Prej 16 deri më 19 shkurt në Shkup dhe në pesë qytete tjera në rajon (Prizren, Sarajevë, Tiranë, Beograd dhe Podgoricë), do të mbahet Festival ndërkombëtar i filmit britanik – PlayUK. Festivalin e organizon Këshilli britanik. PlayUK do të hapet me “T2 Treinsporting”, ndërsa për katër ditë publiku do të mund të ndjek dhjetë premiera. Do të shfaqen filmat artistik më të mirë bashkëkohor britanik dhe filma dokumentarë. Festivali në Shkup do të mbahet në bashkëpunim me Qendrën Kulturore për të Rinj.
Author: Rilinda
Shoqata e studentëve të diplomuar në universitetet turke u bën thirrje personave të prekur nga shfuqizimi i marrëveshjes së njohjes reciproke të diplomave me Turqinë që t’u besojnë vetëm informacioneve që dalin nga institucione zyrtare. Pas publikimit të lajmeve për shfuqizimin e marrëveshjes, Shoqata ka kontaktuar menjëherë institucionet zyrtare të Maqedonisë dhe të Turqisë për të mësuar diçka më tepër rreth kësaj çështje. Shoqata kërkon që personat e prekur nga kjo çështje të jenë të qentë dhe të mos i marrin parasyshë sqarimet e publikuara, por vetëm të presin sqarime nga institucionet zyrtare. Ata zotohen se do të vazhdojnë të…
Maqedonia dhe Serbia janë zgjedhur si vende të vetme ”të treta” nga ana e Bashkimit Evropian ku Agjencia për kufijtë evropian dhe roje bregdetare do të mund të kryej operacione për të penguar migrimin ilegal dhe kthimin e migrantëve. Siç njofton korrespondenti i AIM-së nga Brukseli, BE-ja ka përgatitur marrëveshje për bashkëpunim operativ prioritar me vendet e treta. Tani për tani, Agjencia për kufijtë evropian dhe roje bregdetare numëron 1550 policë të reshtuar në vendet anëtare në kufijtë e tyre të jashtëm.
Në qendrën ndërkomunale për punë sociale në Dibër, e cila me aktivitetet e saj e mbulon edhe komunën Zhupë-Qendër, për të drejtë shërimi të ndihmës sociale ose për realizimin e saj për herë të parë, janë dorëzuar 702 kërkesa. ‘Në dy ditë para se të kalojë afati janë dorëzuar 702 kërkesa, nga to 80% janë nga komuna e Dibrës. Nga numri gjithsej, 656 janë kërkesa për vazhdimin tashmë të realizimit të së drejtës, përderisa 46 janë kërkesa për realizimin e herës së parë’, tha Kreshnik Paçuku, drejtor i Qendrës. Paçuku apelon deri te të gjithë ata që vlerësojnë se mund…
Ceremoni komemorative me rastin e 27 janarit, Ditës ndërkombëtare për kujtimin e holokaustit, do të mbahet sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë. Në ngjarje do të flasin zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, kryetarja e Komunitetit hebraik në Maqedoni, Berta Romano Nikoliq, ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ambasadori polak, Jecek Multanovski dhe Sarale Gutman nga Izraeli, vajza e Gita Shami, hebraikja e vetme nga Maqedonia e cila e mbijetoi Holokaustin në kampin Aushvic-Birkenau.
Mbi 3500 familje në Tetovë jetojnë nga ndihma sociale, informon gazeta Koha. Sipas përgjegjësve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, këtë të drejtë në Tetovë gjithsej e shfrytëzojnë 3400 persona. Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe sa është duke vijuar ripërtëritja e dokumenteve, ka 150 shfrytëzues të rinj që kanë aplikuar. “Deri më tash ne kemi pasur 3400 shfrytëzues të ndihmës sociale deri më datë 24 janar, gjegjësisht deri të martën 2900 shfrytëzues i kanë ripërtërirë dokumentet, në veçanti mund të cekim se këtë vit kemi edhe 150 shfrytëzues të rinj, të cilët për…
Vendosja e regjimit të qarkullimit çift-tek, respektivisht propozimi për ndryshim të ligjit për siguri në qarkullim në rrugët dhe Qeveria t’i angazhojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike dhe t’u rekomandojë pushteteve lokale 50 për qind ta zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve zyrtare. Këto janë masat që i propozon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri te Qeveria për zvogëlimin e ndotjes. Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministri dikasterial Bashkim Ameti sot është takuar me përfaqësues të shoqatave civile dhe kanë diskutuar për problemet aktuale me cilësinë e ajrit ambiental dhe për propozim-masat për zvogëlim të…
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht nëpër rrugë të lagështa, në viset në pjesën perëndimore vende-vende me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare të “Rrugëve të Maqedonisë”. Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes Rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshiqtjes së dheut dhe komunikacioni rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska…
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme dëbore në pjesët juglindore, ndërsa në pjesët ekstreme juglindore do të ketë shi dhe dëborë. Në orët e pasdites reshjet do të ndalojnë dhe gjatë ditës do të ulen edhe vranësirat. Do të fryjë ere e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht dhe e fortë me drejtim verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo ditore nga minus tre deri në katër gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell veçanërisht në orët e…
Profesorët Univerzitar Mersim Makusti dhe Mersel Bilalli të ftuarit e sontshën në emsionin debativ Click Plus që transmetohet live në Tv 21 ndajnë mendimin se shumica e antarëve të BDI-së kanë kundërshtime serioze të shkohet në qeveri me VMRO-në. “Kushtetuta është shumë e qartë, siç ka qenë e qartë shumë herët më parë por nuk është aplikuar ksëhtu siç ka qenë. Kushtetuta thotë se mandati i jepet partisë apo koalicioneve që përbëjnë shumicë” u shpreh Bilalli. “Më mirë dë të ishte që kjo qeveri të formohet nga LSDM dhe partitë politike shqiptare, për shumë arsyje. Tani brenda në LSDM kemi…
Visar Ademi sonte në ClickPlus u shpreh se nëse VMRO-ja nuk arrin të formojë qeverinë e re atëherë do të tentojë të shkaktoj krizë politike. “VMRO-ja do të mundohet të krijoj qeverinë, dhe jo për hatër të kërkesave të shqiptarëve, jo se e ka gajlen e dygjuhësisë, sepse është në pyetje liria personale që e kanë keqpërdor pushtetin. Ata do të mundohen me atomin e fundit që që të bëjnë një llojë koalicioni me BDI-në, por edhe në qoftëse nuk e bëjnë kriza të tjera nëpërmjet kryetarit të shtetit nëpërmjet institucioneve tjera ndoshta edhe një krizë ndërqytetare” u shpreh Ademi.…
Si duhet të sillen të gjitha ndryshymet që duhet bërë? I ftuari i emsionit të sontshëm në Click Plus që transmetohet live në Tv 21 analisti dhe Profesori Univerzitar Mersel Bilalli në lidhje me çështjen se si duhet të sillen të gjitha ndryshimet mendon që në Maqedoni ç’do gjë është e mundëshme, është një pikë e zezë që vështirë mund të thuhet se vlejnë parimet kushtetuese dhe ligjet, ndaj logjika e përgjigjes në aspekt juridk përjashtohet, pra mvaret nga qëndrimi i nëntokës të themi se ç’far qëndrimesh dhe kalkulimesh do bëjnë partitë. Kushtetuta është e qartë se mandati i jepet…

