Author: Rilinda

Largimet e funksionarëve të BDI-së nuk kanë të ndalur. Sipas tyre, i fundit nga selia e kësaj partie, para disa minutave është larguar Hazbi Lika, udhëheqësi i krahut partiak të BDI-së. Nuk dihet nëse ai largohet përfundimisht nga BDI-ja. Lika është larguar pasi nuk ka arritur ta bindë Ali Ahmetin të mos shkojë me VMRO DPME-në. disa funksionarë të kësaj partie po shtohet vazhdimisht revolta për shkak të lojes që kjo parti po bën me opinionin shqiptar edhe pse, siç thonë, marreveshja për koalicionim me VMRO DPMNE-në është arritur para dy javëve.

Lexo më Shumë

Sapo ka nisur edhe të mblidhen edhe zyrtarët e lartë të partisë së VMRO-DPMNE-së. Por, ajo që bie në sy para selisë janë gazetarët të cilët nuk lejohen të futen brenda selisë për t’u ngrohur. Me kërkesë të ekipeve të gazetarëve për t’u futur brenda dhe për t’u ngrohu, nga sigurimi i u është thënë se nuk ka vend brenda, dhe se të gjitha hapësirat janë të mbushura me anëtarë dhe zyrtarë të kësaj partie. Gazetarët tashmë që dy orë janë jashtë para selisë së VMRO në temperatura shumë të ftohta.

Lexo më Shumë

Në selinë e OBRM-PDUKM-së kanë filluar të mblidhen liderët e partive që janë në koalicion me këtë parti. Ish kryeministri Nikolla Gruevski, nga ora 17 po qëndron në selinë duke i pritur ata. Ekipi i TV21 para selisë së kësaj partie takoi edhe kreun e Lidhjes së Romëve, Amdi Bajrami. Ku ky i fundit theksoi se nuk do të lejojnë që Nikolla Gruevski të mos jetë kryeministër i ardhshëm. https://www.youtube.com/watch?v=Fm9YA-3jQLY

Lexo më Shumë

Kryetari i komunes se Gostivarit, njëherit nenkryetar i BDI-së, Nevzat Bejta, është afër largimit nga BDI-ja, njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm. Sipas tyre, Bejta ka refuzuar arsyetimin se BDI do të merr 8 ministra dhe se ky do të jetë akt historik, sepse në mesin e ministrive që do ti marrë kjo parti është edhe MPB dhe kryetari i Parlamentit, por ka theksuar se do të ishte turp që të bëhet edhe njëherë koalicion me VMRO-në.

Lexo më Shumë

BDI para 30 minutave i ka derguar disa kerkesa te reja VMRO-DPMNE-së. Burime të Gazetës Lajm thonë se BDI pranon qeveri me VMRODPMNE-në, por pa Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin, Gordana Jankullovskën dhe Mile Janakievskin. Mirëpo burimet tona shutojnë se këto kërkesa janë pjesë e skenarit të përbashket te VMRO-së dhe BDI-së për të mbetur bashkë në pushtet, por pa e dëmtuar rejtingun e BDI-së te shqiptarët, sepse për Gruevskin dhe Mijallkovin mbijetesa e BDI-së në krye me Ali Ahmetin për VMRO-DPMNE-në është me rëndësi jetike.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë se ende nuk ka marrëveshje dhe se po diskutohen, 5 opsionet, raporton”SHENJA”. “Dëshiroj ti demantoj të gjitha spekulimet, po bisedohet për të gjitha opsionet, të gjithë po japin argument, por dhe kundër, dhe nuk kemi arritur deri në moment kur do të formohet ndonjë propozim i cili do të jepet për vendosje. Për momentin nuk ka asnjë vendim të gjitha opsionet kanë mbetur” ka thënë Osmani.

Lexo më Shumë

Asgjë zyrtare edhe pse në orët e fundit spekulohet se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë arritur marrëveshjen për Qeverinë e re. Vetë lideri i BDI-së pak orë më parë tha se akoma po analizohet dhe se po shqyrtohen të gjitha çështjet në detaje me qëllim që të arrihet deri te konkluzionet. Nga ana tjetër zhvillime ka edhe në VMRO-DPMNE, kur Gruevski mbledh partitë më të vogla pjesë e koalicionit të tij.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është parë sot rreth orës 17h brenda selisë së partisë së tij! Kamera e TV21 ka regjistruar mandatarin, duke mbyll e hap perdet e dritareve. Herë është parë duke mbyllur perdet, herë duke fol në telefon, e herë duke shikuar gazetarët e mbledhur para partisë së tij. Nga selia e kësaj partie, nuk japin informata të tjera nëse ka situatë të re apo mandatari edhe tutje refuzon t’i përmbush dy kushtet e BDI-së. Para selisë shtatëkatëshe të VMRO-DPMNE në Shkup janë mbledhur disa medie, në pritje të një përgjigje se a ka arrit t’i mbledh…

Lexo më Shumë

Në selinë e VMRO DPMNE ka filluar mbledhja e kryesisë së partisë me partnerët e tjerë të koalicionit. Në këtë mbledhje pritet të konfirmohet edhe në lidhje me negociatat në vazhdim me BDI-në. Para takimit, të gjithë thanë se ishin optimist se sonte do të arrihet marrëveshje, dhe se do të respektohen afatet kushtetuese për formimin e shumicës në Parlament. ********** VMRO-DPMNE dhe partitë tjera të koalicionit pritet të takohen në orën 19:00. Me siguri pritet që në këtë takim të kumtohet vendimi lidhur me kolaicionimin me BDI-në. Sipas informacioneve të fundit të TV SHENJA, bisedimet për koalicionin e ri…

Lexo më Shumë

Bisedimet për koalicionin e ri qeveritarë janë shndërruar në një lojë ping pongu. Siç mësohet jo zyrtarisht, Ahmeti me disa zyrtarë të tjerë të BDI-së janë në komunikim të vazhdueshëm me VMRO-DPMNE-në prej ku marrin propozime lidhur me kushtet e koalicionit të cilat më pas Ahmeti ua prezenton nënkryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë. Më pas kreu i BDI-së përgjigjet e kryesisë dhe propozimet e reja nga selia e tij ua përcjellë bashkëbiseduesve në VMRO-DPMNE. Sipas informatave jo zyrtare nga Gruevski ka ofertë për rritjen e numrit të ministrive me të cilat do të udhëheqin kuadro të BDI-së dhe ndryshime të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski është parë sot rreth orës 17h brenda selisë së partisë së tij! Kamera e TV21 ka regjistruar mandatarin, duke mbyll e hap perdet e dritareve. Herë është parë duke mbyllur perdet, herë duke fol në telefon, e herë duke shikuar gazetarët e mbledhur para partisë së tij. Nga selia e kësaj partie, nuk japin informata të tjera nëse ka situatë të re apo mandatari edhe tutje refuzon t’i përmbush dy kushtet e BDI-së. Para selisë shtatëkatëshe të VMRO-DPMNE në Shkup janë mbledhur disa medie, në pritje të një përgjigje se a ka arrit t’i mbledh…

Lexo më Shumë