“As që kemi nënshkruar dokument, as që kemi pasur qëllim të nënshkruajmë dokument, as që do të nënshkruajmë dokument. As që kemi arritur kurrfarë marrëveshje për të ashtuquajturën ‘qeveri Badinteri”. Kjo ka qenë përgjigja e prerë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski më 31 maj të vitit 2007, në pyetjen e parashtruar në Kuvend nëse është nënshkruar Marrëveshja e Majit. Këtë përgjigje të Gruevskit e risjell emisioni “360 shkallë” në “Alsat-M”, si përgënjeshtrim të intervistës së para dy ditëve të zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani për “Zërin e Amerikës”, ku tha se Marrëveshja e Majit parasheh parimin e krijimit të qeverisë…
Author: Rilinda
Ambasadori William Walker i bëri sot një vizitë miqësore biznesmenit dhe filantropit të mirënjohur Lazim Destani, në hapësirat e komapnisë Ecolog International. Vizita e tij i dedikohet përpjekjeve të diasporës shqiptare në përgjithësi, për të avancuar çështjen e zgjidhjes së problemeve në Ballkan, veçanërisht zgjidhjen e problemeve me të cilat shqiptarët ballafaqohen gjithandej në trojet ku ata jetojnë. Ambasadori Walker tregoi konsideratë të lartë ndaj z.Destanit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm historikisht, në raport me çështjen shqiptare. Duke ndarë kujtime nga koha kur gjithkush jepte kontributin e vet maksimal në kapërcimin e krizës që Kosova kishte në fund të…
Nuk ka të ndalur kaosi në sigurimin e kartelave elektronike për qarkullimin në Shkup. Në më shumë pika nëpër qytet nuk mund të gjenden kartelat prej 150 denarëve, ndërsa për blerjen e tyre qytetarët presim më shumë se gjysmë ore. Ekipi i televizionit Alsat takoi qytetarë të cilët vozitësit i kanë zbritur nga autobusi pasi nuk kanë pasur kartela, ndërsa me modelin e ri nuk kanë mundësi të paguajnë me para në dorë. “Unë shkoj në këmbë nga Fusha e Tophanës me bijën time. 150 denarë për mua dhe për bijën time, nuk kam aq para”. “Në do të gjendemi…
Rasti “Puç” nuk përfundon me vendimin politik të Katica Jenevës dhe herët ose vonë Zoran Zaev dhe Verushevski do të përgjigjen për atë që ia kanë bërë Republikës së Maqedonisë dhe për atë që janë siguruar dëshmi, tha sot në konferencën për shtyp anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski. Sipas tij, pas marrjes së vendimit skandaloz, politik dhe joprofesional për tërheqjen e “Puçit”, më nuk ka dilema – lëndët që i hap Katica Janeva janë të filluara me shkas të vetës, t’i ndihmohet Zoran Zaevit edhe një herë përmes politikës ta evitojë përgjegjësinë e saj penale. “Gjithë opinioni,…
Në kanalin e njohur Youtube po qarkullon një video e postuar nga Altin Rushiti, në të cilën mund ti vëreni lehtësishtë dallimet në zhvillim në pjesën shqiptare të Shkupit dhe atë maqedone. Video-ja me titullin: “Difference between Skopje and Shkupi!” fletë për realitetin shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=3x-jSiSjwVg
Ministria e Brendshme hedh poshtë deklarimet e avokatëve të grupit të Kumanovës, se klientët e tyre janë keqtrajtuar gjatë transportit për në gjykatë dhe anasjelltas. Sipas qëndrimit të Ministrisë së Brendshme, i akuzuari Valdet Zekaj nuk është keqtrajtuar, transmeton Alsat-M. Pavarësisht se hetimi i MPB-së është bërë i njëanshëm duke shpërfillur palën mbrojtëse, dikasteri i Agim Nuhiut konsideron se ndaj të akuzuarve për terrorizëm në rastin “Lagja e Trimave”, nuk është konstatuar dhunë. Edhe pse e kërkuam raportin e Kontrollit të brendshëm, MPB nuk na e mundësoi. “Nga bisedat që kemi zhvilluar me zyrtarët policorë dhe të policëve në burgje…
