtesa ashensorët u fikën automatikisht.
Autoritetet raportojnë se nuk janë konstatuar situata të pazakonta në impiantet bërthamore. Trafiku hekurudhor u pezullua përkohësisht pas tërmetit, por tashmë shërbimet po funksionojnë sipas planit.
Sipas autoritetit meteorologjik japonez, epiqendra e tërmetit ishte në prefekturën Ibaraki, në afërsi të Tokios, ndërsa fokusi ndodhej në një thellësi prej 68 kilometrash.
Zona e Tokios së Madhe përfshin kryeqytetin japonez dhe tre prefektura përreth, me një popullsi totale prej rreth 17 milionë banorësh.
The post Tërmet 5.9 ballë në Japoni, mbi 20 të plagosur appeared first on TV-SHENJA.


