Author: Rilinda

Takimin e mbrëmshëm i Ali Ahmetit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, analistët politik e vlerësojnë se vjen si rezultat i asaj që një pjesë e BDI-së nuk duan koalicion me VMRO-në dhe sipas tyre, Ahmeti ka vepruar në këtë mënyrë për të demonstruar vullnetin politik se ka gjasa që të ketë koalicion qeveritar me LSDM-në dhe liderin e kësaj partie. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që Ahmeti po përgatit terrenin për zgjedhje të reja. Analisti, Sefer Tahiri, vlerëson se pozicioni i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, është i atillë që ai duhet të pret në zyrën e tij mandatarin…

Lexo më Shumë

Takimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, por edhe i kreut të opozitës maqedonase Zoran Zaev me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti ende nuk kanë nxjerrë asgjë në sipërfaqe në lidhje me formimin e Qeverisë së ardhëshme. Edhe gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së qëndrojnë të pakapshëm për mediat për të treguar nëse ka diçka konkrete rreth negociatave për formimin e Qeverisë mes dy partive, qoftë edhe në nivele të grupeve negociuese. Pas takimit mes Gruevskit dhe Ahmetit, nga BDI në kumtesën e saj nuk potencuan aspak se kryetari i tyre me mandatarin kanë biseduar rreth formimit…

Lexo më Shumë

“Vizitë 7 ditore në banjë” dhe “Udhëtim falas për një fundjavë”, janë dy projektet që i ka organizuar Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, për pensionistët. Projekti i parë ka filluar të implementohet që nga viti 2010, ndërsa i dyti nga viti 2015. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi njoftoi se të gjithë pensionistët e interesuar kanë të drejtë ta shfrytëzojnë njërën ose të dyja ofertat, duke filluar aplikimin që nga sot. Afati i fundit i paraqitjes do të jetë 20 shkurti. “Të gjithë pensionerët e interesuar, duke filluar nga sot, 20 janar deri më 20 shkurt të…

Lexo më Shumë

Aferat e krijuara gjatë viteve, t’i lihen në dorë Prokurorisë Speciale dhe të fillojnë të funksionojnë gjërat, në mënyrë që të kthehet besimi tek qytetarët dhe të funksionojë shteti. Kështu mes tjerash tha Nazmi Maliqi gjatë debatit në emisionin “Arena” që mbrëmë u transmetua në Televizionin SHENJA. Ai shtoi se partitë politike kanë përvojë të mjaftueshme për të kuptuar momentin tejet të rëndësishëm në të cilin ndodhet vendi. “Faktorizimi i tyre duhet të bëhet nëpërmjet politikave funksionale, mos t’u lihet vijave demagogjike dhe politikave në ajër, por me kërkesa të shtruara mirë . Një Qeveri me një platformë të zbatueshme…

Lexo më Shumë

Viti 2017 do të jetë edhe më turbulent, me shumë rreziqe dhe pasiguri të vazhdueshme si në planin politik ashtu edhe atë ekonomik, shkruan gazeta KOHA. Ky vit sipas odave ekonomike të Maqedonisë madje do të jetë më i vështirë gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Në kushte të këtilla të rënda që gjendet biznesi për momentin biznesmenët shprehet të shqetësuar nga vonesa e formimit të Qeverisë së re që firmat të mund të vazhdojnë t’i realizojnë planet e tyre e jo të jenë peng i krizës politike për formimin e Qeverisë së re. “Formimi sa më i shpejtë i…

Lexo më Shumë

Forumi për Zhvillim Ekonomik i Shqiptarëve në Serbi po kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe e Serbisë që të merren vesh që traseja e autostradës të kalojë nëpër pjesën e Gollakut dhe të depërtojë në Medvegjë. Por, për Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës projekti ka përfunduar dhe krejt çka mund të flitet në këtë drejtim është rehabilitimi i rrugës aktuale Forumi për Zhvillim Ekonomik i Shqiptarëve në Serbi po kërkon nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo e Serbisë që të merren vesh që traseja e autostradës të kalojë nëpër pjesën e Gollakut dhe të depërtojë në Medvegjë. Nga atje,…

