Maqedonia nuk ka përmbushur as minimumin e rekomandimeve të organizatave relevante ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore. Në raportin më të ri të grupit të shteteve kundër korrupsionit i njohur si GRECO (The group of States against Corruption), Maqedonia ka përmbushur vetëm 3 nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit në Kuvend, gjyqësi dhe prokurori. Ndërkohë, sipas organizatës “Transparencë Maqedoni”, raporti është shpallur në fund të vitit të kaluar ndërsa paraprakisht janë miratuar konkluzionet sipas të cilave Maqedonia ka marrë raportin më të dobët që nga bashkëngjitja e saj këtij grupi ku bëjnë pjesë…
Author: Rilinda
Komuna e Qendrës përmes një kumtese ka reaguar në akuzat e sotme të këshilltarit të VMRO-DPMNE-së Jordan Risteski se ende nuk është ndërtuar shkolla në Kapishtec. Në reagim vlerësohet se pres konferencat e VMRO-DPMNE-së mbahen që personalisht të ofendohet kryetari i komunës Andrej Zhernovski. “Pa qëllim është më t’u japim përgjigje gënjeshtrave dhe ofendimeve të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së. Ristevskit i parashtrojmë vetëm një pyetje: Nëse gjithçka ka qenë gati për shkollë të re dhe kopsht të ri nga ana e VMRO-DPMNE-së pse gjithë ato 13 vite nuk e ndërtuan?”, thuhet në reagim.
Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e hoqi nenin 144 të Ligjit për shërbim gjyqësor, i cili ka të bëjë me dorëzimin e dëshmive për njohjen e gjuhëve të huaja dhe punën me programe kompjuterike për punë në zyrë nga ana e nëpunësit gjyqësor. “Nëpunësi gjyqësor i cili ka bazuar marrëdhënie pune në gjykatë përfundimisht me ditën e fillimit me zbatimin e këtij ligji, duhet të dorëzojë dëshmi për njohje të gjuhëve të huaja dhe njohjen e punës me programe kompjuterike për punë në zyrë, të përshtatshme me vendin e tij të punës, përcaktohet në paragrafin 1 të nenit 144.…
Policia financiare ka trokitur sot në dyert e kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta. TV21 mëson se të paktën tre policë kanë takuar të parin e komunës! Ekipi jonë në terren ka xhiruar këtë “takim”, por asnjëri nga policët financiar nuk foli për arsyen e “intervistimit” të Bejtës! Kryetari i Gostivarit ndërkaq akuzon policinë se vizita e tyre po bëhet me porosi politike, dhe akuzoi VMRO-DPMNE për shantazh! Nevzat Bejta thotë se “urdhëri për kontrollin ka ardhur prej komitetit te VMRO DPMNE-së, pas deklarates që ai e dha “se nudk ka shqiptarë që do koalicion me Gruevskin”.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu në vazhdimsinë e takimeve në Vienë të Austrisë, pati një takim me Kryetarin e kuvendit të Republikës së Kosovës z.Kadri Veseli, i shoqëruar nga Ministrja e Drjetësisë znj.Dhurata Hoxha dhe Ambasadori i Kosovës në Austri, z.Sami Ukelli. Në këtë takim ata biseduan rreth situatave politike të dy vendeve fqinje, si dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përfshirjen e vendeve tona në projetet ndërkombëtare. Ministri Lutfiu dhe Kryeparlamentari Kadriu ishin pjesë e kongresit të Vienës e cila u mbajt me datat 16-17 Janar 2016 në Аustri.
Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim e anuloi kredinë me vlerë prej 65 milionë euro të dedikuar për ndërtimin e Urës së Boshkut. Sot me deklaratë me shkrim deri te mediat thuhet se kredia e EBOR-it ishte e qasshme pesë vite dhe se shfrytëzimi i saj skadoi pasi nuk janë plotësuar kushtet për realizimin e saj. Deri tani, siç qëndron në deklaratën me shkrim, nuk ka kurrëfarë transferime të mjeteve për këtë projekt dhe kredia është anuluar. Hidrocentrali Ura e Boshkut, ELEM duhej ta ndërtojë në Parkun nacional Mavrovë. Lejen ekologjike, Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor e…
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Krisitijan Timonie. “Në takim është shprehur dakordimi i përbashkët se Maqedonia gjendet para një mundësie të vërtetë të hapërojë drejt një ardhmërie të ndritshme dhe të qëndrueshme euroatlantike në interes të qytetarëve nëse vazhdojnë proceset demokratike në shtetet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Zaev, sipas kumtesës, ka thënë se shumica e qytetarëve kanë kërkuar ndryshime në zgjedhje dhe se tani është i rëndësishëm vullneti i tyre të kalojë në institucione. “Pritjet tona janë se qytetarët do të fitojnë qeveri të re përgjegjëse siç vendosën në zgjedhje.…
Zoran Zaev i ka bërë banorët e Strumicës qytetarë të rendit të dytë, theksuan në pres konferencën e VMRO-DPMNE-së nga Strumica. Sipas tyre, Zaev në vend se t’i pastrojë nga bora rrugët në Strumicë, e ka dërguar mekanizmin në Haraçinë. “Kujdesi i tij për banorët e Strumicës ka kulminuar me atë që derisa Strumica dhe fshatrat e saj janë ngujuar nga bora dhe mbeturinat e papastruara me muaj, ai mekanizmin tonë e dërgoi në Haraçinë, që t’i plotësojë kërkesat e banorëve të Haraçinës”, tha Daniela Stoilova Keçeva nga VMRO-DPMNE. Sipas saj, Strumica është në kaos nga bora e papastruar në…
hkupi është në mesin e qyteteve më të ndot tura në Europë, tregon studimi i Institutit Meteorologjik Finlandez.. Shkupi ka dyfish më shumë koncentrime të PM 2.5 në krahasim me qytetet më të ndotura në Europë, informon Dragan Gjorgjev nga Instituti për shëndetësi publike. Studimet e Institutit finlandez vërtetojnë analizën e dalë më herët nga Instituti maqedonas për shëndetësi publike, ku 1.300 persona në vjet humbin jetën shkaku i ndotjes në Maqedoni. “Më shumë njerëz vdesin kur ka ndotje, edhe atë në periudhën e dimrit. Nga 30 deri më 35% nga rastet e vdekjes lidhen me ndotjen e ajrit. Më…
Alergjia ndaj Prokurorisë Speciale Publike, si institucion në gjyqësorë që gëzon besimin më të madh nga opinioni, është normale kur vjen nga një mandatar i akuzuar, i cili disa herë është falur edhe atë nga ana e kryetarit të shtetit.Ky i fundit para disa viteve ka qenë pjesëmarrës në Bordin e Institutit Shoqëri e Hapur, shkruan në kolumnën e saj të fundit profesoresha universitare Besa Arifi, transmeton Portalb. Sipas saj, është e pamundshme të mos vërehet frika e VMRO-DPMNE-së për shtyrjen e mandatit të PSP-së. Arifi shtron pyetjen: prej kur puna kundër sundimit të ligjit dhe zbardhja e skandaleve është…
Profesoresha universitare dhe ish drejtoresha e Entit Shtetëror për Statistikë, Bllagica Novkovska, në intervistën për Faktor24, ka folur rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni. Novkovska thotë se regjistrim cilësor sipas standardeve ndërkombëtare patjetër të ketë ambient stabil politiko shoqëror dhe të bëjmë analizë detale të të gjitha rreziqeve, proceseve dhe presioneve që dështon regjistrimi nga viti 2011. Sipas Novkovskës për tu realizuar regjistrim real në vitin 2020, që ai të mos jetë i parakohshëm ose në mënyrë paushale, është e nevojshme që në vitin e ardhshëm të sillet Ligj për regjistrimin. Në numër më të madh të popullsisë janë maqedonasit…
Pas polemikave të shumta mes VMRO-së kundër fondacionit “Soros”, është kërkuar që të bëhen të ditur të ardhurat e drejtuesve të këtij institucioni në Maqedoni. Fani Karanfilovska, presidentja e fondacionit, për 2014 ka pranuar financime bruto me vlerë 2.030,118 denarë. Kjo shumë ka qenë e paraparë për pagesën e rrogave dhe përfitimeve shtesë, njofton “Kurir”. Në bazë të kësaj shume vetë Karanfilovska ka pasur rrogë prej 169.000 denarë ose rreth 2750 euro në muaj, shkruan ilirianews.mk Në 2015 të ardhurat janë rritur ndjeshëm për rreth 25 përqind në 2.503,145 denarë, ndërsa rroga mujore e saj ka arritur në 3400 euro…

