Ambasadori William Walker i bëri sot një vizitë miqësore biznesmenit dhe filantropit të mirënjohur Lazim Destani, në hapësirat e komapnisë Ecolog International.
Vizita e tij i dedikohet përpjekjeve të diasporës shqiptare në përgjithësi, për të avancuar çështjen e zgjidhjes së problemeve në Ballkan, veçanërisht zgjidhjen e problemeve me të cilat shqiptarët ballafaqohen gjithandej në trojet ku ata jetojnë.
Ambasadori Walker tregoi konsideratë të lartë ndaj z.Destanit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm historikisht, në raport me çështjen shqiptare.
Duke ndarë kujtime nga koha kur gjithkush jepte kontributin e vet maksimal në kapërcimin e krizës që Kosova kishte në fund të viteve të 90-ta, Lazim Destani shprehu konsideratën e tij të jashtëzakonshme ndaj veprës dhe kontributit të William Walker, që nga koha e misionit të tij të parë në Ballkan, e më pas edhe në kyçjen e tij aktive për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve të Kosovës. Lazim Destani thotë që aq më shumë është mirënjohës për faktin se Ambasadori Walker asnjëherë nuk reshti të angazhohej edhe më tej për popujt e Ballkanit, veçanërsiht shqiptarët, gjë që e bën edhe sot me shumë energji dhe dëshirë. “Megjithatë, edhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë” – shprehet z.Destani.
Takimi disa-orësh përfundoi me dakordimin se, edhe më tej çdonjëri do të angazhohet seriozisht në arritjen e vizionit të përbashkët për shqiptarët, që padyshim është zhvillimi dhe avacimi i tyre, gjë që do të sjell në zhvillimin e Ballkanit në përgjithësi!
Data 23.08.2026
Aktuale
- Presidenti i EML-së: “Nuk do t’i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje, por me fakte dhe burime të verifikueshme”
- Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë u hapën të shtunën në Pekin
- Një zjarr i madh nga Serbia po i afrohet Maqedonisë së Veriut
- Enca publikon video provokuese nga dhoma e gjumit, ky detaj merr vëmendjen
- Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për ngacmim seksual
- Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës
- Kumrije Mustafa e uron motrën në mënyrë speciale për ditëlindje
- Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar si vrasës me pagesë





