Teuta Arifi, Izet Mexhiti e Nevzat Bejta, u larguan para pjesëmarrësve tjerë që u mblodhën rreth kryetarit në Reçicë të Vogël! Tre nënkryetarët e BDI-së, u larguan me vetura nga selia e partisë. Pak orë më vonë, një veturë me targa të Gostivarit shihet para selisë së LSDM-së në Shkup! TV21 ka konfirmuar se bëhet fjalë për makinën e kryetarit të komunës së Goativarit Nevzat Bejtës! Por, nuk është konfirmuar nëse ai është brenda partisë së LSDM-së apo jo!? LSDM-ja nuk i ka kthyer përgjigje redaksisë për këtë gjë! https://www.youtube.com/watch?v=B_5zqJ1LUPQ
Author: Rilinda
Tom Harvey, avokat i aktorit të famshëm amerikan, Robert De Niro, do të mbrojë Valdet Zekajn, ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar në Kumanovë, njoftojnë familjarë të tij. “Tom Harvey eshte avokati qe ne si familje kemi angazhuar per mbrojtjen e Valit me shoke. Perpjekja e mikut tone Elvir Muriqi beri qe avokati i mirenjohur te angazhohet per kete rast. Dua te thesoj se kemi pasur takime me disa persona me ndikim ne Amerike si Senatore, kongresmen, perfaqesues te shoqatave dhe biznesmen, pasi qe i informova per rastin kam marr garanci per angazhim te fuqishem per zbardhjen e keti rasti.…
Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi sonte gjatë emisionit debativ ‘’Studio e Hapur’’ në TV Nova shumë hapur tha se me Gruevskin në asnjë rast nuk ulemi as që të bisedojmë për qeverisje. Gjatë emisionit debativ, Ibrahimi pos tjerash shtjelloi edhe pozicionin e Besës kundrejt partive maqedonase, për çka ai tha se: ‘’ Në të kaluarën kemi pasur parti shqiptare që rrinin nëpër seli të VMRO-së vetëm për të qenë pjesë e qeverisë. Është hera e parë që një subjekt shqiptar nuk shkon dhe as që pranon të bisedoj me Gruevskin’’, përfundoi Ibrahimi.
Nikolla Gruevski dje e ka njoftuar presidentin Gjorge Ivanov dhe kryesuesin e Kuvendit, Trajko Veljanovski se VMRO DPMNE posedon përkrahjen e 61 deputetëve të mjaftueshme për të formuar qeverinë, njoftojnë për Gazetën Lajm burime partiake. Sipad tyre, BDI vetëm është duke aktruar se po debaton për koalicionim ose jo me VMRO DPMNE-në, sepse kjo punë sipas tyre “është kryer” para disa ditëve. E vetmja dilemë mbetet nëse kryeministër do të jetë Nikolla Gruevski, ose Nikolla Popovski. Edhe pse për momentin BDI ende është duke vazhduar mbledhjen e kryesisë, burimet tona thonë se Gruevski dhe Ahmeti tashmë e kanë caktuar edhe…
Në redaksinë e Televizionit Shenja ka arritur një ankesë e qytetarëve lidhur me Ndërmarrjen Publike “Parkingu i Qytetit-Tetovë”. Qytetarët rrëfejnë se ata fillimisht kanë paguar parking për një orë për automjetin e tyre. Më pas, ata kanë paguar edhe për një orë shtesë, pasi e kanë vërejtur se u është dashur të lënë veturën të parkuar për më shumë se një orë. Mirëpo, në ndërkohë, autoritetet kanë vendosur që të dënojnë qytetarët në fjalë, edhe atë në mënyrë skandaloze. Në veturë, është vendosur njoftimi se vetura është bllokuar në ora 11:50. Qytetarët menjëherë janë ankuar se kanë bërë pagesën edhe…
Ekspertët juridik vlerësojnë se në rast të dështimit të Nikolla Gruevski, presidenti mandatin për formimin e qeverisë duhet t’ia dorëzojë LSDM-së. Sipas tyre opsion i përfolur tashmë në media se Ivanov mund të ja jap edhe një personi tjetër nga VMRO-ja mandatin që ta konstituojë qeverinë është plotësisht në kundërshtim me Kushtetutën. Madje sipas profesorit Bekim Kadriu Ivanov gaboi kur ia dha mandatin VMRO-së pavarësisht se nuk kishte siguruar shumicën parlamentare. Sipas Kadriut kushtetuta parasheh që besimin e mandatit nga ana e presidentit ta merr partia ose koalicioni që ka shumicën parlamentare. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nuk parashehë afate…
