Krisma armësh, një person me plagë të rënda dhe ndjekje me vetura, janë shënuar të hënën në mbrëmje në fshatin Batincë të Shkupit. Sipas policisë, mbrëmë (16.01.2017) rreth orës 18 e 10 minuta në rrugën numër 7 në këtë fshat, 29 vjeçari Sh.A . ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personave M.N. (44) dhe M.SH. (51) nga i njëjti fshat. Me këtë rast. M.N. ka marrë plagë të rënda në stomak, dorë dhe në këmbë. Fillimisht ai është dërguar në Poliklinikën në Draçevë ku i është dhënë ndihma e parë, e më pas me veturë të ndihmës së…
Author: Rilinda
Është paralajmëruar themelimi i një organizate e cila do të merret me aktivitetet e Fondacionit Shoqëria e Hapur të George Soros në Maqedoni. Sipas Nikolla Sërbinov, anëtarë i këshillit nismëtar, qëllimi i organizatës ”Stop Operacioni Soros” do të jetë çlirimi i sektorit qytetar nga monopolizmi i Fondacionit në fjalë. Nenad Mirçevski shtoi se qëllimi kryesor i këshillit nismëtar do tëjetë çsorosoidizimi i Maqedonisë, duke shtuar se janë të vetëdijshëm për fuqinë që ka ky fondacion, por shprehu besimin se qytetarët maqedonas do t’i bashkangjiten nismës së tyre.
Për analistin politik Azbi Nuredini regjistrimi i popullsisë është çështja që zgjidh të gjitha problemet e shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas tij, kjo marveshje është një pamflet intrigant e kreut të BDI-së. Nuredini bën thirrje klasës politike që mos të tallet me fatin e shqiptarëve Para disa ditësh partitë politike shqiptare në Maqedoni nënshkruan një platformë të përbashkët, platformë në të cilën i kanë vendosur kërkesat apo kushtet kryesore për formimin e një qeverie. Platforma është e krijuar nga pesë pika kryesore, por në atë platformë nuk është parë e arsyeshme të inkuadrohet si pikë e veçantë regjistrimi i popullsisë në…
Qyteti i Shkupit dhe disa komuna të tjera kishin anuluar festimet e Vitit të Ri që paratë e planifikuara ti dedikojnë për rastet sociale. Por kanë kaluar më shumë se dy javë dhe nuk bëhet e ditur se a kanë mbërritur këto para deri tek familjet që i takojnë kategorive të rënda sociale. Partia “E Majta” theksoi se nëse vazhdohet që të mos publikohen të dhënat se ku janë destinuar këto para, atëherë ka gjasa që kjo të jetë një tjetër mashtrim për qytetarët. “Ne kërkojmë që publikisht dhe në mënyrë transparente, komunat të tregojnë se ku konkretisht i kanë…
BDI është ende në pritje të ftesës së Gruevskit për të nisur bisedimet rreth formimit të qeverisë së re. Përfaqësuesit e partisë së Ali Ahmetit presin që negociatat të fillojnë deri në fund të javës. Nga ana tjetër, kreu i VMRO-DPMNE-së i cili prej 9 ditësh ka marr mandatin nga presidenti ende zyrtarisht nuk ka ftuar për bisedime asnjë parti. Kjo vonesë ka shkaktuar panik të vërtetë brenda partisë së Ahmetit, e cila deklarohet si parti patriotike shqiptare, por që deri sa është në pushtet, projekte konkrete realizon kryesisht për maqedonasit, transmeton Gazeta Lajm. “Realisht duhet të jetë e kundërta,…
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë William Walker gjatë ditës së sotme është interesuar për ngjarjet e Kumanovës. Ai, paraditen e së martës ka qëndruar në Tetovë ku është takuar me avokatët e të akuzuarve në rastin “Lagjen e Trimave” prej të cilëve në detaje është njoftuar për luftimet e vitit të kaluar në Kumanovë dhe për rrjedhën e procesit gjyqësor. Paraprakisht ai ka takuar edhe familjarët e të akuzuarve. Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se Walker gjatë qëndrimit të tij në Tetovë ka takuar edhe disa përfaqësues të partive politike.
