Problemi më i madh i përsëritjes së koalicionit mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, nuk ka lidhje me “Marrëveshjen e majit”, por me realizimin thelbësor të Marrëveshjes së Përzhinos. Në këtë rast bëhet fjalë për reformat urgjente me prioritet, shkruan “Vërtetëmatësi“. Zëdhënësi i partisë politike BDI, Bujar Osmani, për “Alsat M” dha deklaratën në vazhdim në lidhje me opsionet dhe bisedimet për përbërjen e qeverisë së re në RM, të cilën e vlerësojmë si shtrembërim të së vërtetës: Spin: Opsioni i parë është koalicioni me VMRO DPMNE-në. Për këtë ka argumente “pro” dhe “kundër”. Argumenti kryesor “pro” dhe arsyetimi i mundshëm…
Author: Rilinda
Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDHP) sot do ta shënojë 28 Janarin-Ditën e mbrojtjes së të dhënave personale. Pritet që Drejtoria për mbrojte të të dhënave personale (DMDHP) ta prezantojë këtë dokument nesër para publikut më të gjërë, ku mes tjerash parashihet ridizajnimi i ligjësisë në kontekst të Rregulativës së BE-së të 25 majit të vitit 2016, i Parlamentit Evropian dhe i Këshillit për mbrojtjen e personave në aspekt të përpunimit të të dhënave personale dhe qasjen e lirë te ato të dhëna, që duhet të zbatohet nga 25 maji i vitit 2018. Parashihet që për dy vite…
Moti në Maqedoni do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme, kryesisht me diell, mjegulla dhe erë të dobët veriore. Paradite në pjesën më të madhe të vendit do të ketë vranësira të rritura, ndërsa pasdite do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë veriore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 4 deri në 2 gradë. Në Shkup paradite do të mbajë mot i vranët, pasdite me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në…
Ka vijuar të jetë një nga debatet e nxehta sot në Televizionin Telma. Gazetarja e njohur Olivera Trajkovska përballë sot kishte të ftuar Nënkryetaren e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi. E tërhequr totalisht nga pyetjet e veprimtarisë komunale, gazetarja nuk i ka kursyer pyetjet politike për numrin dy të BDI-së, në dozën prej ciniku gazetarja Trajkovska ka pyetur Arifin se : Në kohën kur adminisrata Obama është në tërheqje e sipër, si do te veprojë Bashkimi Demokratik për Integrim: Në të njejtën monedhe, por me shume elegancë Arifi u përgjigj që : BDI është subjekt politik i cili është…
Sindikata e Jugohromit ka paralajmëruar protesta të reja javën që vjen. Protesta është paraparë që të mbahet në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 duke e bllokuar rrugën në të dy drejtimet. Qëllimi i protestave mbetet i njëjti, sindikata kërkon që Jugohrom të rihapet me ose pa vendosjen e filtrave. Pavarësisht analizave që tregojnë se ajri është për 40% më i pastër pas mbylljes së Jugohrom-it, sindikata mbronë qëndrimin se Jugohrom edhe pa vendosjen e filtrave nuk është ndotësi kryesorë i ajrit në zonën e Pollogut. Kryetari i sindikatës së Jugohromit Bajram…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i propozon masa për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit që paraqet problem me të cilin përballen qytetarët. Masat reale, të cilat Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ia propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë: Aplikimi i regjimit të komunikacionit çift -tek, përkatësisht propozim për ndryshimin e ligjit për siguri ne komunikacionin rrugor Qeveria e R. së Maqedonisë t’i obligojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike dhe t’u rekomandojë vetëqeverisjeve lokale për 50% ta zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve zyrtare gjë të cilën Ministria…
Kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski ka pranuar se janë bërë lëshime gjatë miratimit të vendimit për ndarjen e linjave mes autobusëve privat dhe atyre të Ndërmarrja Qarkulluese Publike-Shkup, transmeton Fakte. Gjatë seancës së Këshillit të qytetit, Trajanovski pranoi se do të merren në shqyrtim të gjitha ankesat dhe sugjerimet e qytetarëve për të rikthyer sërish në qarkullim autobusët e NQP-së, posaçërisht në linjat 9 dhe 19. Janë bërë lëshime, konstatuam se janë bërë lëshime. Më vjen keq që kjo u konstatua pasi transportuesit privat filluan me punë. Gjithashtu më vjen shumë keq përse këtë nuk e konstatuam gjatë…
Instituti për demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer” e përgatiti edicionin e parë plotësues të Manualit për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016. “Ky edicion i Doracakut i ka të gjitha informacione relevante për procesin zgjedhor, legjislativën, mënyrën e votimit të modelit zgjedhor, për listat e partive dhe bartësve të tyre si dhe për shkaqet të cilat çuan drejt këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Edicioni i përmbajti edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të zbatuara, ndarjen e mandateve dhe vlerësimet për zbatimin e zgjedhjeve nga partitë pjesëmarrëse, si dhe të misioneve dhe organizatave relevante vëzhguese”,…
Po tregon fotografitë dhe dëshmitë që ka grumbulluar, për të dëshmuar dhunën që ushtrojnë gardianët ndaj të burgosurve në burgun e Idrizovës. Avokati i Popullit Ixhet Memeti, thotë se këto të materiale vërtetojnë fajësinë e 8 gardianëve dhe policëve të burgut të Idrizovës për dhunën e ushtruar ndaj disa të burgosurve. Këtë kallëzim penal, Memeti e ka drejtuar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, por ai ankohet se kjo e fundit nuk po u përgjigjet fakteve dhe dëshmive. “Para dy javësh paraqitëm një kallëzim penal për një numër të madh të gardianëve në burgun e Idizovës të cilët mendoj dhe…
Aktivisti qytetar Petrit Saraçini ka thënë se ne duhet të provojmë se kush nga forcat politike maqedonase që të fillojë një dialog me shqiptarët. “Pra duhet të kërkojmë partnerin politik nga pala maqedonase që në të ardhmen jo të ndalen apo frenohen proceset, të drejtat e njeriut të mos shkelen…I kemi gjitha faktet se VMRO-DPMNE nuk respekton marrëveshjet”, ka thënë Saraçini në “Rruga drejt…” në Alsat-M.
Anëtari i kryesisë qëndrore të BDI-së Rafis Aliti, ka thënë se katër pikat e BDI-së janë të panegociueshme, dhe qoftë VMRO apo LSDM duhet ta pranojnë platformën e BDI-së. “Poashtu edhe marrëveshja që u arrit me subjektet shqiptare është pjesë e qeverisë së ardhshme. Qoftë VMRO apo LSDM duhet të pranojnë, madje platformën politike të BDI-së nëse duan të kemi qeveri të ardhshme”, ka thënë Aliti në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M.
Deputeti Artan Grubi sonte në formë të shkruar deklaroi se nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë as për VMRO-DPMNE dhe as për LSDM. “Të nderuar, e vë re përfoljen e madhe dashakeqëse, tendencioze dhe intrigante në lidhje me qëndrimet individuale për situatën paszgjedhore në vend, andaj dua të ju risiguroj se, unë nuk kam qenë asnjëherë, nuk jam sot, e as që do jam ndonjëherë as me VMRO e as me LSDM, por i qëndroj besnik bindjeve të mia kombëtare në përkrahje të plotë të deklaratës së përbashkët shqiptare, liderit tim Ali Ahmeti dhe BDIsë”, shkruan Grubi.

