Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim e anuloi kredinë me vlerë prej 65 milionë euro të dedikuar për ndërtimin e Urës së Boshkut.
Sot me deklaratë me shkrim deri te mediat thuhet se kredia e EBOR-it ishte e qasshme pesë vite dhe se shfrytëzimi i saj skadoi pasi nuk janë plotësuar kushtet për realizimin e saj.
Deri tani, siç qëndron në deklaratën me shkrim, nuk ka kurrëfarë transferime të mjeteve për këtë projekt dhe kredia është anuluar.
Hidrocentrali Ura e Boshkut, ELEM duhej ta ndërtojë në Parkun nacional Mavrovë. Lejen ekologjike, Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor e ka dhënë në vitin 2012. Reagime për realizimin e këtij projekti kishte nga shoqatat ekologjike.
Data 23.08.2026
Aktuale
- QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
- Tërmet 5.9 ballë në Japoni, mbi 20 të plagosur
- Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur
- Rozana Radi ‘trazon’ rrjetin, vë në pah gjoksin bombastik gjatë pushimeve
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Nuk është lufta? Ja çfarë e rriti në “qiell” çmimin e naftës, në Europë
- Danubi tkurret nga nxehtësia ekstreme, del në sipërfaqe flota e anijeve naziste si dhe objekte antike
- Kurti paralajmëron hapjen e urës së Ibrit: Është absurde të mbahet e mbyllur


