Javorja “Fokus” kohën e fundit ka shkruar një sërë tekstesh për mënyrën e finansimit të partive politike, duke i vënë theks partisë shqiptare në pushtet BDI. Janë zbuluar disa kompanive të cilat në mënyrë të paligjshme kanë donuar mjete në llogarinë e BDI-së, pasiqë në momentin kur kanë dhënë donacionin kanë pasur kontrata aktive nga tenderat e institucioneve me të cilat udhëheq kjo parti, përcjell Almakos.
Ajo që gazetës Fokus i ka rënë në sy është një kompani belge, e themeluar në fund të vitit 2015, e emërtuar si “Qendra për Përkrahje dhe Zgjidhje MK”, e cila në Maqedoni ka ardhur duke përfituar nga lehtësimet tatimore dhe ndihmat shtetërore.
Kjo kompani më tutje punëson në postin e Menaxherit vëllaun e drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja z. Ariton Fida, i cili paraqitet si personi kyç në këtë kompani për Maqedoninë. Më vonë kjo kompani ka donuar 25.000 Euro në konton e BDI-së si donacion për zgjedhje. Pikërisht ky moment ka hapur shumë pikëpyetje tek mediat maqedonase.
Sipas ekspertëve juridik, mënyra e këtillë e ndërhyrjes tek kompanitë e huaja të cilat vijnë të investojnë në Maqedoni duke shfrytëzuar lehtësimet, paraqet vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korupcion.
“Fokus” më tutje shkruan se për hapjen e kësaj kompanie, opinioni i Maqedonisë nuk u njohtua aspak siç zakonisht ka bërë ish-kryeministri Gruevski me prerjen e shiritave, madje edhe nga disa herë në të njejtën kompani.
Të gjitha këto pyetje për të cilat shkruhet se nuk është dhënë ende përgjigje nga vëllezërit Fida, hapin shumë dilema se në çfarë mënyre ka menaxhuar me agjencinë për investime z. Visar Fida.
Sa raste të tilla ka ku përmes pozitës së drejtorit ndikohen dhe kushtëzohen kompanitë e huaja? Çfarë formash të kushtëzimit dhe shantazhit përdoren? Ku shkojnë dhe në cilat zona investojnë këto kompani të huaja? Vallë a ka investime reale në zonat shqiptare, apo agjencia përdoret vetëm për pasurimin e disa individëve të rrethit misterioz? Këto dilema do të duhet të sqarohen në të ardhmen.
Tekstin e plotë mund ta lexoni tek javorja “Fokus”/Almakos
Data 19.06.2026
Aktuale
- Ndërron jetë njëri nga të akuzuarit për zjarrin në Koçan
- “Kërkojmë ndjesë për incidentin javën e kaluar”- Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg vëllezërit Bushgjoka dhe Çakrin, kërkojnë falje për rrahjen në kafaz, por…
- Aliu: Qeveria miratoi informacionin për themelimin e Qendrës për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore
- E rrahin brutalisht në tualetin e lokalit në Gostivar
- VLEN: Po hapim një kapitull të ri në zhvillimin e universitetit publik në gjuhën shqipe
- BIRN: “Do e drogojmë Evropën”, milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë
- Publikohet Regjistri i ri i e-Tregti për siguri më të madhe gjatë pagesave online në Maqedoni
- Rasti Onkologjia: Nino Vasev lirohet nga paraburgimi, do të mbrohet në liri

