M.M (68) nga Shkupi është lënduar rëndë, pasi dje pasdite e ka përplasur një automjet “Peugeot 206” me targa të Shkupit i drejtuar nga P.M (32). Fatkeqësia ka ndodhur në orën 15:30 në rrugën “Voin Drashkoci”, pas së cilës M.M është dërguar në Qendrën urgjente “Nënë Tereza” në Shkup dhe është ndaluar për mjekim. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Author: Rilinda
Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i pyetur se cilat janë raportet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për Gazetën Express ka thënë se në fillim kishte mosbesim, por më pas ka ecur mirë, duke realizuar shumë gjëra bashkërisht. Ja përgjigja e plotë: Gruevski: Marrëdhëniet e mia me Ahmetin janë kryesisht zyrtare. Të dy ne, si kryetarë të dy partive më të mëdha, kemi bashkëpunuar dhe dialoguar. Në fillim kishte shumë mosbesim, por me kalimin e viteve, gjendja u stabilizua. Kemi zgjidhur shumë gjëra bashkë dhe kemi krijuar vepra të rëndësishme për të gjithë qytetarët. Është fakt se gjatë…
Qarqe të pushtetit në Maqedoni kanë angazhuar një agjenci amerikane të marketingut për të shlyer dhe për ti treguar si të produkte të vjedhura videot që publikohen në internet në kanalin youtube, që kanë të bëjnë me skandale. Për këtë siç mëson portali Maktel janë paguar mbi 500 mijë dollarë. Agjencia amerikane paguhet me shuma të majme dhe çdo video që nuk do të i pëlqente Gruevistëve, ajo do të shlyhet, pasi që kompania amerikane do ta lajmërojë si virus, apo material të vjedhur, shkruan portali Maktel.
Ballkani, i cili u përfol për rastet e vdekjeve si rezultat i të ftohtit të madh gjatë muajve të dimrit, nga ana tjetër është nxehur mjaft nga tensionet etnike që kohëve të fundit u rritën mes shteteve të rajonit. Zhvillimet e ngrohta që pasuan njëri-tjetrin, tregoi se sa të ndjeshme janë ende marrëdhëniet në Ballkan dhe se sa lehtë mund të prishen për një çast. Fillimisht tensioni për BE-në midis Serbisë dhe Koracisë, e më pas festimet e ditës së Republikës Sërpska në kundërshtim me kushtetutën në Bosnjë e Hercegovinë, arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe së fundmi…
Markat tregtare sportive janë prodhimet më të falsifikuara që shiten në tregun e Maqedonisë në tre vitet e kaluara, shkruan gazeta KOHA. Sipas kontrolleve të realizuara nga ana e Inspektoratit të tregut, në vitin 2016, mallrat false më të shpeshta kanë qenë atletet “Adidas” dhe “Nike” si dhe çantat luksoze të grave të brendeve “Gucci” dhe “Louiss Vouitton“. Nga ana tjetër, në vitin 2014 dhe 2015, ndër markat tregtare më të falsifikuara kanë qenë atletet “Nike”, “Adidas” dhe “Puma”. Në parim, institucionet kompetente veprojnë në mënyrë parandaluese, siç është Inspektorati shtetëror i tregut që kontrollon tregun në Maqedoni dhe Dogana,…
Temperatura më të ulëta mëngjesin janë matur në Berovë – 18 gradë Celsius, pastaj në Shkup dhe Mavrovë – 13, në Kumanovë -11 dhe në Llazaropole – 10 gradë Celsius. Temperaturë më të lartë nga 0 gradë mëngjesin e sotëm është matur në Ohër. Mbulesë më të ulët të borës mëngjesin e sotëm është matur në Mavrovë ku ka 79 centimetra borë, pastaj në Llazaropole dhe Pozharan 55, në Gjurishte 46, në Krushevë 36 centimetra… Moti në Maqedoni është me vranësira mesatare. Në Demir Kapi dhe Pozharan ka mjegull me dukshmëri të kufizuar horizontale, ndërsa në fushëgropën e Shkupit dhe…
Për Serbinë është ofenduese përdorimi i referencës “Republika e Kosovës”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, lidhur me kërkesën e MPJ-së së Maqedonisë që mos të përdoret referenca IRJM, pasi është ofenduese. “Ne kërkojmë raport korrekt dypalësh. Nëse tashmë protestojnë për shkak të llogarisë në pikën doganore, çfarë duhet të bëjmë ne për pranimin e tyre të Kosovës dhe votimin në UNESKO”, deklaroi Daciq për “Vecernje Novosti”. Daciq gjithashtu pyeti pse Maqedonia nuk del nga Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës, OSBE-ja dhe takimet me BE-në, ku figuron me referencën IRJM. “Pse qëndrojnë me këtë emër ndërsa tani kanë…
Pushteti i pastron përmendoret e “Shkupit 2014”, derisa nëpër qendrën e Shkupit gra dhe fëmijë shtrihen në “shtroje” kartoni nëpër rrugët e baltosure dhe të ngrira të kryeqytetit dhe kërkojnë lëmoshë, që të mbijetojnë dimrin, shkruan “CIVIL“. https://www.youtube.com/watch?v=bgn-dI3Vvhw “Qytetari gazetar, i cili dëshiron të mbetet anonim, na dërgoi video material të regjistruar sot nëpër rrugët e Shkupit, si artikull të tij për jo-humanitetin dhe kriteret e shtrembëruara dhe listën e zhvendosur të prioriteteve të pushtetit aktual. Derisa në sheshin e mbuluar me dëborë pastrohet dëbora nga përmendorja “ Luftëtari mbi kalë”, disa qindra metra nga ata, një fëmijë i vogël…
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se në plan afatshkurtër nuk do të ketë ndonjë ndryshim sa i përket qasjes së politikave të SHBA-së ndaj Maqedonisë si shtet, shkruan REL. Denko Malevski ish ministër i Punëve të Jashtme, njëherësh dhe ish ambasador i Maqedonisë në OKB, thotë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim sa i përket politikave amerikane ndaj Maqedonisë. Malevski thotë se ndryshimet mund të ndjehen në rrafshin e politikave që SHBA do të kenë ndaj zhvillimeve në Evropë në një plan afatgjatë . “Po në një plan afatshkurtër nuk do të ketë ndonjë ndryshim të dukshëm sa i…
Qarkullimi në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë”, kumton Lidhja auto-moto e Maqedonisë. Nga atje rekomandojnë kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Nga LAMM përkujtojnë edhe se është në fuqi obligimi…
Në Zvicërka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, me pasojë një të vdekur dhe një të lënduar rëndë. TetovaSot bën të ditur se i vdekuri është një 50 vjeçar nga Tetova. Policia e Kantonit Soluthurn bën të ditur se për arsye ende të panjohura, shoferi 27 vjeçar nga Maqedonia ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një BMW. Të aksidentuarit janë babë e birë nga Bogovina e Tetovës. Nga aksidenti, që të dy kanë ngecur në veturë, deri sa kanë ardhë ekipet e zjarrfikësve dhe kanë intervenuar. Policia zviceriane po heton vendin e aksidentit dhe po punon për…
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar tanimë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kryesia e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, unanimisht dhe me aklamacion nominoi për kandidat të mundshëm për kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme lokale kryetarin aktual të Komunës së Gostivarit dhe njëherit kryetar i degës dhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) , z. Nevzat Bejta. Pas një debati konstruktiv dhe në përbërje të plotë të kryesisë së degës së Gostivarit, deputeti Talat Xhaferi propozoi që kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale të jetë…