Drejtuesit e sektorit civil thonë se VMRO DPMNE-ja po keqpërdor institucionet shtetërore në “luftën” kundër Sorosit. OJQ-të vlerësojnë se Gruevski po përpiqet që nëpërmjet “desorosoizimit” të krijojë një realitet të rrejshëm para qytetarëve dhe anëtarëve të partisë së tij, njofton Alsat M. Uranija Pirovska e Komitetit të Helsinkit thotë se sulmi ndaj OJQ-ve bëhet për shkak se të njëjtat angazhohen për drejtësinë penale, e cila mund t’i dërgojë në burg funksionarët e partisë. Sipas kryeredaktorit të Vërtetmatësit, Vladimir Petreski organizatat joqeveritare vazhdimisht i nënshtrohen revizioneve, kurse burimi i fondeve dhe qëllimi i shfrytëzimit të tyre është publik.
Si sot, më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 63 vjeçare, kaloi në amshim, por për të mos vdekur kurrë, në Shpirtin dhe Zemrën e Kombit tonë, por dhe të mbarë njerëzimit liridashës! Janë bë 549 vite më parë, që mbetëm pa: Shqiptarin e Vërtetë, Burrështetasin, Komandantin, Diplomatin, Profetin dhe Shenjtin më të madh Shqiptarë. Gjergj Kastrioti, u bë Shembulli i luftëtarit më të mirë që ka njohur njerëzimi. Edhe sot, për ne Shqiptarët, mbetet figura më e Shenjtë, që si fëmijë rritemi me kujtimin e tij, jetojmë dhe duam ta ndjekim Rrugën e tij-Bashkimin e Atdheut. Gjergj Kastrioti…
Revista Forbes e ka publikuar listën me personat më të pasur për vitin 2016, ku listohet edhe Maqedonia. SHBA është vendi me më shumë milionerë në botë, pastaj Kina, përderisa në Evropë vendin e parë e ndajnë Gjermania dhe Britania e Madhe janë me nga 120 milionerë, kurse e treta është Rusia me 88 milionerë, kurse në vijim e keni gjendjen e milionerëve në Ballkan. Njeriu më i pasur në Serbi është Filip Cepter, pasuria e të cilit arrinë 5 pesë miliardë dollarë, pastaj Miodrag Kostiq, pronar i MK Group me 540 milionë dollarë pasuri. Në Slloveni më të pasur…
Në online platformën “change” është ngre peticion për shfuqizimin e pikëpagesave në Maqedoni e cila deri më tash ka 900 nënshkrues, ndërkaq kërkesa do të dorëzohet të Agjencia për rrugë shtetërore. “Shuqizimi i pikëpagesave dhe sjellja e “Vinjetës” do ta lehtësonte lëvizjen në rrugët e Maqedonisë. Gjithashtu, në mënyrë drastike do të ulej rrëmuja para pikëpagesave, sidomos në kohën kur në vend tranzitojnë turistë. Rrugët lokale do të lehtësohen nga automjetet me ngarkesë, të cilët frekuentojnë këto rrugë duke u ikur pikëpagesave. Ndërkaq, të punësuarit do të duhej të shpërndahen si kontrollorë dhe shitës të “vinjetave”, është kjo ideja e…
“Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten ndjeshëm dhe Bashkimi Europian duhet të ndihmojë në qetësimin e situatës”, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Shefi i diplomacisë ruse nuk mendon se do të arrihet deri në përleshje të armatosur, por e ka një mesazh për shqiptarët. “Shpresoj ta kuptojnë të gjithë se një konflikt i ri i armatosur në Ballkan nuk duhet të ndodhë. Historia në shumë raste na ka treguar se në fakt nuk na mëson asgjë. Megjithatë, unë këtë herë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë nevojën për t’ju shmangur përplasjeve. Forcat etnike shqiptare nuk kanë përse të…
Faktet dhe argumentet janë në anën tonë. Kështu shprehet kryetari i komunës së Gazi Babës, i dyshuar për rrënimin e objektit “Kosmos”, rast ky i ngritur nga Prokuroria Speciale nën emrin e koduar Ti-En-Ti. Trajkovski thotë se disa herë i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale t’i shfaqin provat, por nga kjo prokurori vazhdojnë të heshtin, sepse, siç thotë ai, prokuroret e kanë të qartë se procedura për rrënimin e “Kosmosit” është bazuar në ligj. “Do të ishte mirë t’i ballafaqojmë provat dhe argumentet. E gjitha procedura, edhe sa i takon përzgjedhjes së firmës por edhe vetë procedura e rrënimit është…

