Në parkun “Zhena borec” në Shkup është grabitur një 16 vjeçar nga ana e dy personave të panjohur të cilët ia kanë marrë xhupin dhe celularin. Grabitja ka ndodhur të premten në mbrëmje, ndërsa rastin në stacionin policor Qendër e ka paraqitur babai i djalit. Grabitësit me grusht hekuri dhe thikë i janë kërcënuar djalit, i cili ishte së bashku me edhe një shok, se fizikisht do ta sulmonin nëse nuk e zhvesh xhupin dhe nuk ia japin atyre. Djali e ka zhveshur xhupin, në të cilin e kishte celularin me kufje, pas çka grabitësit kanë ikur. Merren masa për…
Author: Rilinda
Një tërmet është regjistruar sot në ora 11:14, 50 kilometra në perëndim të Shkupit, 8 kilometra në afërsi të fshatit Shipkovicë. Tërmeti ka qenë me intensitet prej 2.7 shkallëve sipas Rihterit, ndërsa ka qenë në thellësi prej 9 kilometrave.
Mbrëmë rreth orës 21:50 në magjistralen Kumanovë- Kriva Pallankë, I.N. (36) duke drejtuar veturën e tipit “Opel Astra” me targa të Kriva Pallankës ka humbur drejtimin, ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Hetim në vendngjarje kanë bërë Prokuroria Publike. Nga ora 22:50- deri 00:45 komunikacioni ka qenë i mbyllur për të dy drejtimet.
Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka komentuar të a.q. analizë të BDI-së për atë se me kë duhet të koalicionojë. Ja postimi i saj në rrjetin social facebook: https://www.facebook.com/ermira.g.mehmeti/posts/770250543131868
Një person ka vendosur ta shesë veshkën e tij. Ai është një 26 vjeçar nga Shkupi, i cili ka zgjedhur rrjetet sociale për ta bërë të ditur këtë gjë. Arsyeja pse G. I ka vendosur ta shesë veshkën, është nevoja për shumën e parave që i duhen për ta operuar fëmijën e tij, shkruan Indeksonline. Kështu ka shkruar në statusin e tij në “Facebook”. Ai ka kërkuar që t`i paraqiten vetëm persona që janë të interesuar seriozisht për marrëveshje, gjithashtu ka bërë të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk e ka problem t`i kryejë analizat. Ndryshe,…
Ziadin Sela Gabimisht shtrohen teza të tipit: “Nuk na lejon kushtetuta…”. Çështja është, sa do ta lejojmë ne kushtetutën të vazhdojë të na trajtojë kështu, si hiç…?!
Maqedonia në dekadat e fundit ka shënuar shpërngulje të madhe të popullatës jashtë shtetit, pastaj ulje të natalitetit dhe shtim negativ të popullatës në më shumë se gjysmën e komunave, shkruan gazeta KOHA. Të dhënat tregojnë se prej vitit 1995, kur në Maqedoni janë lindur 29.886 foshnje dhe në vitit 1996 kur janë lindur 28.946 foshnje, prej atëherë e këndej në vazhdimësi në vitet vijuese shënohet rënie e lindjeve, që në periudhën 2001-2015 lëviz nga 23 deri 24 mijë foshnje në vit. Nga ana tjetër, Banka Botërore vlerëson se vetëm deri në vitin 2010, nga Maqedonia janë shpërngulur mbi 450…
Analisti maqedonas Vllado Popovski mbrmë në një intervistë në TV Nova theksoi se Ali Ahmeti ka të drejt të vendosë vetë edhe nëse anëtarësi e partisë nuk pajtohen me atë. Sipas tij, BDI sot duhet ta tregojë vendimin përfundimtar dhe nuk duhet të më të fshehet. “Ahmeti mund të vendos edhe vetë, por ka dëshirë t’i dëgjon të gjithë dhe kjo do të thotë se i jep vetes kohë për të vlerësuar se a duhet ta ndërroj mendjen dhe të bashkangjitet me qëndrimet e disa anëtarëve. Të dielën do të jetë dita e fundit dhe nuk mund më të heshtet…
MInistri i Arsimit dhe Shkences z. Pishtar Lutfiu mori pjesë në hapjen e seminarit “Konsulidimi dhe fuqizimi i kapaciteteve të stafit akademik të Universitetit Nënë Tereza në Shkup”. Kam kënaqësinë që sot së bashku në këtë seminar shpalosen metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe për të mbështetur stafin pedagogjik dhe zhvillimet e pogrameve studimore të Universitetit “Nënë Teresa” në Shkup. Midis tjerash Ministri Lutiu theksoi se “Universiteti është përkushtuar në promovimin e praktikave më të mira të mësimdhënies dhe arritjes së rezultateve më të suksesshme. Qëllimi i këtij seminari është trajnimi i stafit pedagogjik për përvetësimin dhe përparimin e formave dhe…
Lideri i RDK-së Vesel Memedi e mbështet Ali Ahmetin në formimin e qeverisë së re vetëm nëse Ahmeti hynë me platformën e përbashkët të nënshkruar në Tiranë në prani të Edi Ramës. Për Vesel Memedin e RDK-së nuk ka rëndësi kush formon qeveri VMRO apo LSDM, por me rëndësi është që të realizohet pltforma e përbashkët e nënshkruar nga liderët shqiptarë “Shumica e partive politike shqiptare bashkarisht hartuan një platformë apo deklaratë të përbashkët rreth nevojave të domosdoshme të shqiptarëve që duhet patjetër realizuar, pavarsisht se kush formon qeverinë” shkruan Memedi Memedi gjithashtu sot për TetovaSot u shpreh se vazhdon…
Deputeti i BDI-se, Artan Grubi ka perkujtuar permes nje fotografie kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim duke i perkushtuar atij disa flale në faqen e tij ne facebook: “Kjo foto e Kryetarit Ahmeti e bërë në Shtëpinë e Bardhë në Washington shpesh më përkujton se sa i madh është ky burrë, por fotoja dhe vepra e tij me uniformën UCKsë më shumë se cdo gjë më bind që figura e këtij vigani është e përjetshme.”, ka shkruar Grubi.
Ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret edhe takimi i sotëm i Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim. Pas mbarimit të takimit, para medieve foli zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, i cili tha se edhe nesër do të vazhdojë mbledhja, ku do të diskutohen 5 opsionet të cilat zëdhënësi i BDI-së i përmendi më herët gjatë ditës. Nga ana tjetër, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit theksoi se po shqyrtohen të gjithë mundësitë për, siç tha ai, veprim sa më të mirë dhe në dobi të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Republikës së Maqedonisë. I pyetur…