Familjet e prekura nga vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar e që jetojnë në Lagjen Inxhikovë të Shkupit janë lënë në harresë nga institucionet shtetërore. Disa prej familjeve që vizitoi ekipi i Alsat- M janë duke bërë jetë mizore, pa kushte elementare për jetë, me mure të lagura, dysheme të shkatërruara, dhoma pa ngrohje, mungesë e ushqimit dhe veshmbathjeve. Banorët shprehen të revoltuar për kompensimet që u janë ndarë me të cilat nuk kanë arritur asgjë të bëjnë në riparimin e shtëpive të tyre. “Shumë keq është, ftohtë, pa rrymë. Kulmi është duke u rrëzuar, lagështi kemi në…
Fati i Prokurorisë Speciale Publike mbetet i paparashikueshëm. Formimi i qeverisë së re pa mbështetjen e 2/3 të votave të deputetëve lë shumë të panjohura se a do ti vazhdohet mandati PSP-së e cila merret me zbardhjen e krimit të krerëve qeveritar në Maqedoni. Dy partnerët e deritanishëm të koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE dhe BDI, kanë qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me mandatin e Speciales. Bashkimi Demokratik për Integrim, punën e PSP-së dhe vazhdimin e mandatit të saj e ka në mesin e pikave për të cilat ishte shprehur se janë të panegociueshme me partnerin e ardhshëm qeverisës. Ndërkohë partia e…
Nëse BDI-ja vazhdon bashkëqeverisjen me VMRO –DPMNE-në, kjo sipas njohësve të çështjeve politike në vend, është vetëvrasje politike për BDI-në, shkruan Alsat-M. Sipas analistit Ismet Ramadani qytetarët nuk do ta mirëpritnin hyrjen e BDI-së sërish në qeveri me partnerin e deritanishëm pasi në këtë mënyrë do të thellohej kriza politike. Ramadani nuk përjashton mundësinë edhe të përshkallëzimit të situatës dhe rritjes së rezistencës opozitare dhe ndërkombëtare. Pa marrë parasysh se për çfarë modalitete tash po kalkulohet, me vet faktin se edhe më tutje do të kemi bashkëqeverisje VMRO- DPMNE – BDI, percepcioni te qytetarët do të jetë negativ, bile mendoj…
Dy persona janë lënduar në një aksident komunikacioni i cili ka ndodhur mbrëmë në Shkup në bulevardin “Partizanski odredi” mes dy makinave të tipit “BMW”. Siç njoftojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 21:50 në udhëkryqin mes bulevardit “Partizanski odredi” dhe rrugës “Pariska” mes makinës “BMW” me regjistrim të Shkupit e drejtuar nga A.Gj (19) nga Shkupi dhe një makine tjetër poashtu e tipit “BMW” pa targa të regjistrimit e drejtuar nga I.A (21) nga Shkupi. Në këtë aksident me dëmtime të rënda kanë kaluar A.Gj dhe bashkëudhëtari në makinën e tij M.A.M (18) nga Shkupi, të cilët…
Një shtetas i Maqedonisë është arrestuar dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, pasi provoi të mitosë policët me 5 euro. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti për tu shmangur një kundërvajtje trafiku u ka ofruar zyrtarëve policor një shumë parash prej 5€. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar duke u kushtëzuar që të nesërme të paraqitet pranë gjykatës”, njofton Policia e Kosovës.
“Menjëherë të ndalojë vjedhja dhe maltretimi i qytetarëve nëpërmjet transportit publik të Shkupit. Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike Transportit (NTP), menjëherë ta rregullojnë problemin që ua kanë krijuar qytetarëve në transportin e qytetit”, reagojnë sot nga LSDM. Në të shtohet se, “derisa Nikolla Gruevski vozitet me Mercedes 600.000 eurosh, ndërkaq bashkëpunëtorët e tij shëtisin me vetura zyrtare ditë e natë, po rrezikohet e drejta e qytetarëve për transport të rregullt publik në qytet”. “Qytetarët nuk janë informuar në kohë për të drejtat dhe obligimet e tyre rreth shfrytëzimit të kartelave elektronike. Nuk e dinë se cila kartelë është më…

