Author: Rilinda

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti edhe një herë sot ka konfirmuar se nuk do të heq dorë nga kërkesa për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit. Gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Shkup me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauser, Ahmeti ka thënë se BDI nuk është e interesuar që të hyjë në qeveri me çdo kusht dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e mbetjes në opozitë nëse nuk pranohen kërkesat e tij. Ahmeti foli edhe për bazën e gjerë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe…

Lexo më Shumë

Ka filluar sot seanca e dytë e procesit gjyqësor për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të quajtur si ”Fortesa 2”, ku të akuzuar janë disa persona të punësuar në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim. Me kërkesë të avokatit Nikolla Dodovski, gjykatësja urdhëroi largimin e mediave deri sa lexohej letra e MPB-së dërguar PSP-së, edhe pse prokurorja Lençe Ristoska tha se dokumenti nuk është sekret dhe se ska nevojë të largohen mediat. Përndryshe, PSP-ja i akuzon personat e dyshuar se i kanë prishur dokumentacionet që kanë të bëjnë me sistemin e përgjimeve. PSP-ja duhet të publikojë edhe përgjigjen që e…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Pishtar Lutfiu mori pjesë në Kongresin e Vienës organizuar nga COM-SULT me temë “Call for the future”, që u mbajt me datë 16-17 Janar 2017 në Vienë të Austrisë. Ministri Lutfiu ishte i ftuar në panel për të diskutuar të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me temë: The Western Balkan: “Time for the next generation”. Në prezantimin e Ministrit Lutfiu në këtë konferencë ishin të pranishëm personalitete të larta të shteteve të Europës dhe Ballkanit, ku pjesë e panelit ishin Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, prof. Florian Bieber, nga universiteti…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA ka reaguar lidhur me ndotjen e ambientit dhe mbeturinat në komunën e Bogovinës. “Këto ditë dimri, kur na ka mbuluar bora, më së shumti janë gëzuar aurotitet e Komunës së Bogovinës, sepse ajo e ka mbuluar edhe turpin e tyre. Siç dihet, tashmë një kohë të gjatë qytetarët e Komunës së Bogovinës janë përmbytur nga mbeturinat, duke u ballafaquar me keqmenaxhim të skajshëm të mbeturinave, që janë kushti elementar për mirëmbajtjen e higjienës. Shtëpitë e qytetarëve në këtë komunë tashmë po shndërrohen në deponi, ngase mbeturinat nuk mblidhen nga askush prej më shumë se 3 javësh. Meqë nuk…

Lexo më Shumë

Të dielën, rreth orës 21:55 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është lajmëruar se në rrugën “K.R.Drnc”, nga ana e disa personave të panjohur, fizikisht është sulmuar F.S. (41) nga Tetova, njofton Portalb. Sulmuesit e kanë goditur F.S. me grushta dhe shqelma, ndërkaq kanë përdorur edhe mjet të fortë, gjatë së cilës i janë shkaktuar lëndime të dukshme në kokë. F.S. ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes, SPB-Tetovë, ka kryer ekspertizë dhe po merren masa për gjetjen e sulmuesve dhe pastrimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

“Ashtu si të gjitha premtimet boshe të partisë shqiptare në pushtet, edhe projekti për ndërtimin e qendrës multi-funksionale të kulturës në Tetovë, e cila duhet ta përfshijë bibliotekën dhe teatrin, vazhdon të mbetet shumë larg realizimit”, thonë nga Lëvizja BESA. Funksionarë të lartë të kësaj partie, thonë nga Lëvizja BESA, që nga viti 2013 në vazhdimësi i kanë gënjyer qytetarët e Tetovës se po angazhohen për ndërtimin e këtij objekti, mirëpo edhe ky premtim po shënohet në faqen e mashtrimeve dhe premtimeve boshe të tyre, duke e dëshmuar edhe një herë impotencën dhe mosinteresimin e tyre për këto projekte, të…

