Author: Rilinda

VMRO-DPMNE sot duke folur për shtyerjen e djeshme të procesit gjyqësor për rastin “Mitmarrja” në të cilin lideri i LSDM-së Zoran Zaev është akuzuar për kërkim të ryshfetit, vlerëson se ai kërkon mënyrë për ta evituar drejtësinë. Në kumtesë VMRO-DPMNE thekson se me shtyerjen e djeshme të procesit gjyqësor dhe kërkesën që të përjashtohen prokurorët publik, Zaev ka zgjedhur taktikë të re që të mos përgjigjet para drejtësisë. Sipas VMRO-DPMNE-së, Zaev dëshiron të bashkëpunojë vetëm me prokurorinë speciale publike, e cila, siç thekson, ia ka dhuruar abolimin e dytë. “Zoran Zaev do të përgjigjet për krimin dhe do të kthejë…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme duhet të dëgjohen transkriptat bisedave të përgjuara ditën e luftimeve. Në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për terrorizëm, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Parvjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Lexo më Shumë

Seancë e re gjyqësore pritet sot të mbahet në ora 11:30 kundër Mariglen Demiri një ndër udhëheqësit e së Majtës, për shkak të pjesëmarrjes në protestat e vitit të kaluar. Nga e Majta thonë se protestat kanë përfunduar, por gjykimi kundër anëtarëve të theksur vazhdojnë. Përveç Mariglen Demiri, procesi gjyqësor për pjesëmarrje në protesta është edhe kundër Zdravko Saveskit dhe Vlladimir Kunovskit. ‘E Majta është në sytë e shumë njerëzve. Janë ndërmarë metoda të ndryshme për të penguar rritjen e saj, posubtile dhe më pak subtile. Në mesin e atyre metodave është edhe inicimi i procesve gjyqësore kundër anëtarëve të…

Lexo më Shumë

Ambasadori britanik Charles Garrett, në intervistën e mbrëmshme për emisionin ‘360 gradë’ në televizionin Alsat M, tha se detyra themelore e qeverisë së re është që ta çlirojë Maqedoninë. ‘Maqedonia duhet të jetë e lirë nga ajo çka në raportin e Komisionit Evropian shkruhet si gjendje e shtetit të robëruar ose kidnapuar’, tha Gerrett.

Lexo më Shumë

Çmimet në pakicë të benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej sot janë me çmime të reja. Në pajtim me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 66 denarë për një litër, i Eurodizelit 52,5 denarë dhe i Ekstra vajit të lehtë 41 denarë. Te këto derivate zvogëlimi nga çmimet aktuale është për një denar, ndërsa çmimi i i Eurosuper BS-98 u zvogëlua për gjysëm denari dhe është 68,5 denarë për një litër. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror ishte 54,2 dollarë për një barel, ndërsa…

Lexo më Shumë

Shoqata HOPS – Opsione për jetë të shëndoshë-Shkup sot do t’i promovojë rezultatet e hulumtimit “Fëmijët dhe të rinjtë në rrezik në Republikën e Maqedonisë – anëtarë të barabartë në shtetin social ose kategori për krijimin e politikave fiktive?”. Hulumtimi është zbatuar në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe përmban analiza të serviseve të arritshme dhe politikave kombëtare lidhur me mbrojtjen sociale dhe shëndetësore, arsimin, punësimin dhe sigurinë për më shumë kategori të grupeve. Ashtu siç informon HOPS, me hulumtimin janë përfshirë fëmijët dhe të rinjtë pa prindër dhe kujdesje prindërore, në konflikt me ligjin, të cilët kanë përdorur…

Lexo më Shumë

Njëmbëdhjetë fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Sipas evidencës së SPB Shkup, në pesë fatkeqësi janë lënduar lehtë gjashtë persona, ndërsa në gjashtë fatkeqësi është shkaktuar dëm material. Policia rrugore dje sanksionoi dy vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, dy nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, nëntë pa patent shofer, përkatësisht automjet të paregjistruar. Janë dënuar edhe tre vozitës për kundërvajtje në baza të ndryshme, si dhe katër vozitës të cilët nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura rrugore. Janë hasur edhe 48…

Lexo më Shumë

Funksionari i lartë i LSDM-së, Edmond Ademi dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, i ka ftuar të gjithë deputetët e porsazgjedhur, që pagën për të cilën nuk anë punuar ta donojnë për të varfër. “Së shpejti kalojnë 30 ditë nga konstituimi i Parlamentit. Pasi që këto 30 ditë nuk janë mbajtur seancat, të gjithë 120 deputetët, ta japin/donojnë rrogën për familjet e varfra, që ka shumë, të cilët në këto ditë të ftohta ekstreme kalojnë në periudhë të rëndë. Kjo gjithsesi nuk do ta zgjidh problemin, por besoj se pak a shumë do ta zbutë”, shkruan Ademi në profilin e tij…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore për zhvillohet në kushte dimri vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Paraqitje të mjegullave me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor Veles – Katllanovë dhe Tetovë. Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parashikuara me përjashtim për fluturimin nga Stambolli dhe drejt Stambollit, tregojnë të dhënat në internet faqen e koncesionarit të aeroporteve TAV Maqedoni. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht…

Lexo më Shumë

Assesi të mos zgjidhen kushtet elementare të mësimit për mbi 500 nxënësit e shkollës fillore “Jeronim De Rada” të Çerkezit të Kumanovës. Gjysmë vjetori i dytë në këtë shkollë filloi me problemet e njëjta, të cilat ishin premtuar se do të evitoheshin qysh para një viti nga ish-drejtori i kësaj shkolle. “Besoj që në vitin 2016 do të fillojë punimet për sallën e sportit. Ndërrimi i dritareve dhe nxehja qendrore do të mbeten për pushimin veror“, tha Hakik Jahiu, ish-drejtor i SHF “Jeronim de Rada”. Edhe pas pushimit veror nuk ishte bërë asnjë punim në këtë shkollë, ndërsa ishte premtuar…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë mbajtur më 11 dhjetor kanë qenë hap thelbesor në zgjidhjen e krizës së thellë politike, e cila ka zgjatur dy vite. Duke e prezantuar raportin e specialistit austriak Steffan Shenah përkujtoi në kontekstin në të cilin janë mbajtur zgjedhjet, më saktë në krizën politike, e cila ka zgjatur dy vite, pas bojkotit të Parlamentit të opozitës dhe intervenimit masiv të BE-së, e cila ka sjellë deri në progres me ndryshime në Qeveri, formimun e PSP-së, amnistinë… ‘Deri më tani nuk është formuar qeveria dhe kjo na shqetëson, ne si Këshill i Evropës duhet…

Lexo më Shumë

Javorja “Fokus” kohën e fundit ka shkruar një sërë tekstesh për mënyrën e finansimit të partive politike, duke i vënë theks partisë shqiptare në pushtet BDI. Janë zbuluar disa kompanive të cilat në mënyrë të paligjshme kanë donuar mjete në llogarinë e BDI-së, pasiqë në momentin kur kanë dhënë donacionin kanë pasur kontrata aktive nga tenderat e institucioneve me të cilat udhëheq kjo parti, përcjell Almakos. Ajo që gazetës Fokus i ka rënë në sy është një kompani belge, e themeluar në fund të vitit 2015, e emërtuar si “Qendra për Përkrahje dhe Zgjidhje MK”, e cila në Maqedoni ka…

Lexo më Shumë