Profesori universitar, Sasho Ordanoski, deklaron se nuk është kundër federalizimit të Maqedonisë, ndërkaq konsideron se kërkesat e shqiptarëve janë legjitime. Në debatin televiziv në Alsat-M, Ordanoski shprehet se ”nuk jam kundër federalizimit. Unë e di se për atë ka proces politik, i cili nëse inicohet tema, që është krejtësisht legjitime, patjetër të kalojë nëpër mundësi ligjore dhe kushtetuese. Ridefinimi i Maqedonisë si shtet nga kjo që është tani, kërkon ndryshim kushtetues”. https://www.youtube.com/watch?v=S0hsbpwfk1k
Author: Rilinda
Të punësuarve në ministritë u është ndaluar të bisedojnë me gazetarët, madje edhe për temat më banale jo-politike. Në pritje të zgjidhjes së krizës të tejzgjatur dhe formimit të qeverisë së re, në Kumanovë në disa ministri, të punësuarve u është ndaluar të japin informacione zytare për gazetarët për media të cilat nuk janë pro-qeveritare. Kështu psh, ekspertëve jo vetëm që u ndalohet të tregojnë edhe numra, por edhe të bisedojnë për tema të cilat lidhen me disa çështje të veçanta, që gjithsesi janë pjesë e punës së tyre të përditshme. Në disa raste, ashtu siç thonë të punësuarit, kufizohen…
Policia financiare hodhi poshtë pretendimet e Kreut të Gostivarit Nevzat Bejta se kontrollet kanë prapavijë politike. Sipas kësaj drejtorie ndërhyrja në Komunë është bërë me urdhëresë të Prokurorisë Publike për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga Prokuroria Publike nuk japin detaje për hetimin. Kontrollet e policisë financiare në Komunën e Gostivarit jozyrtarisht kanë për qëllim hetimin e projektit për asfaltimin e një rruge në fshatin Tumçevishtë, projekt ky i cili ka përfunduar para dy viteve dhe kap vlerën e rreth 80 mijë eurove. Kreu i Gostivarit, tha se në kontrollet e para nuk është evidentuar asnjë shkelje,…
Në komunën e Karposhit në metër katror për hapësirë banesore në muaj në kuartalin e tretë të vitit të kaluar paguhej me nga 320 denarë, respektivisht 93 denarë më shumë në krahasim me kuartalin e tretë të vitit 2015 kur çmimi ishte 227 denarë, tregojnë të dhënat e fundit nga Regjistri i çmimeve dhe qirave në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive. Çmime stabile të qirave janë regjistruar në komunën e Qendrës, ku në kuartalin e tretë të vitit 2015 çmimi ka qenë 294 denarë, ndërsa vjet në kuartalin e tretë ka qenë 254 denarë. Kadastra ka regjistruar qira stabile edhe…
Antonio Milloshoski konfirmoi se VMRO-DPMNE, me takimin e mbrëmshëm mes Ahmetit dhe Gruevskit, filloi negociatat për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, siç thotë ai, edhe pse kanë filluar negociatat, qëndrimet mbetën të njëjta, transmeton TV21. Për VMRO-DPMNE-në, janë të papranueshme vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Publike Speciale dhe dygjuhësia në tërë territorin, ndërsa nga BDI-ja thonë se pa u përmbushur këto kushte, nuk do të ketë marrëveshje për formimin e qeverisë. “Pozicionet tona për ato çështje mbetën të pandryshueshme. Sot, përsëri do të bisedojmë për atë temë, por nuk besoj se komiteti ekzekutiv do t’i ndryshojë pozicionet që tanimë…
Humbja e thellë që pësoi PDSH-ja në zgjedhjet e 11 dhjetorit përbën test për këtë parti nëse do të mund të mbijetojë në skenën politike, transmeton Alsat-M. Njohësi i çështjeve politike Alajdin Demiri vlerëson se reformimi i partisë është i domosdoshëm por shprehet skeptik se Manduh Thaçi do të largohet nga partia pasi sipas tij kryetari i ri i partisë do të dirigjohet nga Thaçi. “Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në një mënyrë e ç’bëjnë PDSH-në dhe tash do të jetë ajo pjesë e mbijetesës, a do të mund të mbijetojë. Tërheqja e Thaçit, mendoj se ajo ishte një moment…
Nga ora tetë e mëngjesit rruga magjistrale Shkup- Kalimi kufitar Bllaca e Poshtme është mbyllur për qarkullim të automjeteve të rënda të transportit. Siç njoftoi LAMM, ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafën malore Strazhë, Presekë,Gjavatë, Pletvar dhe Mavrovë, si dhe në aksin rrugor Vallandovë-Dojran.
Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafën malore Strazhë, Presekë,Gjavatë, Pletvar dhe Mavrovë, si dhe në aksin rrugor Vallandovë-Dojran, njoftoi sot në mëngjes LAMM. Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë”. Borë me intensitet të vogël bie në tërë vendin. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Intensiteti…
Maqedonia nuk ka përmbushur as minimumin e rekomandimeve të organizatave relevante ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore, njofton REL. Në raportin më të ri të grupit të shteteve kundër korrupsionit i njohur si GRECO (The group of States against Corruption), Maqedonia ka përmbushur vetëm 3 nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit në Kuvend, gjyqësi dhe prokurori. Ndërkohë, sipas organizatës “Transparencë Maqedoni”, raporti është shpallur në fund të vitit të kaluar ndërsa paraprakisht janë miratuar konkluzionet sipas të cilave Maqedonia ka marrë raportin më të dobët që nga bashkëngjitja e saj këtij grupi ku…
Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e madhe krishtere – Uji i Bekuar. Kjo festë është e njohur se Uji i Bekuar festohej në shekullin e dytë nga epoka e re.Festimi është i lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin. Ashtu si edhe në të vitet e kaluara, më masivisht hedhja e kryqit pritet të jetë në Shkup dhe në Ohër. Në Shkup janë paraqitur 100 qytetarë për pjesëmarre në manifestimin e “Ujit të Bekuar 2017″. Kryetari i Kishës ortodokse…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të dëborës, në pjesët lindore dhe jugore paradite më intensive. Shtresa e borës nga kjo valë e borës gjithkund do të rritet, vende-vende për 20 deri në 30 cm. Në perëndim të reshurat paradite gradualisht do të ndalen, ndërsa deri në fund të ditës do të përfundojnë edhe në lindje. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -6 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej -3 deri në 2 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira me borë të përkohshme. Temperatura…
Nëse nuk i pranon VMRO këto 3 pikat, jam shumë i bindur se do i pranojë pala tjetër. “Nëse nuk i pranon LSDM, duhet të presim të vetëorganizohen dhe të paraqitet ndonjë subjekt që do i pranojë ato kërkesa. I besoj marrëveshjes, uroj të bëhet në tendencë afatgjate, është sensibilizuar opinioni… LSDM nuk është në pozitë negociuese. VMRO-DPMNE tani i drejtohet BDI-së. Nëse dyja partitë i pranojnë kushtet, do rritet pazari”, ka thënë Musliu. Edhe gjuha shqipe mund të zyrtarizohet me 61 vota. “Zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe vazhdimi i mandatit të Prokurisë Speciale Publike mund të bëhet edhe me…

