Sindikata e Jugohromit ka paralajmëruar protesta të reja javën që vjen. Protesta është paraparë që të mbahet në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 duke e bllokuar rrugën në të dy drejtimet. Qëllimi i protestave mbetet i njëjti, sindikata kërkon që Jugohrom të rihapet me ose pa vendosjen e filtrave. Pavarësisht analizave që tregojnë se ajri është për 40% më i pastër pas mbylljes së Jugohrom-it, sindikata mbronë qëndrimin se Jugohrom edhe pa vendosjen e filtrave nuk është ndotësi kryesorë i ajrit në zonën e Pollogut. Kryetari i sindikatës së Jugohromit Bajram Amiti iu bëri thirrje të gjithë të punësuarve dhe qytetarëve që të ju bashkëngjiten në protestë. Këtë e bëri të ditur vet Amiti duke publikuar lajmërimin në profilin e tij në “Facebook”.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”
- Gëzimja bëhet gati për më shku në dasmë, po shkëlqen në pamje
- Dy të vrarë dhe një i plagosur në Dukagjin/ Policia njoftim zyrtar: I plagosuri në gjendje të rëndë
- Vrasja e 21-vjeçarit portugez te hotel Principote – Policia gjen thikën me të cilën u krye krimi
- Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi
- (VIDEO) Jotova: Nuk do të heqim dorë nga bullgarët e Maqedonisë së Veriut
- (VIDEO) Opozitarët kritikojnë institucionet për reagime të vonuara
- Zelenskyy: Fundi i vitit 2026 deri në verën e vitit 2027, periudhë realiste për marrëveshjen e paqes në Ukrainë


