Author: Rilinda

Platforma shqiptare është marketing parazgjedhor e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, tha Antonio Milloshoski i OBRM-PDUKM-së, duke vënë në dukje se roli i Ramës si mbikëqyrës në përgatitjen e platformës është në kundërshtim me parimet e Kombeve të Bashkuara dhe është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të një shteti sovran. “Ajo që bëri kryeministri Rama është marketingu i tij parazgjedhor që synon publikun e brendshëm shqiptar në Shqipërinë fqinje, por pavarësisht nga motivet e zgjedhjeve të Ramës që dëshiron ta paraqesë veten si një mbrojtës i shqiptarëve në rajon, dy gjëra janë të pasakta: E para, jo…

Lexo më Shumë

Më shumë borë në Maqedoni ka në Lazaropole, 71 centimetra, ndërsa më ftohët është në Mavrovë, ku në orën shtatë të mëngjesit janë matur minus tetë gradë. Lartësia e borës në Mavrovë është 64 centimetra, 41 centimetra në Pozharanë, 29 në Berovë, 28 në Gjurishte, 25 në Tetovë, 22 Krushevë, 19 në Manastir, 18 Strumicë, 15 Shkup Petrovec, 14 Shkup, 12 Kriva Pallankë, 11 Topollçanë … Minus pesë gradë janë matur në Krushevë, Lazaropole, Berovë -4 Pozharanë, -3 Pretor, Gjurishte, Tetovë, Topollçanë, -2 Kriva Pallankë, Kumanovë, Strumicë, Manastir, Shkup, Prilep, Shkup Petrovec -1 Demir Kapi, dhe zero në Shtip, Dojran,…

Lexo më Shumë

Më pak se dy javë para se të kalojë afati që mandatari Nikolla Gruevski ta formojë Qeverinë ende bisedimet ndërpartiake nuk kanë nisur. Në VMRO-DPMNE janë të bindur se do të formojnë Qeveri me BDI-në e Ali Ahmetit, përcjell Portalb. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani konfirmon se brenda kësaj jave do nisin bisedimet me VMRO-DPMNE-në, por pa konkretizuar datën se kur. Asnjëra palë nuk zbulon ekipin negociues për Qeverinë. “E kam thënë edhe më herët se BDI do ta ketë të vështirë shkëputjen nga VMRO-DPMNE”, thotë gazetari Xhelal Neziri. “Sa janë serioze lidhjet midis njerëzve nga këto parti nuk e…

Lexo më Shumë

Kryetari i shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, ka qenë mysafir në emisionin InBOX Debativ në Lajm Tv bashkë me analistin e njohur, Qenan Aliu. Ata kanë debatuar lidhur me situatën aktuale politike, bisedimet që priten të fillojnë për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe për “platformën shqiptare”. Selmani ka vlerësuar se fajtori kryesor që ka sjellë shqiptarët në këtë situatë të pavolitshme është kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. “Shërbimin më të madh që mund tua bëjë Ahmeti shqiptarëve është të shkojë në. Zajaz, më duket ka atje një tufë dhen, t’i ruajë dhentë kurse në BDI të sjellë…

Lexo më Shumë

Sot vazhdon procesi gjyqësor kundër ish eprorit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujoski për rastin e Prokurorisë Speciale Publike i njohur si “Fortesa 2”. Ai edhe gjashtë persona të tjerë të punësuar në arkivin e prokurorisë publike akuzohen se kanë shkatërruar dokumente zyrtare të policisë së fshehtë. Gjykata në seancën e kaluar ka kërkuar nga Prokuroria Speciale të siguroj leje nga DKS që të shfrytëzoj faktet që janë të klasifikuara. Ekipi i Katica Janevës ka informuar se ka marrë përgjigje nga policia e fshehtë, por nuk ka treguar se cila ka qenë përgjigja. Ata kanë thënë se do…

Lexo më Shumë

Reshjet e borës që e kanë përfshirë Maqedoninë, e kanë vështirësuar qarkullimin në shumë akse rrugore. Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në rrugën Kërçovë-Ohër përmes qafës malore Presekë dhe Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë. Aksi rrugor Makedonski Brod – f.Zdunje në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për çdo lloj komunikacioni. Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë. Reshje bore me intensitet të ndryshuar vërehen në tërë territorin e Maqedonisë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit,…

