Author: Rilinda

Profesoresha universitare Biljana Vankovska, një ndër personalitetet akademike që shoqëria në Maqedoni, qoftë ajo maqedonase apo ajo shqiptare e kanë trajtuar si më e moderuar, demokrate dhe me pikëpamje qytetare, në kolumnën e saj të fundit ka analizuar Platformën e partive politike shqiptare, duke e karakterzuar të njejtën si një gabim utopik të shqiptarëve, shkruan Fakte. Sipas Vankovskës, habitës është fakti se këtë Platformë e kanë përshëndetur të gjithë shqiptarët, madje edhe ata që ajo i ka konsideruar si më përparimtarë dhe demokratë me pikëpamjet e tyre. Por, sipas analizës së Biljana Vankovskës, ka një lajm të mirë dhe një…

Lexo më Shumë

Shprehitë dhe mosdija, përkatësisht informimi i pamjaftueshëm, janë shkaqet kyçe për të cilat në Maqedoni ende është shumë i vogël numri i kontesteve që zgjidhen me arbitrazh. Ashtu siç tha sot në konferencën për shtyp kryetari i Gjykatës së përhershme të arbitrazhit – Arbitrazhi pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, Goran Rafajlovski, nga gjithsej 10 konteste vitin e kaluar, janë zgjidhur tetë, ndërsa dy janë në procedurë. Gjykata e zgjedhur e përhershme, theksoi Rafajlovski, ka kapacitet në vit të zgjidhë rreth 10 për qind të numrit të tërësishëm të rasteve në gjyqësi ose 60-70 nëse janë gjithsej 700. Sipas tij, arbitrazhi…

Lexo më Shumë

Ibrahim Ozkaya, imam në xhaminë e fshatit Taşlıca të komunës Korkut në provincën Muş të Turqisë, së bashku me xhematin hedhin ushqim në natyrë për kafshët e egra të cilat kanë vështirësi të gjejnë ushqim për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të borës, raporton Anadolu Agency (AA). Ozkaya përmes altoparlantëve të xhamisë bën thirrje deri te fshatarët në gjuhën turke dhe kurde për të dërguar ushqime në natyrë për kafshët e egra të cilat ballafaqohen me vështirësi në kushtet e rënda të dimrit. Ozkaya, xhemati dhe banorët e fshatit i dërgojnë ushqimet dhe bukët e mbledhura në zonat…

Lexo më Shumë

“Nën barrën e dhunës institucionale, korrupsionit masiv, padrejtësisë, varfërisë, gënjeshtrave dhe urrejtjes ndaj njerëzve me integritet, populli po shkrihet sikur top bore në diellin e pranverës”, shkruan në kolumnën e tij të fundit eksperti ekonomik Petar Goshev. Pritej që gjërat të ndryshojnë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe të nis procesi normalizimit. Por, sipas Goshev, nuk mund të fillojë normalizime derisa hajdutët janë ende faktor në lojën vdekje a jetë për kombin. “Në Europën lindore numri i banorëve është zvogëluar (nga 310 në 292 milion) ndërkaq, në rajonet tjera ka rritje absolute (8,9 milion) në Europën jugore. Sipas statistikave, Maqedonia…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jasthme Nikolla Popovski në një intervistë për “La Verita” italiane vuri në dukje se Maqedonia dëshiron të jetë pjesë e BE dhe Nato si dhe dënon ndërhyrjen e Xhorxh Soros për të cilin thotë se “jep miliona për organizatat joqeveritare që të bëjnë politikë të fshehur në favor të partive që janë të orientuara në të majta”. -Tani do të tregojmë se jemi një shtet stabil dhe se qëllimi ynë është të bëhemi antare të NATOS dhe BE-së , ne jemi një shtet i vogël andaj mardhëniet me Europën duam ti kemi stabile. Kur je jashtë…

Lexo më Shumë

Ish deputeti i Partisë për Prosperitet Demokratik, Muhamet Halili vlerëson se partitë shqiptare duhet të refuzojnë edhe nikolal Gruevskin edhe Zoran Zaevin simandatorë për formim të qeverisë së re në Maqedoni. Shqiptarët të mos pranojnë as Gruevskin as Zaevin Halili vlerëson se në këtë mënyrë partitë shqiptare duhet të presin që radha për të marrë mandatin për formim të qeverisë t’i vijë BDI-së, si parti e tretë për nga numri i deputetëve. Megjithatë Halili tërheq vëmendjen se mandati assesi nuk duhet t’i jepet Ali Ahmetit, për shkak të siç thotë, përfshirjes së tij në dosjen Magjar Telekom. “Një dileme të…

