Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Krisitijan Timonie.
“Në takim është shprehur dakordimi i përbashkët se Maqedonia gjendet para një mundësie të vërtetë të hapërojë drejt një ardhmërie të ndritshme dhe të qëndrueshme euroatlantike në interes të qytetarëve nëse vazhdojnë proceset demokratike në shtetet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Zaev, sipas kumtesës, ka thënë se shumica e qytetarëve kanë kërkuar ndryshime në zgjedhje dhe se tani është i rëndësishëm vullneti i tyre të kalojë në institucione.
“Pritjet tona janë se qytetarët do të fitojnë qeveri të re përgjegjëse siç vendosën në zgjedhje. Qeveria e re e qytetarëve do t’u përkushtohet prioriteteve reformuese nga raportet e Pribe dhe Komisionit Evropian, sepse qytetarët e Maqedonisë fuqishëm janë të përcaktuar drejt vlerave evropiane. Ndryshimet në Maqedoni kanë filluar, tani nevojitet të vazhdohet nëpër rrugën e vërtetë, për jetë dinjitoze dhe cilësore për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë, një shoqërie e drejtë dhe ligjore e qytetarëve të barabartë” ,ka thënë në takim Zaevi, i cili ka theksuar edhe se për progresin e mëtejme të Maqedonisë është me rëndësi mbështetja nga Franca miqësore dhe nga ana e vendet e tjera mbështetëse.
Data 23.08.2026
Aktuale
- QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
- Tërmet 5.9 ballë në Japoni, mbi 20 të plagosur
- Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur
- Rozana Radi ‘trazon’ rrjetin, vë në pah gjoksin bombastik gjatë pushimeve
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Nuk është lufta? Ja çfarë e rriti në “qiell” çmimin e naftës, në Europë
- Danubi tkurret nga nxehtësia ekstreme, del në sipërfaqe flota e anijeve naziste si dhe objekte antike
- Kurti paralajmëron hapjen e urës së Ibrit: Është absurde të mbahet e mbyllur