Lexo më Shumë

Paga më e lartë mesatare në rajon sipas të dhënave më të reja, vitin e kaluar është paguar në Slloveni – 1.020,40 euro, ndërsa më e ulët në Maqedoni, vetëm 363,80 euro. Paga mesatare në Kroaci është 749,70 euro, në Mal të Zi 503 euro, në BeH 428 euro, në Serbi 369,70 euro, thuhet në analizën e Anadolisë, transmeton Alsat-M. Sipas analizës, përveç që është më e vogël në rajon paga mesatare në Maqedoni, vitin e kaluar ka qenë më e vogël për 9,20 euro, në krahasim me fundin e vitit 2015, përkatësisht në fillim të vitit të kaluar. “Rritje…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe relativisht i ftohtë me të reshura të përkohshme të borës. Më shumë të reshura priten në pjesët jugore të vendit. Në juglindje të reshurat do të jenë të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë gradë Celsius deri në një, ndërsa e ditës prej zero deri në pesë gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira me borë të përkohshme. Temperatura e mëngjesit do të bie deri minus dy, ndërsa e ditës do të rritet deri në dy gradë Celsius. Në dy ditët…

Lexo më Shumë

Me testimin ekstern të maturantëve do të përfshihen 18.600 nxënës nga vitet e fundit të arsimit të mesëm, njoftoi Qendra Shtetërore për Provime. QSHP paraprakisht informoi se për shkak të vazhdimit të pushimit dimëror, testimi ekstern i arritjeve të nxënësve do të zbatohet prej 30 janarit deri më 3 shkurt të vitit 2017. Një javë para testimit, nxënësit do të marrin informacione për ditët e testimit, ndërsa tre ditët para testimit (27 janar të vitit 2017) do të publikohen edhe lëndët në të cilat do të testohen. Rezultatet përfundimtare do të publikohen më 7 shkurt.

Lexo më Shumë

BDI nuk është në një linjë me partnerin e deritanishëm qeveritar VMRO-DPMNE në çështjen e “desorosoizimit” të Maqedonisë. Derisa VMRO paralajmëron se epoka e tillë ka filluar, BDI thotë se me OJQ-të dhe fondacionin “shoqëri e hapur” kanë bashkëpunim të mirë. Duke mos iu referuar drejtpërdrejtë VMRO-së, nga BDI thonë se organet shtetërore duhet të merren me dyshimet e mundshme në aspektin e financimit të OJQ-ve dhe jo me veprimtarinë e tyre. “OJQ-të duhet të kenë mundësitë të punojnë lirshëm. Fondacioni shoqëri e hapur (Soros) gjithashtu. Organet e shtetit duhet dhe do të reagojnë vetëm në atë rast kur ka…

Lexo më Shumë

Edhe pas 2 muajve e gjysmë, dy gjykatëse në rastin “Puç” ende nuk kanë marrë çertifikatë të sigurisë, konfirmojnë për “Meta”. Nga pajisja me çertifikatë varet edhe data për seancën e ardhshme, ku në mesin e të akuzuarve gjendet edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish drejtori i DSK-së që ende nuk ka filluar. Certifikata të sigurisë jep Drejtoria për siguri dhe informacione të klasifikuara, pas kontrolleve të sigurisë ndaj personave që kërkojnë certifikatë. Ekzistojnë katër shkallë të klasifikimit të informacioneve, respektivisht sekreteve shtetërore, rreptësishtë e besueshme, e besueshme dhe interne. Sipas Nenit 45, nga Ligji për klasifikimin e…

Lexo më Shumë

Njohësi i rrethanave politike në Maqedoni, profesori Arsim Sinani, ka thënë se partitë shqiptare në Maqedoni duhet të ndërtojnë platformë të qëndrueshme, e cila i mbron të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Sinani ka thënë se platforma e cila është ndërtuar këto ditë nga tri partitë shqiptare është e vonuar. Ai ka thënë se kjo platformë është “vello për ta ruajtur nusërinë me elitën politike maqedonase”. Sinani ka theksuar se shqiptarët në këtë shtet duhet të jenë të unifikuar rreth temave që janë urgjente dhe që kërkojnë zgjidhje, si çështja…

Lexo më Shumë