-Nga kolonializmi francez te revolucioni: si u shndërrua Algjeria në një nga frontet më të rëndësishme të luftës antikoloniale pas Luftës së Dytë Botërore?
-FLN dhe kryengritja e vitit 1954: tetë vite luftë kundër Francës që do të ndryshonin historinë e Algjerisë dhe të dekolonizimit.
-1962 – pavarësia: si një vend i shkatërruar nga lufta u shndërrua në një qendër ndërkombëtare të lëvizjeve çlirimtare.
-Algjeri, “kryeqyteti i revolucionit”: pse në vitet pas pavarësisë qyteti u kthye në pikë takimi për revolucionarë dhe lëvizje çlirimtare nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine?
-Ben Bella dhe Frantz Fanon: dy figura që ndihmuan në formulimin e vizionit të Algjerisë si pjesë e një lufte më të gjerë kundër kolonializmit dhe dominimit të huaj.
-Nelson Mandela dhe Algjeria: lidhja me luftën kundër aparteidit dhe roli i strukturave algjeriane në trajnimin e luftëtarëve të ANC-së.
-Che Guevara në Algjer: takimi i revolucionit kuban me atë algjerian dhe lindja e një bashkëpunimi të ri afro-latino-amerikan.
-Nga FLN te PLO: si përvoja e luftës algjeriane u bë pikë reference për lëvizjen kombëtare palestineze.
-Palestina në Algjer: pse në vitin 1988, Këshilli Kombëtar Palestinez zgjodhi pikërisht Algjerin për shpalljen e “Shtetit të Palestinës”.
-Nga 1954 në 2026: çfarë ka mbetur nga fryma antikoloniale e Algjerisë dhe pse vendi vazhdon të jetë një aktor i rëndësishëm në përplasjet politike të Magrebit, Sahelit dhe çështjes palestineze? /Avdi Bakiju/SHENJA/



