Author: Rilinda

Në burgun e Idrizovës ndërroi jetë edhe një i burgosur, i treti brenda 10 ditëve. Sipas njoftimit zyrtar 46 vjeçari me inicialet M.S ishte ankuar për dhimbje ne gjoks, dhe dje pasdite në ora 16:00 ndërroi jetë në ambulantën e burgut të Idrizovës, konfirmuan për TV21 nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas kësaj ministrie, me urdhër të Prokurorisë Publike trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Por familja e të ndjerit në bisedën telefonike për TV21 se djali i tyre më herët nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe se presin obduksionin. Drejtori i burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski thotë…

Lexo më Shumë

ZEJNULLA SALIHI Pas nënshkrimit të Deklaratës së liderëve të partive politike të Maqedonisë të dakorduar në Tiranë e Prishtinë për të “folur me një zë” në qeverinë e ardhëshme të vendit në Tetovë dëgjoheshin zëra se gazetarë e intelektualë të kurdisur të disa mediumeve të caktuara në Tiranë e Prishtinë do të vehen në shërbim të Ali Ahmetiti për të krijuar një frymë pozitive në opinion që të hapet rrugë për vazhdimin e koalicionimit midis miqëve të vjetër VMRO-DPMNE-BDI. Madje edhe “haxhillëku” I Ali Ahmetit jashta vendit edhe takimet “shtetërore” sy më sy , me presidentin Nishani dhe funksionarë tjerë…

Lexo më Shumë

Sikur historiani i njohur shqiptare dr. Ramiz Abdyli ashtu edhe Akademikët nga Lugina e Preshevës  Idriz Ajeti, Nexhat Daci thone dhe e deshmojnë se “Medvegja, Bujanoca dhe Presheva, hisotorikisht se kurren e kurres s’kanë qenë Serbi. Lugina e Preshevës ka qenë dhe do të jetë Kosovë Lindore, pavarësisht se ajo aktualisht mbahen ne Serbi sikur Kosova para viti 199..” Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi për media premton se do të ketë pension për të gjithë shtetasit e Maqedonisë. Me këtë LSDM thotë se do të ndryshojnë situatën momentale të të uriturve dhe të personave të sëmurë të moshuar, të cilët nuk kanë financim që të kujdesen për veten pasi që nuk i plotësojnë kushtet e pensionit. “Të gjitha gratë që mbushin 62 vjet dhe burrat që mbushin 64 vjet dhe nuk plotësojnë kushtet për pension, do të fitojnë pension social. Të drejtën e pensionit shtetëror do ta kenë banorët të cilët 20 vitet e fundit kanë jetuar…

Lexo më Shumë

Prokuroria themelore publike vazhdon të hetojë punën e komunës së Gostivarit, por ende nuk japin hollësi se për çfarë bëhet fjalë apo për çfarë dyshimesh ka pasur denoncim që u dërgua policia financiare në komunën me të cilën udhëheq Nevzat Bejta. “Ende ndërmerren aktivitete lidhur me rastin e komunës së Gostivarit, por për momentin nuk mund të japim hollësi për opinionin” shkurt na u përgjigjën nga Prokuroria. Hetimin nuk dëshiron ta komentojë as kryetari i Gostivarit. Ai thotë se qëndron pas deklaratës së dhënë, por prej atëherë në komunë nuk ka pasur vizitë të policisë financiare. Gjatë javës që lamë…

