Mbi 3500 familje në Tetovë jetojnë nga ndihma sociale, informon gazeta Koha. Sipas përgjegjësve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, këtë të drejtë në Tetovë gjithsej e shfrytëzojnë 3400 persona. Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe sa është duke vijuar ripërtëritja e dokumenteve, ka 150 shfrytëzues të rinj që kanë aplikuar. “Deri më tash ne kemi pasur 3400 shfrytëzues të ndihmës sociale deri më datë 24 janar, gjegjësisht deri të martën 2900 shfrytëzues i kanë ripërtërirë dokumentet, në veçanti mund të cekim se këtë vit kemi edhe 150 shfrytëzues të rinj, të cilët për herë të parë ose pas një pauze prej dy tre vitesh kanë vendosur që të ripërtërijnë sërish dokumentet për shfrytëzimin e ndihmës sociale, kështu që bashkë me këto shfrytëzuesit e rinj, numri ka arritur diku rreth 3150 shfrytëzues të ndihmës sociale të cilët kanë ripërtërirë dokumentacionin e nevojshëm. Numri i shfrytëzuesve të ndihmës sociale nga viti në vit shënon ulje. Nuk kemi rritje të numrit ashtu si dikur, për shkak se shumica largohen nga vendi dhe arrijnë të sigurojnë një punë jashtë vendit për tre apo katër muaj, kështu që prindërit e tyre nuk mund ta shfrytëzojnë atë të drejtë për shkak se një anëtar i familjes i cili nuk mund të bëj deklaratën për të përdorur të dhënat personale gjendet jashtë”, theksoi për Koha, Iljas Alija, udhëheqës Sektori për Ndihmë Sociale, pranë Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
Data 19.06.2026
Aktuale
- Prokuroria ngriti hetim dhe zbuloi motivin e errët të vrasësit serik nga rajoni i Kumanovës
- VIDEO/ Padia për emërimin e Prokurorit që e hetoi, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative! Nuk lejohet transmetimi live i seancës
- I vriste për t’u kryer marrëdhënie seksuale me trupat e pajetë – detaje tmerruese nga aktakuza për vrasësin serial nga Nagoriçani i Vjetër
- Tetovarja raporton keqpërdorim të kartelës bankare, dëmtohet për 80 mijë denarë
- Granata të pashpërthyera u gjetën në dy fshatra të Manastirit
- Shkupi do të bëhet me Qendër të veçantë për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore
- LSDM: Raporti i PE-së thekson ndërhyrjen e huaj në Maqedoni, ndikimin rus, serb dhe kinez
- Vila luksoze e Ballukut në Dhërmi, si u tentua të zhdukeshin gjurmët! Vartësi i ish-zv kryeministres i kërkoi menaxherit të ‘Brunes’ të fshinte emailet për materialet e pishinës

