Author: Rilinda

Ndërmarrja e Transportit Publike (NTP) kanë vendur që ta ndalojnë shitjen e kartelave elektronike, shkruajtën disa media. Nga 1 shkurti do të ketë bileta vetëm për dy udhëtime me qëllim që qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe më tej dhe të mos presin për të paguar në autobus ose të blejnë kartelë të re. Sipas tyre, ky ndryshim po bëhet pasi që një pjesë e madhe e udhëtarëve i kanë gjuajtur kartelat elektronike pas shfrytëzimit të tyre. Udhëtarët, sipas paralajmërimeve, do të mundet që të shfrytëzojnë kombinime të ndryshme të biletave për kartelat e jopersonalizuara elektronike, do të munden që kartelën ta…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Shkupit, të cilët për destinacion i kanë lagjet e Çairit, Fushë Tophanës e Shutkës, ankohen se oraret e autobusëve 9, 19 dhe 20, të cilët transmetohen në treguesit elektronike që janë të vendosur në më shumë stacione të autobusëve, aspak nuk korrespondojnë me realitetin në praktikë, shkruan gazeta KOHA. Nevoja e qytetarëve për këto linja të autobusëve, të cilët për momentin funksione vetëm me ato private, ka ndikuar që shumë udhëtar të ankohen se gjatë javëve të fundit, në kushtet kur temperaturat shënuan ulje drastike, ata të presin një autobusë më tepër se gjysmë orë. Duke iu referuar…

Lexo më Shumë

Rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 nxënës të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot kthehen në bankat shkollore për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017. Pushimi dimëror përfundoi dje me dy ditë mësim shtesë (18 dhe 20 janar), sipas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të shmanget rreziku nga përhapja e gripit. Nga e hëna e ardhshme më 30 janar, do të fillojë testimi ekstern i 18.600 maturantëve, i cili do të zgjasë deri më 3 shkurt 2017.

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski prej sot është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Jolevski do të marrë pjesë në forumin “Terrorizmi global dhe sajber kërcënimet”, nikoqir i të cilit do të jetë senatori Xhim Ajnhof. Në suaza të vizitës së punës ministri Jolevski do të realizojë takime bilaterale me përfaqësuesit e administratës së SHBA-së, kongresmenë, senatorë, mes të cilëve edhe Ted Kruz, si dhe me përfaqësues të tink-tenk bashkësive me ndikim në Uashington.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në vend zhvillohetnë kushte dimri, kurse korsitë janë kryesisht të lagështa, ndërkaq në vende-vende me prani dëbore, pas ndërhyrjes së ekipeve të ndërmarrjes publike ”Rrugët e Maqedonisë”. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë udhëzon shoferët që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Vëmendje të posaçme duhet të kenë automjetet që lëvizin nëpër gryka dhe ngushtica mali pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të ulen nën -10 gradë Celsius. Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten. Paradite në disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin deri -12 gradë, ndërsa më të lartat deri 5 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe temperaturë prej -6 deri 1 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Të gjithë nxënësit e shkollave fillore e të mesme duhet që nesër të fillojnë mësimin duke lënë pas pushimet dimërore të cilat para një jave edhe i zgjati ministri i shëndetësi. Por kjo nuk vlen për nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri”, Studeniçan dhe Moran, pasiqë e njëjta ka probleme me nxemjen qendrore dhe është e detyruar që pushimin dimëror ta vazhdoj për disa ditë përderisa ti shmangen problemit me nxemjen. Këtë e bënë të ditur vet autoritetet e shkollës duke i njoftuar prindërit dhe nxënësit nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook. Ja shkrimi i plotë i shkollës “Naim…

Lexo më Shumë

Parimi që fituesi nga pala shqiptare të koalicionoj me fituesin tek pala maqedonase është i rëndësishëm për të respektuar vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha në vend, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, në një intervistë për Zërin e Amerikës. “Të bëjmë koalicion me partinë fituese te komuniteti maqedonas, është ky një parim shumë i rëndësishëm të cilin e kemi nënshkruar gjithashtu në marrëveshje me SHBA, që fituesi tek pala maqedonase formon qeverinë me fituesin tek pala shqiptare dhe në këtë mënyrë respektohet vullneti i dy komuniteteve shumicë në vend”, tha Bujar Osmani. Edhe përkundër dallimeve mes dy partive fituese në…

Lexo më Shumë

Falënderim bullgarisë nga Maqedonia! Pra 25 viteve, pranimi i parë zyrar i shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Maqedonisë erdhi nga Sofja. Më pas vijuan të gjithë miqtë e tjerë, ka shkruar ministri Nikolla Popovski në profilin e tij në Facebook. “Kryetari Zhelu Zhelev kishte ndjenja demokratike dhe respekt ndaj vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë. Dha përkrahje të pahamendur në momentet e vështira për një fqinj si ne. Njeri i madh pa dyshim, i cili e meriton respektin tonë. Ato ishin kohë tjera, njerëz të tjerë. Sa do të ishte mirë që edhe ai që deri dje e…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Gostivar ka ngritur padi për kundërvajtje ndaj drejtorit të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, seksioni i Gostivarit, për mospastrim e rrugëve rajonale. Padia është ngritur konkretisht për mos pastrim të rrugëve në aksin rrugor mes fshatrave Gradec, Negotinë Vrutok, si dhe në aksin rrugore drejt fshatit Çegran, “Pas reshjeve të fundit të borës, ndërmarrja në fjalë nuk ka krijuar kushte për lëvizje të sigurt të makinave dhe njerëzve në akset e lartë përmendura rrugore, edhe pse në vendparkimin e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, seksioni i Gostivarit, kanë qëndruar të parkuara gjashtë makina për pastrim të…

Lexo më Shumë

Prishja e marrëveshjes bilaterale për (mos) pranimin e diplomave mes Turqisë dhe Maqedonisë është goditje e ashpër mbi shtetin dhe njërin nga shtyllat- arsimin. “Arsyeja e vërtetë pse erdhi tek ajo duhet ta dinë kompetentët. Ankaraja pa dhe mbrojti qytetarët e vet. Ndërsa institutcionet tona mbrojtën dhe mbrojnë raportet partiake me pronarët e atyre universiteteve, që edhe sot e kësaj dite janë të paprekshëm nga ligji…”, shkruan mes tjerash në një postim në Fejsbuk, drejtori i Universitetit FON, Sefer Canoski, lidhur me shfuqizimin e marrëveshjes nga ana e Turqisë në sferën e arsimit me Maqedoninë.

Lexo më Shumë

Një grup i ri nga 25 pjesëtarë të policisë së Republikës së Sllovakisë nesër do të mbërrijnë në Maqedoni. Ky është rotacioni i gjashtë i policëve nga Sllovakia të cilët do të sistemohen në rajonin e Manastirit dhe Mexhitlisë. Policët sllovakë, në bazë të Memorandumit për mirëkuptim midis ministrive të punëve të brendshme të Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Maqedonisë, realizojnë aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufirin shtetëror me Greqinë, me qëllim të parandalimit në sferën e sigurisë publike dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror. Policët do të jenë të pajisur në mënyrë adekuate…

Lexo më Shumë