Author: Rilinda

Nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim dje patën takim me kryetarin Ali Ahmeti, takim në të cilin është prezent edhe Musa Xhaferi. Në takim u diskutua për vendimin përfundimtar nëse do të bëhet koalicion me VMRO-DPMNE-në. Mirëpo, BDI as mbrëmë nuk arriti që të sjellë ndonjë vendim përfundimtar. Ndërkohë, kjo parti sot do të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore, me fillim nga ora 13:00. Ndërkohë, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë tha se ende po analizojnë koalicionimin e mundshëm me partinë e Gruevskit dhe shtoi se konsultimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Mbledhjet dhe takimet në selinë…

Lexo më Shumë

Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Manastir dhe Berovë ku janë matur -18 gradë Celsius, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në Tetovë janë matur -15, në Kumanovë -14, në Shkup në Zajçev Rid dhe në Demir Kapi -13, në Strumicë dhe Shtip -12, në Prilep dhe Mavrovë -11, Në Kriva Pallankë -10, në Lazaropole, Vinicë, Topolçan dhe Pretor -8, në Gjevgjeli -7, në Dojran, Gjurishte, Pozharane, Dibër dhe Ohër -6 dhe në Krushevë -5 gradë Celsius. Më shumë borë edhe më tej ka në Mavrovë 67 centimetra, në Pozharane dhe Gjurishte 46, në Lazaropole 45, në Krushevë…

Lexo më Shumë

Në vend që të presin rradhë në vendet e shitjes së biletave, qytetarët do të mund t’i mbushin biletat elektronike edhe prej shtëpie përmes internetit, njoftoi drejtori i Ndërmarrjes Publike Transportuese, Igor Janushev, si pjesë e risive me të cilat do të largoheshin disa mungesa nga sistemi i ri i biletave elektronike. “Bëhet fjalë për sistemin, përpunimi i të cilit është në fund. Ky sistem do të jap pasqyrë në lidhje me atë se sa burime keni vendosur dhe si i keni shfrtytëzuar. Prej 1 shkurtit nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe sistem të ri tarifor”, deklaroi Janushev.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese theksoi se vijon koha e desoroizimit dhe se destruksioni i, siç qëndron, mercenarëve të Soros-it është lexuar gjithkund. “LSDM-ja dhe Soros shpresojnë se me para dhe me ndihmë nga jashtë do ta luajnë vullnetin e popullit, do të grabisin nga pushteti dhe do të vazhdojë me marshimin e tyre destruktiv, duke kaluar të pandëshkuar. Më 11 nëntor populli i dha fund fantazive të errëta të LSDM-Soros”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Nga partia përkujtojnë se, siç qëndron, LSDM/Soros dy vite të egërsuar shkatërruan gjithçka para vetes dhe shkaktuan dëme të rënda dhjetëra miliona euro. “Familjet…

Lexo më Shumë

Bujqit grekë sot do ta bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni, në suaza të protestave kundër politikave qeveritare të Greqisë. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë informon se pritet bllokimi i vendkalimit të fillojë në mesditë dhe se nuk ka informacione sa do të zgjasë bllokada.

Lexo më Shumë

Tre anëtarë të forcave speciale të Ministrisë së Brendshme me pajisje të plota sonte janë vërejtur para ambasadës së SHBA-së në Shkup. Para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, megjithatë, situata është normale gjatë këtij momenti pas alarmit të rrejshëm, nën kërcënimin se dy raketa për 16 minuta do ta granatonin Qeverinë, transmeton TetovaSot. Trafiku po zhvillohet në kushte normale, dhe se qytetarët lëvizin lirshëm. Kështu me pak fjalë mund të përshkruhet situata në këtë pjesë të qytetit, pas sot pasdite në rrjetet sociale qarkullojnë fotografitë me një deklaratë nga ambasada amerikane në Shkup, e cila ka paralajmëruar qytetarët e saj…

