Skijatorët ankohen se në Qendrën Turistike për skijim në Tetovë edhe në vlugun e sezonit, mungojnë kushtet për të skijuar si rrjedhojë e ndalesave të shumta të ashensorëve si dhe mospërpunimit të shtigjeve për të skijuar, transmeton REL. “Sot këtu bora është e shkëlqyer, ka kushte shumë të mira për skijim, por gjithçka është falë natyrës, sepse faktori njeri s’ka bërë asgjë për të shijuar këtë madhështi që na e ka dhënë natyra. Unë jam skijatore me vite dhe më brengos kjo që skilifti është i stërngarkuar meqë punon me ndalesa dhe është i ngathët sepse është shumë i vjetër”.…
Author: Rilinda
Një tërmet me fuqi prej 7.9 ballë sipas Rihterit ka goditur sot shtetin Papua Guinenë e Re në Paqësor. Qendra Amerikane për Hulumtime Gjeologjike (USGS) lajmëron se epiqendra e tërmetit është regjistruar 41 kilometra në veriperëndim të qytetit Panguna, në ishullin Bougainville në Papua Guinenë e Re. Dridhja ka ndodhur në thellësi prej rreth 136 kilometrave dhe nuk ka shkaktuar vdekje në njerëz, as dëme materiale. Departamenti për paralajmërim të cunamit në Paqësor paralajmëroi për cunam të mundshëm në mbarë rajonin që përfshinë Papua Guinenë e Re, Ishujt Solomon, Nauru, Pohnpei, Kosraeu, Vanuatu, Chuuk dhe Indonezinë. Paralajmërimi disa orë më…
Në tekstin më të ri të tij, kolumnisti Branko Triçkovski përsëri ka drejtuar ofendime të rënda ndaj OBRM-PDUKM-së dhe votuesit e saj. Ai votuesit e OBRM-PDUKM-së i ka quajtur si të lënduar në tru, ndërsa LSDM-së i ka bërë thirrje që me çdo kusht të pranojë të gjitha kërkesat e shqiptarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo sipas disa mediumeve maqedonase nuk është hera e parë që Triçkovski e ofendon popullin maqedonas. Ndërsa thonë se Triçkovski gjithashtu ka kërkuar vdekjen e policisë në rastin e Kumanovës në “Lagjen e Trimave”./
Pas bisedimeve me mandatarin për formimin e Qeverisë së re, Nikolla Gruevski, njëherësh kryetar i VMRO DPMNE-së, por edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, po vazhdon me konsultimet brenda-partiake, deri në marrjen e vendimit përfundimtar se me cilën parti politike maqedonase do të bëjë koalicionin për qeverinë e re. Dhjetë mandatet e fituara në zgjedhjet e 11 dhjetorit janë vendimtare për formimin e qeverisë së re, andaj ajo edhe është e kujdesshme në marrjen e vendimit, ndërsa ka përcaktuar edhe tri kritere, të cilat thotë se janë të panegociueshme si zyrtarizimi i…
Edhe tetë ditë kalon afati i mandatit të VMRO-DPMNE-së për formimin e qeverisë. Deri tani nga takimet që u zhvilluan mes liderëve të partive nuk ka dal asgjë konkrete. Megjithatë VMRO-DPMNE me optimizëm vazhdon të mbaj të njëjtin qëndrim, se kryetari i partisë së tyre Nikolla Gruevski po zhvillon bisedimet për formimin e qeverisë së re. “Kryetari Gruevski ka mandat të plotë nga komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së, që t’i zhvillojë negociatat për formimin e qeverisë së re. Ai është mandatarë si udhëheqës i partisë më të madhe në R.M. mandat legjitim i dhënë nga qytetarët e Maqedonisë dhe nga presidenti…
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në emisionin në gjuhën shqipe,,Zëri i Amerikës,,foli gjerësisht për aktualitetin politik shqiptar në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare dhe synimet për formimin e qeverisë së re dhe rolin politik që ka në këtë hapësirë partia shqiptare BDI karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare. Në këtë intervistë thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago,zëdhënësi Bujar Osmani në fjalorin e tij ,,politik,,sikur e harroi çështjen shqiptare në Maqedoni dhe më shumë interesohej se si partia e tij(BDI)të merrë timonin në dorë për çëshjtjen shqiptare dhe të bëjë (kualicion)me fituesin e zgjedhjeve parlamentare(partinë e Nikolla Gruevskit)që është sipas nesh një…