Lexo më Shumë

Deri në fund të ditës nesër, moti do të jetë stabil nga fundi i lindjes me periudha dielli, ndërsa vranësirat do të rriten. Paradite deri diku në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperaturat minimale do të jenë prej -7 deri -1, ndërsa maksimalet prej -1 deri 5 gradë. Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nesër nga orët e mbrëmjes, e pastaj edhe të martën dhe të mërkurën, do të ketë reshje të përkohshme, kryesisht të borës, me intensitet të dobët, ndërsa në juglindje dhe jug me intensitet mesatar. Të martën gjatë ditës në juglindje përkohësisht reshjet…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA do të kërkojë përfaqësim me një anëtarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, menjëherë pas fillimit të punës së Kuvendit. Nga kjo parti vlerësojnë se kjo është e drejtë e tyre ligjore që vjen nga rezultatet e zgjedhjeve dhe anëtari i tyre do të zëvendësojë atë të PDSH-së Bedredin Ibrahimi, përcjell Tv Alsat. Meqë ligji aktual thotë se katër partitë që kanë pasur më shumë vota në zgjedhjet e fundit duhet të kenë nga një përfaqësues në KSHZ, pas konstituimit të Kuvendit, lëvizja Besa do të kërkojë që z. Bedredin Ibrahimi të zëvendësohet me një përfaqësues të Lëvizjes Besa.…

Lexo më Shumë

Dalin lëshime të reja të qeverisë në largim rreth çështjes së gripit, në kushte kur Maqedonia është njëri prej shteteve me numër më të madh të të sëmurëve nga gripi në Evropë, thonë nga partia LSDM. “Nikolla Todorov personalisht nuk e ka lexuar udhëzimin për grip të cilin vet e ka nënshkruar, më 27 shkurt të vitit 2015. Në të vet Todorovi rekomandon sipas mundësive vaksina “FALAS” për grip për grupe të ndryshme të qytetarëve, shëndeti i të cilëve mund të jetë nën rrezik! Por, në vend të kësaj, ishin të siguruar mijëra vaksina më pak nga numri I nevojshëm,…

Lexo më Shumë

Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë (PLD) me përfundimin e pushimit dimëror dhe me afrimin e testimit ekstern për maturantët ka reaguar duket thënë se testimi ekstern është makth për nxënësit, profesorët dhe prindërit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nesër përfundon pushimi dimëror dhe vazhdon viti shkollor, ndërsa me këtë vazhdojnë dhe dëshpërimet për rreth 20 mijë maturantë, por edhe për prindërit e tyre dhe të afërmit si dhe për mësimdhënësit. Testimi ekstern, akt i pamenduar u qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, shkakton makth të vërtetë për një pjesë të madhe të qytetarëve. E palogjikshme është vetëm pyetja me rrethim, e cila duhet…

Lexo më Shumë

Një djalosh i moshës dymbëdhjetë vjeçare mbrëmjen e djeshme është sulmuar me shufër metalike në kokë, ka bërë të ditur policia. Siç thuhet në njoftimin e policisë, përderisa i riu ka qenë duke lëvizur me shokët e tij, është sulmuar fizikisht nga disa persona tjerë të mitur, ndërsa njëri prej tyre ka goditur në kokë me shufër prej hekuri. Ai me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup ku janë konstatuar lëndime të lehta, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Edhe pse gjykatësja Tatjana Mihajlova u emërua tani më dy muaj, Gjykata Themelore Shkupi 1, ende nuk ka përgatitur orar vjetor të gjykatësve. Gjykatësja Tatjana Mihajlova për kryetare u emërua me 4 dhjetor të vitit të kaluar, pas përfundimit të mandatit të gjykatësit Vlladimir Pançevski, por ajo jo vetëm që nuk ka përfunduar orarin për të gjitha gjykatësit, gjithashtu nuk e ka sistemuar edhe vetë Pançevskin. Ai nuk është i sistemuar dhe nuk merr lëndë për punë, por si duket pagën e merr për papunësi. Së pari besohej se Pançevski si një nga dy kandidatët e seancës së Këshillit republikan…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, thotë se në kabinetin e tij përveç se kur ka krizë lufte apo diçka të tillë, atëherë vizitohet në qeveritarët. “Në këtë kabinet, përveç se kur ka krizë lufe apo diçka të tillë, nuk ka ardhur asnjë ministër, asnjë kryeministër, apo kryetar shteti. Çka ju flet kjo? Që relacioni qeveri dhe qeverisje lokale është tejet i politizuar”, tha Damjanovski. Në pyetjen e REL se a do të kandidohet për mandatin e katërt ai tha se këtë vendim e marrin qytetarët. “Unë asnjëherë nuk kam vendosur…

Lexo më Shumë