Lexo më Shumë

Transparencë Internacional Maqedoni (TIM), njofton se edhe pse raporti i rrethit të katërt të evoluimit të GREKO (vende për luftë kundër korrupsionit) është miratuar në mbledhjen e 62-të plenare të mbajtur n dhjetor të vitit 2013, Republika e Maqedonisë ende nuk ka ndërmarrë aktivitete në drejtim të implementimit të një pjesë të rekomandimeve të theksuara në raport. “Republika e Maqedonisë më 26 korrik të vitit 2015 ka dorëzuar informata dri te GREKO në lidhje me implementimin e rekomandimeve nga raporti i evoluimit. Më 1 qershor të vitit 2016, është miratuar raporti për vlerësim të implementimit, ndërkaq është publikuar më 12…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Revizion, në bazë të të dhënave për Ndërmarrjen Publike Transportuese (NPT) tregon së puna e saj ka qenë jo-efektive në krahasim me paratë që janë shfrytëzuar, transmeton Portalb.mk. Gjithashtu nga ESHR-ja konstatojnë se problemet në transportin publik janë zmadhuar dhe se më shumë është përkeqësuar gjendja e transportit publik. “Edhe pse NPT është restauruar, të dhënat nga puna e saj tregojnë të kundërtën e asaj që është pritur. Se sa është përmirësuar transporti publik i qytetit, shërbimi i ri dhe cilësia, nuk tregojnë tjetër përveç se më shumë kilometra të kaluara me qëllim të: zvogëlimit të udhëtarëve,…

Lexo më Shumë

Organizata qytetare “Eco Guerilla”, rikujton se një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është mbrojtja dhe përparimi i mjedisit jetësor dhe i natyrës. Sipas Kushtetutës, secili njeri ka të drejtë për mjedis të shëndetshëm jetësor dhe secili (në rradhë të parë Qeveria) e ka për detyrë ta përparojë dhe ta mbrojë mjedisin jetësor dhe natyrën. Më tej, Kushtetuta parasheh se shteti është i detyruar të sigurojë kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor. “Më 23 Dhjetor 2016 ju informuam se gjatë muajve të vitit 2016 kur Jugohrom nuk ka punuar…

Lexo më Shumë

PDSH po bën përgatitjet për Kongresin e jashtëzakonshëm zgjedhor që së shpejti do të caktohet për zgjedhjen e liderit të ri të kësaj partie, pas dorëheqjes së Menduh Thaçi. Nga kjo parti theksojnë se Thaçi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe se nuk ka ndërmend të rikthehet në krye të kësaj partie. Ndërsa në proces të parapërgatitjeve të kongresit, janë raportet e degëve, të cilët do të raportojnë për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Po ashtu në këtë parti do të hapet debati dhe do të propozohen kandidaturat se kush do të jetë pasardhësi i Thaçit. Jozyrtarisht mësohet se në target…

Lexo më Shumë

Ministria e financave sot ka planifikuar të marrë një huamarrje të re përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Huamarrja do të bëhet nga kreditorët e brendshëm. Kjo është huamarrja e dytë për këtë vit. Ministria do të ofertojë më 17 janar, letra me vlerë me normë interesi prej 2.1%, me vlerë prej 6.5 milionë euro, ndërkaq një ditë më vonë, pra më 18 janar, duhet të kthehet shuma e njëjtë. Përndryshe, herën e fundit, qeveria mori 31.7 milionë euro hua. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë paraparë 18 ankade.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup ka patur 13 aksidente komunikacioni, ku kanë pësuar 10 persona, ndërkaq në është shkaktuar edhe dëm material. Policia e komunikacionit ka ndëshkuar pesë shoferë që nuk e kanë respektuar sinjalistikën e semaforave, pra kanë kaluar në të kuqe, pesë të tjerë janë ndëshkuar sepse nuk kanë patur patent shoferi, respektivisht kanë patur veturë të pa regjistruar, tre shoferë kanë kryer kundërvajtje në bazë të ndryshme. Karrotreci ka ka lëvizur 54 automjete për shkak të ndalimit të palejueshëm, apo ndalesave tjera që kanë penguar komunikacionin.

Lexo më Shumë