Lexo më Shumë

Qytetarët të cilët gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të ardhura shtesë më së voni deri më 15 mars e kanë për obligim të bëjnë Paraqitjen e tatimit vjetor (të dorëzojnë formularin PDD-GDP), njoftoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Që atje precizojnë se obligimi ka të bëjë me qytetarët të cilët vitin e kaluar 2016, përveç pagës ose pensionit ose të ardhurave të veprimtarisë bujqësore/të pavarur, kanë realizuar edhe të ardhura shtesë prej: qirave (dhënien e pronës – qira), të drejtave autoriale, pronës industriale, dividendit të paguar, fitimit kapital nga shitja e pjesëmarrjes në kapital dhe pronës së patundshme,…

Lexo më Shumë

Edicioni elektronik i gazetës greke “Katimerini” publikoi një tekst me titullin “Baraspesha të reja dhe aleanca në IRJM” në të cilin përqendrohet në situatën politike në Maqedoni. Sipas gazetës në Maqedoni ka “krizë të brendshme etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve, e cila kanoset të shkaktojë pasiguri postzgjedhore në vend”. “Tri partitë shqiptare (BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët) të cilat hynë në Parlamentin e ri, nën udhëheqjen e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës promovojnë agjendë të përbashkët, zbatimin e së cilës e vendosën si kusht që të marrin pjesë në Qeverinë e re”, shkruan “Katimerini”. Gazeta më pas shton se…

Lexo më Shumë

Paditë për shpifje kundër gazetarëve duhet të jenë përjashtim, e jo rregull, shkruan hulumtimi më i ri i “SCOOP“. Daniella Tërpçevska, gazetar redaktor Angella Petrovska, gazetar raportues Rivalët e mëdhenj, lideri i partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe kreu i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev do të mund së shpejti të ballafaqoheshin në një duel në sallën e gjykatës për rastin “Banka e Maqedonisë”. Gjykata e Apelit, dy vjet pas marrjes së vendimit me të cilin Zaevi u dënua me një gjobë parash prej 50 mijë eurosh për shpifje dhe fyerje të kryeministrit të atëhershëm, vendosi që ta kthente lëndën…

Lexo më Shumë

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale javën e kaluar ka marrë iniciativë që t’i inspektojë mediat, respektivisht portalet e internetit, që të vërtetojë shkelje në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”. “Ju themi të gjithëve portaleve online dhe mediave të shtypit se është e nevojshme të iniciohet fshirja e të dhënave personale si dhe të kenë publikim minimal të të dhënave personale në pajtueshmëri më qëllimin për të cilin bëhen publike. Të dhënat personale duhet të paraqiten në mënyrë adekuate dhe jo të zgjëruar (mbiemër, emër, adresa e vendbanimit, nënshkrimi personal) i qytetarit/rëve (këto janë të dhëna personale).…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike (DPHM) njofton se prej sot Maqedonia do të jetë nën ndikim të masës së lagësht dhe më të ftohtë, e cila në ditët në vijim do të shkaktojë kryesisht mot të ftohtë dhe të vranët, me reshje të përkohshme të borës. Reshjet do të jenë me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa më shumë reshje do të ketë në pjesët jugore dhe perëndimore. Reshje më të mëdha priten të mërkurën nga fundi i ditës dhe gjatë natës së të enjtes, veçanërisht në pjesët jugore. Këto reshje do të shkaktojnë rritje të shtresës së dëborës në vende më…

Lexo më Shumë

Partia Liberale Demokrate (PLD) kërkon nga Nikolla Gruevski që ta kthen mandatin, i cili edhe pas një jave marrje të mandatit, nuk arriti të formojë qeveri. Për kundër kësaj, shtojnë nga PLD, ai edhe më tutje luan me durimin e qytetarëve, të cilët më 11 dhjetor treguan se votuan për ndryshim të sistemit. “Qëllimet e Gruevskit janë të qarta. Formimi i qeverisë së re të udhëhequr nga opozita, duke mbajtur vendin peng dhe duke promovuar ardhmëri pa perspektivë. Por, Gruevski duhet të dijë se procesi i pastrimit të skenës politike, ashtu si edhe çmontimi i “gruevizmit” është i pashmangshëm dhe…

Lexo më Shumë