Lexo më Shumë

LSDM sot përmes një kumtese porosit se vullneti i qytetarëve të cilët në zgjedhje kanë votuar për përkrahje të Prokurorisë Speciale Publike duhet të respektohet. Në kumtesë theksohet se mbi 612 mijë qytetarë kanë votuar për ndryshime, drejtësi dhe për përkrahje të PSP-së dhe janë shprehur kundër pushtetit të VMRO-DPMNE-së. “Vullneti i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë duhet të transformohet te institucionet”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski në një intervistë për Express ka folur në lidhje me shqiptarët dhe raportet me partitë politike shqiptare deri tani si kryeministër. Gruevski tregon se çka ka biseduar me Imer Selmanin, kryetarin e Demokracisë së re i cili në atë kohë doli edhe si kandidat për president në Maqedoni ku mori 150 mijë vota e më pas në zgjedhjet parlamanetare nuk arriti që të merr një mandat deputeti. “Para shtatë vjetësh, një politikan shqiptar i një partie jo shumë të madhe, në atë kohë e sapoformuar, ishte kandidat për president, por nuk ia doli, por ai…

Lexo më Shumë

“Ish Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetar i tanishëm i DPMNE’së – që kurrë nuk ka dhënë ndonjë intervistë për mediat e këtushme në gjuhën shqipe – paska dhënë intervistë për një portal kosovar, ku rrëfen për vetveten dhe për ‘dashurinë’ e tij ndaj shqiptarëve?! Dhe ai që dinë të lexojë përtej pyetjeve të shtruara vetvetes dhe përgjigjeve të dhënë për ta shpërlarë vetveten, e ka të qartë se një nga problemet e sotme të shqiptarisë, nuk janë antishqiptarët si personi në fjalë, por ‘hamamet’ shqiptare mediatike ku ata e shpërlajnë vetveten, edhe atë të fërkuar e të lëmuar nga dora…

Lexo më Shumë

Gjitha opsionet për formimin e qeverisë së re janë të hapura, pasi kanë filluar negociatat mes partive për fomrimin e saj, thonë ekspertët. Edhe pse lidertë e VMRO-DPMNE dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti janë takuar dhe kanë paralajmërar se do të vazhdojnë me negociatat, dy partitë kanë njoftuar se nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre. BDI nuk do të pranojë të jetë pjesë e qeverisë së re, nësë VMRO-DPMNE nuk i përmbush gjitha parakushtet e vendosura, mbi gjitha çështja e dygjuhësisë dhe vazhdimi i mandatatit të PSP-së. Nga VMRO-DPMNE, thonë se për ta kjo nuk është e pranueshme.…

Lexo më Shumë

Refuzimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1, që PSP-së t’ia dorëzojë procesverbalin e marrëveshjes së Xvonko Kostovskit, është njëra nga obstruksionet e shumta ose mosbashkëpunimeve, me të cilat përballet kabinet i prokurores speciale, Katica Janeva. Më parë, Gjykata e ka refuzuar kërkesën e PSP-së që të jepet urdhër gjyqësor, në korniza të rastit “Target” për bastisje të sistemeve kompjuterike në një nga operatorët të telekomunikacionit, nuk ka dhënë urdhër për marrje të kompjuterëve të DSK-së dhe ka refuzuar që t’i deklasifikojë dokumentet për “Fortesa 2”. Në këtë rrjedhë hyjnë edhe refuzimet që t’i jepen PSP-së lëndët për rastet “Magjar Telekom” dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës dhe të hënën moti në Maqedoni do të jetë stabil me temperatura të ulëta, të cilat në shumë vende do të arrijnë deri -10 gradë celsius. Të dielën do të jetë më së ftohti dhe temperatura do të sillet prej -16 deri në -7. Në mëngjes do të kemi paraqitje të mjegullës. Temperaturat ditore do të sillen prej 0 deri në 6, kurse në vendet me mjegull do të ngelim nën zero, shkruan a1on. Ashtu siç njofton Drejtoria për punë hidrometeorologjike, të martën dhe të mërkurën do të ketë rritje të vranësirave me reshje të kohë pas koheshme…

Lexo më Shumë