Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot përmes një kumtese informon se planifikon ndërtimin e një qyteti studentor në Shkup dhe kampus studentor në Tetovë, Manastir dhe Shtip.
Qyteti studentor në Shkup, siç thekson LSDM, do të ketë salla sportive, salla leximi, biblioteka, restorante, salla kinemaje dhe qendra fitnesi.
“Shtëpitë e reja dhe kampuset studentore do ta lehtësojnë jetën e studentëve. Do të ndikojnë në motivimin në mësim dhe krijim të së ardhmes së tyre”, thekson LSDM.
LSDM planifikon të vendosë edhe kartelë pagesore studentore për zbritje, e cila do tëp përdoret për shërbimet në kampuse, në transportin ndërurban, gjatë vizitës në institucionet shtetërore dhe nacionale, si dhe për ngjarje sportive dhe kulturore të karakterit nacional.
“Me kushtet në mënyrën e jetës, me ndryshimet në sistemin arsimor dhe mundësitë e hapura për punë do t’i motivojmë të rinjtë të mbeten për të jetuar dhe punuar në Maqedoni”, njofton LSDM.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Presidenti i EML-së: “Nuk do t’i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje, por me fakte dhe burime të verifikueshme”
- Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë u hapën të shtunën në Pekin
- Një zjarr i madh nga Serbia po i afrohet Maqedonisë së Veriut
- Enca publikon video provokuese nga dhoma e gjumit, ky detaj merr vëmendjen
- Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për ngacmim seksual
- Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës
- Kumrije Mustafa e uron motrën në mënyrë speciale për ditëlindje
- Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar si vrasës me pagesë