Policia tani më një javë ka kërkuar dhe nuk e ka gjetur të ëmën e vajzës 19 muajshe Hazbija Krasniqi, e cila ka braktisur fëmijën dhe e ka lënë të jetojnë në kushte të mjerueshme, në një lagje afër lumit Pena në Tetovë, pa ngrohje, ushqim dhe pa kujdes të nënës. Nga Qendra për punë sociale në Tetovë, thonë se Hazbija do të vazhdojë të qëndrojë tek gruaja tetovare e cila e mori nën kujdes deri sat ë përmirësohet gjendja e saj shëndetësore. Në rast se nuk gjendet e ëma e saj, në pajtim më babin, vajza do të dërgohet…
Komuna Qendër ka reaguar ndaj konferencës së sotme të Ilija Ilijovski nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, i cili e akuzoi Andrej Zhernovskin për harxhim të dyshimtë të parave të qytetarëve. “Këshilltari Ilijovski, duke mbajtur konferencën në Skver Jadran, sigurisht ka qëndruar në njërën nga shumë pllakat e thyera të cilat janë bërë imazh i njohur i punës së tyre. Ndërtimet nga materialet jokualitative të partisë së tij, janë të njohura për qytetarët. Harxhime kriminele janë investimet e partisë së tij në projektin “Shkupi 2014″, ku harxhuan mbi 600 milionë euro”, thuhet në reagimin e Qendrës.
Kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, ka shkarkuar drejtoreshën e shkollës fillore të muzikës Pance Peshev në Kumanovë, Ivana Sfillar, e cila për një kohë të gjatë ka refuzuar kërkesën për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe. Pas këtij vendimi, profesori Rami Mustafi thotë se do të jetë më e lehtë të realizohet kërkesa e tyre e kamotshme për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe në shkollën e muzikës në Kumanovë.
Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës nga rrethina e Kumanovës. Marrim vesh se bëhet fjalë për M. Sejdiu 46 vjeçar nga fshati Vaksincë (Likovë Kumanovë). Ai ka ndërruar jetë pak pasi është vizituar sot nga familjarët e tij. Sejdiu ka ndërruar jetë në qelinë e tij në krahun numër 4 të burgut. Të arrestuarit në këtë burg shpeshherë ankohen se mungesa e mjekëve në këtë burg është shkak për vdekjet e shpeshta. Vetëm brenda një muaji në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë tre persona.
Disa tabela rrugore në gjuhën shqipe në dalje të Strugës në drejtim të Ohrit ende janë të shkarravitura. Por, jo vetëm kaq, këto shenja janë shkatërruar plotësisht dhe të njëjtët me vite s’ka kush ti ndërrojë. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë shtetërore, që në korrik të vitit 2015 për Alsat M kishin deklaruar se për tabelat e dëmtuara rrugore po ndërmerren aktivitete pastrimi, kurse ato që ishin shkatërruar plotësisht duhet të zëvendësohen me të reja. Por, gjendja në terren flet tërësisht të kundërtën, nga atëherë deri tani nuk është bërë asgjë. “Absolutisht nuk janë në rregull dhe duhet të ndërrohen.…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot dërgoi urime deri të kryetari i SHBA-së, Donald Trump, për inaugurimin e tij, në të cilën shprehu shpresë se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrah Maqedoninë vendin në rrugën drejt integrimeve euro-atltantike. “Për qytetarët e Maqedonisë i rëndësisë së madhe është kontributi i SHBA-së në zhvillimin e proceseve demokratike dhe përkrahjen e lirisë dhe të drejtës së njeriut në vend. Gjithashtu e rëndësisë së madhe është edhe përkrahja e SHBA-së për sa i përket sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe tërë rajonit. Ardhmëria e Maqedonisë është të qenit në NATO dhe BE dhe shpresoj…