Lexo më Shumë

E ndërsa kampet politike në Maqedoni janë të heshtura, kur kanë mbetur dhe tre ditë nga përfundimi i mandatit të Gruevksit për të formuar qeverinë e re, gjë që e ka bërë të vështirë parashikimin e asaj çfarë mund të ndodhë në orët e ardhshme, media e njohur ruse Sputnik ka tentuar zbardhë atë që e pret politikën e tendosur të Shkupit në fundjavë. Sipas Sputnik, marrëveshja është arritur tashmë mes Gruevksit dhe Ahmetit për një qeveri mes tyre, ku aleatë do kenë edhe pakicën serbe…. Portali rus Sputnik, në edicionin e tij në gjuhën serbe ka publikuar një shkrim…

Lexo më Shumë

Hapja e plagëve të vjetra dhe përzierja në punët e brendshme të vendeve mund t’i rrezikojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, theksoi presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov, në fjalimin me rastin e pritjes për anëtarët e korit diplomatik, të akredituar në Republikën e Maqedonisë, që u mbajt sonte në Strugë. “Ne në Ballkan e ndjejmë mungesën e BE-së dhe të NATO-s, që mund ta rrezikojë stabilitetin e Ballkanit. Në periudhën e fundit dëgjoj retorikë dhe shikoj procedura të cilat të kujtojnë periudhën që mendonim se është larg nesh – periudhën e shpërbërjes së një shteti të përbashkët. Për një kohë të…

Lexo më Shumë

LSDM sot akuzoi se pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë punojnë në kushte jo përkatëse, mbajnë uniforma të grisura dhe pajisje të vjetër dhe nuk kanë ngrohje në kazermat. “Ushtarët 10 vite janë të lënë të punojnë në kushte poshtëruese dhe të papërshtashme, edhe pse e kryejnë detyrën më me përgjegjësi në shtet – mbrojtje të integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë. Me të njëjta uniforma dhe këpucë i ndihmuan qytetarët në përmbytjet, ndërsa me të njëjta ndihmojnë edhe sot në këtë dëborë. Pa mjete, në vend me mekanizëm përkatës”, tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Komisionit për mbrojtje të…

Lexo më Shumë

Të maskuar në kokë, me pistoleta dhe kallashnikovë në duar, tmerri i vjedhjeve të armatosura është kthyer në Çair dhe në lagjet e banuara kryesisht me shqiptarë. Bastoret, posta, marketet dhe dyqanet e mëdha të tregtisë me pakicë dhe shumicë, barnatoret, pompat e benzinës… janë piketuar si vendet ku më së shumti kryhen vjedhjet e hajnave të armatosur, e të cilët besohet të jenë shqiptarë. Gazeta KOHA merr vesh se ditë më parë, tre persona të maskuar dhe të armatosur – dy me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë dhe qese në dorë, vodhën fitimin ditor të kompanisë për teknikë të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Asociacionit të prokurorëve amerikan David Laband, konsideron se formimi i Prokurorisë Speciale është vetëm hapi i parë drejtë zgjidhjes së rastit me materialet e përgjuara në Maqedoni, ndërsa do të vijojë formimi i Gjykatës Speciale për zbatimin e hetimeve, transmeton “Zëri i Amerikës”.“Nëse ka një gjykatë publike, të cilës mund t’i besohet, kjo do të ishte mënyrë më e mirë, sepse Gjykatat speciale, të cilat janë jashtë sistemin të rregullt të drejtësisë, mund të sjellin që edhe më tepër të rritet mosbesimi i qytetarëve ndaj Qeverisë” – ka deklaruar Laband. Sipas Kryetarit të prokurorëve amerikan Laband, rasti me…

Lexo më Shumë

Sipas gazetarit Zeqiri politikat koruptive të që kanë okupuar shtetin u dëshmuan tek “Bombat” e famshme të opozitës. Zeqiri thotë se lloji I politikave të tilla është ndjerë edhe më herët, kjo vërehet në sjelljen e partive që deri më tani kanë qenë në pushtet. Sipas gazetarit VMRO dhe BDI nuk pranojnë asnjë kombinatorikë tjetër dhe nuk duan që askush ti ndaj ata nuk duan qw askush ti ndaj. “Politikat koruptive u dëshmuan edhe zyrtarisht me bombat e fundit të publikuara nga LSDM-ja opozitare, por ato ndjeheshin edhe më herët nga mënyra se si funksiononte shteti. Kjo vërehet edhe tani…

Lexo më Shumë