Kur i kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga përfundimi i mandatit për formimin e Qeverisë së re, VMRO-DPMNE-ja shpreson që pikërisht parimi i fituesit me fituesin, të jetë shtysë që ta dërgojë këtë parti edhe në një mandat tjetër bashkëqeverisje me BDI-në. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se konsultimet mes dy partive vazhdojnë kurse gjatë ditëve të ardhshme priten takime të tjera mes Gruevskit dhe Ahmetit, transmeton Alsat-M. “Për momentin ka një parim të përbashkët i cili ka mbështetjen e të dy palëve dhe kjo është që koalicioni të formohet në pajtim me vullnetin zgjedhor të votuesve dhe partitë që kanë fituar…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot përmes një kumtese informon se planifikon ndërtimin e një qyteti studentor në Shkup dhe kampus studentor në Tetovë, Manastir dhe Shtip. Qyteti studentor në Shkup, siç thekson LSDM, do të ketë salla sportive, salla leximi, biblioteka, restorante, salla kinemaje dhe qendra fitnesi. “Shtëpitë e reja dhe kampuset studentore do ta lehtësojnë jetën e studentëve. Do të ndikojnë në motivimin në mësim dhe krijim të së ardhmes së tyre”, thekson LSDM. LSDM planifikon të vendosë edhe kartelë pagesore studentore për zbritje, e cila do tëp përdoret për shërbimet në kampuse, në transportin ndërurban, gjatë vizitës në…
Merr fund pas 18 vjetësh odiseja e stacionit të autobusëve të Kosovës dhe Maqedonisë në Tiranë. Që nga dita e shtunë autobusët e linjave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Kosovës dhe Maqedonisë, do të vendosen në terminalin e ri të ndërtuar në sheshin pas pallatit të sportit “Asllan Rusi” në kryeqytetin e Shqipërisë. Ndërkohë që tashmë për të udhëtuar me autobusë për në Kosovë dhe Maqedoni mund të pajisesh me biletë në terminal. Bashkia e Tiranës ka rehabilituar të gjithë hapësirën përreth zonës, duke e kthyer atë nga një mjedis me papastërti, në një hapësirë që do të shërbejë si…
Gjithsej 23 aksidente kanë ndodhur në fundjavën e kaluar në rajonin e Shkupit. Më 20 janar, kanë ndodhur 10 aksidente. Në katër prej tyre janë lënduar shtatë persona, prej të cilëve një këmbësor ka marrë lëndime më të rënda, ndërsa gjashtë aksidente kanë qenë me dëm material. Tetë aksidente kanë ndodhur më 21 janar, prej tyre në katër lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa tek të tjerat është konstatuar dëm material. Më 22 janar është bërë ekspertizë në pesë aksidente, në tre prej tyre gjashtë persona janë lënduar lehtë, ndërsa dy janë me dëme materiale. Gjatë tre…
Nxënësit e fshatit Siniçan nesër mund të ballafaqohen me mungesë të rrymës dhe nxemjes pasiqë ditën e premte EVN e ka ndërprerë rrymën shkollës fillore “Sabedin Bajrami”, bënë të ditur kuvendari I RDK-së Sabit Hiseni raporton portal “tetova1”. Hiseni në profilin e tij në facebook shkruan: Prej disa javësh nuk grumbullohen mbeturinat në Siniçant, kryetari I komunës ”puça Hazbi” nuk reagon. Por e keqja më e madhe është se prej ditës së premte i është ndërprer rryma shkollës fillore “Sabedin Bajrami” dhe ”puça Hazbi” vazhdon gjumin dimëror. Nesër fillon viti shkollot kurse fëmijët tanë a do shkojnë në shkollë? A…
Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), në sesionin dimëror (23 – 27 janar) sot do ta shqyrtojë raportin për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, të cilat u vëzhguan nga delegacioni i saj, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Krahas raportit për zgjedhjet e mbajtura, në rendin e ditës të APKE-së debati më i rëndësishëm i është kushtuar sulmeve ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediumeve në Evropë, sfidave dhe përgjegjësive të mediumeve dhe gazetarisë online, si dhe nevojës për t’i vënë fund diskriminimit kibernetik dhe fjalimit urrejtës në internet. Në mesin e kërkesave për debate urgjente në sesionin plenar u gjendën…

